Të nesërmen kur u zgjua e kur vështroi Kristianin tek flinte, u mundua të mos mendonte për askënd tjetër përveç tij. Ishte lodhur mjaftueshëm, aq sa e dinte se do ta shkatërronte veten krejt nëse vazhdonte me po të njëjtin ritëm.
U mbush mirë me frymë duke shmangur gjithë ato mendime të pashpirtshme e u ngrit nga shtrati me përtesë.
Që nga dritarja hynte një rreze e dobët dielli që atë mëngjes i fali njëfarë shprese. Shtyu perden në mënyrë që dhoma të ndriçohej dhe ktheu kokën nga Kristiani kur dëgjoi që ai lëvizi.-Më fal që të zgjova, s'desha.
-Nuk ka problem, - ktheu përgjigje ai i përgjumur e pastaj u ngrit pa deshirë prej shtratit.
Ajo shkoi në dhomën e saj për të bërë një dush të gjatë dhe për të lënë Kristianin pak të qetë, mund të kishte nevojë të qëndronte vetëm.
Një orë më vonë shkoi në kuzhinë për të ngrënë mëngjes. Atje i gjeti ata të tre: Kristianin, Klaudion dhe Lilin. Lili po vendoste pjatat me ushqim në tavolinë, ndërsa ata të dy po bisedonin me njëri-tjetrin.
Përshëndeti Lilin dhe u ul heshtur në tavolinë duke marrë nga pak ushqim prej pjatës, se shumë s'i hahej, vetëm se s'donte t'i dëgjonte ata t'i thoshin se duhej të hante më tepër.
Kristiani i hodhi një vështrim e pastaj u ul në karrigen pranë saj.-Dëshiron të largohemi për pak kohë në një vend tjetër? Ndoshta ky ndryshim të bën të ndihesh mirë.
Ktheu kokën nga ai duke e parë me një buzëqeshje. Shkundi supet lehtë pa lëvizur shikimin prej tij.
-Do ishte bukur.
-Mund të largohemi që sot nëse dëshiron. Qyteti tjetër s'është shumë larg që këtu, maksimumi katër orë.
-Në rregull, për mua s'ka problem. Më mirë të ik të bëj gati valixhet atëherë.
Deshi të ngrihej prej karriges e pastaj të ikte e qetë në dhomën e vet, me atë rast shpëtonte dhe prej gjithë atij ushqimi që kishte në pjatë, por Kristiani ia kapi dorën dhe e detyroi të ulej përsëri.
-Në fillim ushqimi, për valixhet ka kohë.
S'mundi ta kundërshtonte, do të ishte e kotë. Me zor të madh përfundoi atë që duhej të hante ndërkohë që e ndiente shikimin e tij mbi të herë pas here. U largua pa fjalë në fund, e pastaj shkoi në dhomën e vet që të bënte gjërat gati.
Vështronte shpesh nga jashtë dritares diellin që shkëlqente e priste që dita të mbaronte, që Kristiani të kthehej prej punës e më pas të largoheshin. Kur ai s'ishte në shtëpi, e ndiente akoma dhe më tepër vetminë, çdo ndjenjë merrte më shumë vrull. E shihte Kristianin si personin e vetëm që mund ta bënte të ndihej më mirë. Ishte burimi i saj i qetësisë, qetësinë vetë s'mund ta gjente.
Shkoi poshtë në kat të parë duke tërhequr valixhet nëpër shkallë. Klaudio i vendosi ato në makinë pa bërë zë, ashtu si zakonisht, i tha asaj të qëndronte në makinë derisa të vinte Kristiani e për vete shkoi të ndihmonte Lilin.
Mori frymë thellë me sytë ngulur te xhami e që nga larg vështronte njerëzit që kalonin atypari. Nuk ia pati idenë se sa kohë kaloi vetëm duke pritur e as që e ndiente sensin e kohës, por e ndjeu shumë lehtë Kristianin i cili hyri pa zhurmë në makinë ndërkohë që dera aty ishte e hapur. Parfumi i tij ia bënte tepër të lehtë për ta dalluar.
Ktheu kokën nga ai e i vuri re një buzëqeshje të vogël ndër buzë. Buzëqeshi edhe vetë dhe pastaj e përqafoi fort pa i thënë as edhe një fjalë.Klaudio dhe Lili hipën në makinë pak me vonë dhe pastaj makina u nis. Udhëtimi iu duk shumë i gjatë, lodhja e kapi shpejt. Shikonte jashtë dritares me sytë gjysmë mbyllur ndërkohë që qëndronte në kraharorin e Kristianit e thellë brenda vetes ndiente njëfarë qetësie.
Gjumi e zuri minuta më vonë. S'para i qëllonte të qëndronte zgjuar gjatë udhëtimeve të gjata. E la veten të lirë në krahët e Kristianit duke e ndier veten të sigurt.Kur mbërritën në shtëpinë ku do qëndronin, ai e vështroi Lianën me një vështrim të butë. Nuk deshi ta zgjonte, e dalloi lodhjen në fytyrën e saj.
Ia preku flokët e butë kur Lili dhe Klaudio u larguan dhe pastaj i la një puthje në ballë. Mori frymë lehtë, hapi derën e makinës për të dalë që aty e pastaj e mori atë në krahë. Ajo lëvizi kokën njëherë si t'i prishej gjumi, por vazhdoi të flinte paqësisht në krahët e tij.
Shkoi me hapa të ngadaltë në dhomën ku do qëndronin së bashku, shtriu Lianën me kujdes në shtrat ndërkohë që vetë u shtri pranë saj duke e vështruar.
Dëshironte që gjërat të ndryshonin. Ishte mërzitur duke vënë re ditë për ditë të njëjtën gjendje, të njëjtat ankthe, të njëjtat probleme. Donte që të shihte në fytyrën e Lianës ato buzëqeshjet e mëdha që të bëjnë të qeshësh vetëm duke ditur se personi tjetër është i lumtur, por i dukej sikur ai vetë s'mund ta bënte dot atë gjë, se ai s'kishte qenë kurrë mjaftueshën për t'i bërë njerëzit e lumtur aq sa ata të donin t'i qëndronin pranë.
Ngrysi fytyrën nga disa kujtime të ashpra që iu shfaqën para syve. E dinte që s'do t'i falte asaj lumturinë që ajo kërkonte. Por gabonte duke menduar se do ta kishte të lehtë të largohej prej saj kur ajo të shërohej prej gjithë atyre ngjarjeve. Gabonte, se nuk e kishte mësuar akoma se gjërat për të cilat mendon se mund t'u shpëtosh paq e lehtësisht, janë ato që të mbajnë akoma dhe më të ngulitur pas vetes.
YOU ARE READING
Art i errësirës
RomanceI shkoi nga pas e ia kapi dorën e ftohtë. Ai ndaloi menjëherë pa u kthyer. Arrinte të shihte muskujt e tij të tendosur në bluzën e bardhë që ishte djersitur. - Nuk mund të jetosh pa lënë disa gjëra mbrapa. Shtrëngimi i lehtë i dorës u bë më i fort...