Mezi priste diten kur do t'i duhej te largohej prej atij spitali. Zakonisht spitalet i kishte pasur qejf me pare. Sidomos ne ato raste kur kishte temperature e pastaj s'shkonte ne shkolle. E kishte qejf edhe kur e ema i rrinte siper kokes qe te kujdesej per te, edhe pse doktoret qendronin gjithmone aty rrotull. Por kur e ema i nderroi jete ne spital prej kancerit, qe atehere spitalet i shihte si vende te erreta qe sillnin vetem te keqija.
Tre dite para se ta largohej, aty ne dhome, si nje surprize e pakendshme, u shfaq Megani se bashku me te atin. I veshtroi te dy pa ndjenje, se te dy ia kishin shkaterruar jeten, ia kishin neveritur jetesen.
-Si ndihesh?
-Mire, jo keq. Kete fundjave do te largohem prej spitalit.
-Doktori s'ka thene gje per ndonje problem, apo jo?
-Jo, thote se po permiresohem dita-dites.
Zakonisht me kaq pak fjale mbaronin bisedat e saj me te atin, dy-tre pyetje te vogla e pastaj binin ne qetesi pa thene ndonje gje tjeter. Megani pastaj ishte njeriu me ne terezi se gjithe te tjeret. Ndodhte ç'ndodhte, asgje s'i bente pershtypje.
-Kristiani ku eshte? - sikur t'ia kishte bere Megani ate pyetje, s'do t'i ishte pergjigjur fare.
-Doli jashte pak me pare. S'e di ne do mund ta gjesh po ta kontrollosh.
-Do ta shoh njehere. Ju te dyja nderkohe flisni per ndonje gje. Flisni, jo debatoni.
Ai i pa nje here te dyja e pastaj doli nga dhoma. Megani veshtronte me imtesi dhomen vetem e vetem qe te mos ndeshte ne shikimin e Lianes. Akoma vazhdonte te ishte e njejta, pa asnje ndryshim te vogel.
-Si ia ke kaluar?
-Shume mire, jam kenaqur. Nate per nate qejf.
Qejf. Ka shume menyra qejfi. Megani ia shpifte me pergjigjet qe i jepte.
-Me vjen mire.
-S'do kishte pse mos te te vinte.
-E vertete. Gjithmone jam ndier krenare me menyren tende per t'u argetuar.
-Gjithmone e kam pasur aftesine per t'i bere te tjeret te ndihen krenare.
Psheretiu njehere thelle duke shkundur koken lehte si per te nenkuptuar te kunderten. Faktikisht, Megani kishte pasur gjithmone ate aftesi per t'i bere te tjeret te ndiheshin te bezdisur prej saj.
-Ti çfare kishe ndermend te beje? Se mos ndoshta po te pengoj, - i tha ajo si per te dashur te thoshte se donte te largohej.
-Mendova te pyesja doktorin per gjendjen e Arlos ne ate spitalin tjeter. Kam kohe pa marre lajme prej tij.
Megani beri nje gjest te çuditshem me duar. Pastaj lakoi buzet me djallezi dhe tundi koken si per te shprehur keqardhje.
-Kristiani di te genjeje shume mire, apo jo?
-Per çfare e ke fjalen?
-Arlo vdiq qe ne momentin e pare te aksidentit. Kishte marre shume lendime e s'kishte mundesi ne bote qe te jetonte. Ndoshta duhet te fillosh t'i kerkosh burrit tend te kete pak sinqeritet.
Gjuha iu lidh.
Lote te hidhur filluan t'i formoheshin ne sy. S'e kishte dashur, por kjo e bente qe ta ndiente dhimbjen dyfish. Po ndiente trupin t'i dridhej ne mjerim, zemren t'i qante ne heshtje e trurin ta torturonte ashper.-Largohu, - i tha Meganit ftohte duke mos dashur te qante ne dhome me te, te mos dukej aq mjerueshem ne syte e perbuzshem te saj. Ajo u largua pa grimcen me te vogel te pendimit.
Nese disa dite me pare kishte zbuluar dashurine, ate dite zbuloi nje ndjenje tjeter. Zbuloi boshllekun e thelle e te pazevendesueshem.
Mori me te shpejte disa veshje prej çantes qe i kishte sjelle Lili duke u perpjekur te ndalonte lotet. U nderrua me te shpejte duke injoruar gjithe dhimbjen qe ndjeu ne kembe. Nuk i tha gje askujt se do largohej, iku me te shpejte pa mundur ta shikonte njeri e pa iu dashur te jepte shpjegime te kota qe do t'ia harxhonin kohen.
Filloi te ecte neper rruge duke qare dhe nuk i interesoi per njerezit qe e shihnin çuditshem. Nuk deshi te merrte taksi, se shpresonte me gjithe zemer te arrinte te qetesohej sado pak me rrugen qe do te bente.
Arlo kishte vdekur. Ishte ndare prej saj me genjeshtren me te madhe qe ajo kishte thene ndonjehere. Ishte ndare duke degjuar nga ajo fjalet "te dua", ato fjale te genjeshterta qe ajo do te deshironte te kishin qene te verteta.
Qau shume derisa arriti ne shtepine e erret e aspak te deshirueshme te Kristianit. E madje qau akoma me teper vetem duke e pare ate ndertese qe fshihte brenda gjerat me te keqija qe mund te ndodhnin. Trokiti ne dere fort e pa ndaluar e kur Lili hapi deren dhe e veshtroi ate e hutuar, s'pati kohe t'i jepte asaj shpjegime, se mendjen e kishte te Kristiani e te fjalet qe do t'i thoshte.
Hyri ne dhomen e tij pa asnje paralajmerim dhe e gjeti ate te ulur ne kolltuk me berrylat te vendosur te gjunjte e koken ulur. Kur degjoi deren qe u hap, ngriti koken me te shpejte e pastaj qendroi ne kembe kur veshtroi Lianen.
-Cfare ka ndodhur? Pse dole prej spitalit?
Qendruan perballe njeri-tjetrit. Ajo duke qare e ai duke e veshtruar vetullngrysur. Deshi ta pyeste se ç'e kishte merzitur aq shume, por fjalet s'i dolen prej gojes. Ndjeu vetem doren e saj qe e goditi fort ne faqe.
S'nxorri ze, as ne fytyre nuk shprehu ndonje ndjenje, vetem vazhdoi ta shihte perseri ne syte e saj te mbushur me lot.
-Pse nuk me tregove se Arlo kishte vdekur? - e pyeti e deshperuar duke bere nje hap larg tij. - Pse s'me the se po prisja kot? Gjate gjithe kesaj kohe kam menduar se ai ka qene gjalle, vetem disa dhoma larg meje! Pse me le te mendoja se çdo gje ishte ne rregull?
-S'doja te te lendoja. E dija se do beheshe keq nese do mesoje te verteten.
Vendosi e deshperuar duart ne fytyre dhe po bente hapa te ngadalte rreth dhomes.
Ndjeu ate qe iu afrua. Kristiani e perqafoi dhe i la nje puthje ne balle, i peshperiti me ze te bute qe te qetesohej.
Zhyti koken ne kraharorin e tij, aty ku rrihte nje zemer e lodhur, aty ku gjithe vuajtjet ishin mbledhur e perseri barriera e forte qe ai kishte ndertuar kunder gjithe dhimbjeve dhe gjithe zhgenjimeve e pendimeve, vazhdonte te ishte e forte, te mos lekundej edhe pas gjithe atyre qe ndodhnin.-Me fal, - foli mes ngasherimave pa guxuar te levizte.
-Per çfare?
Nuk mundi t'i pergjigjej, por thelle-thelle shpirti bertiste e i kerkonte atij falje per gjithe heret kur e kishte lenduar, kur s'e kishte kuptuar, kur ishte tallur me te edhe pse s'e dinte arsyen e sjelljes se tij.
Donte te shikonte nje drite shpetimi ne jeten e saj, por i dukej sikur po zhytej ne llumin e vetmise çdo here e me teper, ne çdo frymemarrje qe merrte.
Ku ishte optimizmi per jeten? Ku i ishte zhdukur ajo deshira per te ndertuar nje jete me te mire? Ku kishte ikur deshira per te ndryshuar cdo gje? A mos ndoshta kishin vdekur te gjitha?Donte te merrte perseri fryme lirisht, pa u ndjekur nga kujtimet dhe vuajtjet. S'e dinte qe do ishte aq e veshtire.
Kristiani s'qe mjaftueshem qe te zhdukte dhimbjen e saj.
Ate dite perqafimet s'qene mjaft, fjalet e buta ishin pak per te zbutur egersine e dhimbjes e per te ndryshuar shijen e saj. Ate dite asgje s'mjaftoi. Boshlleku ishte i veshtire per t'u mbushur.
YOU ARE READING
Art i errësirës
RomanceI shkoi nga pas e ia kapi dorën e ftohtë. Ai ndaloi menjëherë pa u kthyer. Arrinte të shihte muskujt e tij të tendosur në bluzën e bardhë që ishte djersitur. - Nuk mund të jetosh pa lënë disa gjëra mbrapa. Shtrëngimi i lehtë i dorës u bë më i fort...