Ditët në spital së bashku me Kristianin i kaluan aq qetë, sa pa hezitim i quajti ditët më paqësore që kishte kaluar ndonjëherë me të.
Në fundjavë u larguan, ashtu siç iu kishte thënë doktori e fatmirësisht Kristiani dukej mirë, pa probleme, edhe pse normalisht ndiente shpime të mprehta herë pas here në kraharor.Rruga për në shtëpinë e re ishte emocionuese. Ndërkohë që Klaudio ngiste makinën, ajo i hidhte shikime Kristianit për të parë ndonjë reagim të tijin. Ai vështronte qetë, pa e kuptuar akoma se do ndërronin shtëpi, se ishin duke ecur në të njëjtën rrugë për te shtëpia e errët. Por nga fytyra e tij mund të thoshte se ai s'ishte i lumtur, diçka e bënte të ndiente një peshë në zemër që s'e linte të buzëqeshte.
Kur rruga ndryshoi, ktheu kokën nga Liana, por nuk pyeti. E mori me mend ç'kish ndodhur.
Çdo shprehje e fytyrës së saj e tregonte atë fakt.Makina ndaloi në një oborr të bukur. Bari që kishte filluar të çelte dhe rrezet e diellit e bënin atë të shkëlqente.
Kapi dorën e Kristianit ndërkohë që dolën prej makinës, ndërsa Klaudio u largua për t'i lënë vetëm.-Ndoshta s'mund të të pëlqejë aq sa më pëlqeu mua, por të paktën shpresoj të të duket më e bukur se ajo tjetra, - i tha nervoze duke vështruar këmbët poshtë tek ecte, pa i vënë re shikimet e buta që ai po i hidhte.
Kristiani ia hodhi krahun në shpatull duke ecur dhe e tërhoqi pak më tepër drejt vetes. I la një puthje në ballë dhe i buzëqeshi.
-Duhet të jetë vërtet e bukur përderisa të ka pëlqyer kaq shumë.
Fjalët e tij e ngrohën, ia hoqën atë pak hezitim që ndiente brenda vetes. Buzëqeshi e lumtur, pastaj nxorri çelësin prej xhepit të xhinseve dhe hapi derën.
Mori frymë thellë, pas vetes dëgjoi edhe Kristianin të bënte diçka të tillë.-Nëse je i lodhur mund të shtrihesh. Doktori tha të mos sforcohesh shumë, - i tha me merak e ia kapi dorën për ta drejtuar te dhoma e gjumit.
-Jo, jo, nuk jam lodhur akoma.
E vështroi në sy thellë. Dukej i qetë, thuaj se as që e dinte se ç'ishte lodhja.
Doli para Lianës duke vështruar dhomat me radhë. Të gjitha ishin të ndriçuara prej diellit, ishin të thjeshta e në vete arrinin të mbanin një bukuri të veçantë.E ndiqte mbrapa pa bërë zhurmë dhe ndërkohë në stomak ndiente emocione të shumta duke e ditur se vetëm pak dhoma më tutje ishte dhoma e fëmijës së tyre. Donte t'ia bënte surprizë, po deri atë ditë s'ishte ndarë prej tij kur ishte në spital, ndaj dhe s'kishte bërë ndonjë përgatitje.
-Pjesën tjetër mund ta shohësh më vonë, më mirë merr një sy gjumë tani, - i foli shpejt e shpejt dhe i doli përpara.
-Nuk jam i lodhur Liana, mos u shqetëso kaq shumë.
Ai kapi dorën e saj dhe filloi të ecte përsëri. Liana psherëtiu në siklet. Në mendje filloi të thoshte gjithë fjalët me të cilat do t'ia shpjegonte Kristianit se ç'po ndodhte.
U çudit me veten e vet. S'e kuptonte se pse ndihej aq në ankth.
Edhe disa hapa. Ndoshta njëzet, ndoshta edhe më pak. Ndjeu t'i djersinte dora me të cilin kishte kapur Kristianin.
Hapi derën ngadalë, ndërsa Liana mori frymë shpejt. Lëshoi butësisht dorën e tij dhe hodhi një sy përreth dhomës, se deri tashmë s'e kishte parë të mobiluar. Ia kishte lënë Lilit në dorë atë punë, vetë kishte qejf të kënaqej duke e parë në fund.
Muret në ngjyrë qumështi, shtrati rozë i vogël e i butë, tapeti i kombinuar me ngjyrën e shtratit dhe shumë e shumë detaje të tjera, e bënë Lianën të realizonte se Lili dëshironte që fëmija të ishte vajzë.Buzëqeshi lehtë, pastaj hodhi vështrimin nga Kristiani. Ai kishte marrë ndër duar një bluzë të vogël të bardhë me disa shkronja rozë në të dhe po e shihte pa bërë as lëvizjen më të vogël.
Liana i shkoi mbrapa. Deshi ta prekte lehtë në shpatull, po sytë i shkuan te testi i shtatzënisë që gjendej në tryezë. Lili kishte bërë gati gjithçka.
Kristiani e mori atë në dorë kur vendosi bluzën atje ku e kishte gjetur. E vështroi për pak sekonda pa bërë zë, pastaj u kthye nga Liana. Sytë i ishin mbushur me lot dhe një buzëqeshje të madhe e të lumtur kishte vendosur në fytyrë.
-Do bëhem... baba?
-Po, - u përgjigj e prekur prej gëzimit të tij.
Ai e përqafoi fort, disa pika loti duke lënë në faqen e saj. Sa mirë që ndihej në ato momente, sa e sigurt pranë tij, sa e dashuruar, sa e lumtur. Jeta iu duk perfekte më të gjitha të këqijat që kishte.
Njeriu jetonte për gjithë momentet që s'mund t'i shprehte dot me fjalë, dhe jeta me Kristianin i falte gjithmonë momente të tilla.
YOU ARE READING
Art i errësirës
RomanceI shkoi nga pas e ia kapi dorën e ftohtë. Ai ndaloi menjëherë pa u kthyer. Arrinte të shihte muskujt e tij të tendosur në bluzën e bardhë që ishte djersitur. - Nuk mund të jetosh pa lënë disa gjëra mbrapa. Shtrëngimi i lehtë i dorës u bë më i fort...