Tre gjëra do të donte të mos i kishte kuptuar në jetë; shpresën, vetminë dhe meshkujt.
Shpresën, sepse gjithmonë i qëllonte të priste shumë për diçka të mirë që të vinte e si përfundim ajo gjë ngelte diku. Dhe njerëzit lodhen duke pritur. Lodhen shumë.
Vetminë, sepse s'i pëlqente shoqëria që ajo i jepte, sidomos në netët e ftohta të dimrit, në ato net që mezor shtyhen e ajo ndërkohë qëndron zgjuar duke menduar se ç'dreq jete jeton.
Dhe si përfundim meshkujt, sepse ishin qeniet më të pakuptueshme në jetë, më të paqëndrueshmet që mund të ekzistonin. Fjalët e tyre binin në kontrast me veprimet që bënin.Kishte rreth një orë që ishte zgjuar, kishte bërë një dush e ishte ndërruar në veshje të tjera, por s'dëshironte të dilte prej dhomës. S'donte të ndeshej me fytyrën e tij.
Në derë dëgjoi një të trokitur. Të kishte ndryshuar Kristiani vetëm brenda një nate aq sa të mësonte të trokiste në derë?
U ngrit prej shtratit që të hapte derën e mbyllur me çelës. Priste që brenda të hynte një Kristian në dukje i qetë, por përbrenda plot mllef, por nuk hyri ai. Ishte një femër e re, rreth të njëzet e pestave.- Mirëmëngjes zonjushë. Zotëria më tha t'ju lajmëroja se mëngjesi është gati. Dëshiron të uleni dhe ju bashkë me të.
- Thuajini që s'kam uri, - foli kryeneçe e punonjësja u largua me kokën ulur.
Shkoi pranë dritares së hapur nga ku hynte ajër i freskët. U ul te bordura e dritares për të vështruar jashtë e qetë. Shtëpia ishte pak e larguar nga shtëpitë e tjera. Përpara ndodhej një goxha hapësirë e mbushur me bar e lule, ku lulet dhe bari në këtë stinë vdisnin. S'i pëlqente dimri. Ishte një stinë ku vdisnin shumë gjëra, përfshirë edhe ndjenjat.
Një trokitje e shpejtë u dëgjua në derë e papritur ajo u hap.
- Ç'ndodhi këtë herë? Përsëri nuk... - u kthye me bezdi në drejtim të derës, por fjalët i ngecën në grykë kur atje dalloi Kristianin.
Ai e kapi me forcë te kyçi i dorës duke e tërhequr drejt vetes, pa i interesuar fakti se ajo mund të binte në tokë prej gjestit të tij. Nëse e shihje në sy, e kuptoje mirë se ishte i xhindosur. Për disa sekonda s'po fliste, por çdo herë e më tepër shtrëngonte dorën e saj, derisa ajo u sigurua se në krah do t'i ngelte shenjë për një kohë të gjatë. Por s'fliste, s'donte ta bënte Kristianin të kuptonte se ajo ishte në dhimbje.
- Kur të them të bësh diçka, mos guxo të mos më bindesh. Mos më detyro të bëj gjëra që s'dua t'i provoj te një femër.
Sytë e tij s'kishin pikë mëshire e ajo çuditej se si ai arrinte ta mbante veten së bëri ndonjë çmenduri. Por maksimumi ç'mund të bënte? Ta godiste? Ta çonte deri në atë pikë sa ajo të kishte nevojë të mjekohej në spital? Ta...përdhunonte?
- Si për shembull? - guxoi të pyeste duke vështruar atë në dritë të syrit.
Ai shtrëngoi nofullën fort, bashkë me të edhe shtrëngimin që po i bënte në dorë.
- Mos u bëj kaq kurioze. Kur ta përjetosh, mund të pendohesh që je njohur me mua.
Ia shtyu dorën fort tutje dhe si pasojë edhe trupin e saj të imët drejt dritares. Bordurat e tyre ia vranë kurrizin e hapi buzët për të nxjerrë një psherëtimë dhimbjeje. Kristiani nënqeshi në mënyrë tallëse.
- Eja poshtë. Është më e zgjuar nga ana jote që të bindesh, - qe ultimatumi që dha para se të largohej.
Nxorri frymën jashtë me qëllimin që bashkë me të, të nxirrte edhe dufin e mllefin që ndiente.
Ndenji disa minuta në dhomë e në fund fare hapi derën e po zbriste drejt katit të parë, duke harruar t'u hidhte një sy kureshtar shkallëve të katit të tretë. Kontrolloi disa dhoma derisa gjeti kuzhinën, por do të donte të mos e kishte gjetur. Ja dhe surpriza më e bukur që mund të merrte atë mëngjes; një Megan e çmendur e shtrirë në tryezën e ngrënies e një Kristian agresiv sipër saj duke e puthur. Ushqimet e tryezës ishin të gjitha të hedhura në tokë e asaj, duke parë ata të dy, filloi t'i turbullonte, aq sa u sigurua se s'do mund të hante dot më kurrë në atë tavolinë.
Puthjet e tyre të zjarrta të epshit përfunduan kur u kujtuan se dikush po i shikonte. Kristiani ngriti Meganin me kujdes prej tavolinës, ndërsa Lianës i hodhi një shikim përçmues.
- Shkojmë në ndonjë hotel. S'besoj ta gjejmë këtu qetësinë që kërkojmë.
Fliste me Meganin, por sytë i mbante të ngulur te Liana.
- Ke të drejtë i dashur, - ia ktheu ajo duke i lënë një puthje të shpejtë në qafë. - Dua të jem diku vetëm me ty.
U drejtuan drejt daljes së kuzhinës e Liana lëvizi që t'u linte atyre vend të dilnin. S'donte të shihte më asnjë prej tyre në fytyrë. Kishte ndryshuar mendim vetëm brenda një nate; nuk i interesonte ç'bënte Kristiani, le të shkonte me kë të donte, rëndësi kishte ta linte Lianën rehat.
Para se të dilnin, ai ndaloi përballë saj.- Kuzhina është rrëmujë, ka nevojë për t'u pastruar. Mirë për ty nëse nuk kërkon ndihmë prej punonjëseve, mund ta pësoni të dyja palët.
Sytë e tij kafë të errët dukeshin aq të ftohtë e aq të lumtur njëkohësisht. Por ajo nuk ishte lumturi normale. Ishte lumturi e ushqyer me inat, përçmim, dhimbje. Tre ndjenjat kryesore që ai siç dukej kishte një dëshirë të papërshkrueshme për t'ua përcjellë të tjerëve.
U larguan. Ikën pa bërë shumë zhurmë e potere. Ikën pa u interesuar për atë që po e linin të vetme. Por kujt i interesonte fundja fundit? Meganit? Asaj që ishte ziliqare aq sa ia merrte bashkëshortin tjetrës? Kristianit? Atij që s'i bënte përshtypje asgjë? As dhimbja e as vetmia? Apo asaj vetë, që kishte hequr dorë nga ideja se bota është e mbushur me njerëz të mirë? Cilit vallë? Apo ndoshta asnjërit?
YOU ARE READING
Art i errësirës
RomanceI shkoi nga pas e ia kapi dorën e ftohtë. Ai ndaloi menjëherë pa u kthyer. Arrinte të shihte muskujt e tij të tendosur në bluzën e bardhë që ishte djersitur. - Nuk mund të jetosh pa lënë disa gjëra mbrapa. Shtrëngimi i lehtë i dorës u bë më i fort...