Kristiani u vonua rreth një orë. E kuptoi që po lahej kur dëgjoi zhurmën e lehtë të pikave të ujit që përplaseshin lehtë mbas pllakave të zeza. Kur doli prej tualetit, i hodhi asaj një shikim të shpejtë për të kuptuar në ishte mirë a jo. Ajo e vështroi qetë, pa folur. Prania e tij në dhomë e nervozonte, ndonëse nuk e linte veten të kuptohej.
Kristiani u shtri në shtrat pranë saj ashtu siç flinte gjithmonë; me një palë tuta sportive e asgjë tjetër sipër. U bë gati të fliste, pastaj mbylli përsëri buzët, si të ishte penduar për fjalët që kishte ndërmend të thoshte.
Vetëm pas një minute të plotë arriti të thoshte diçka, ndonëse jo atë që kishte ndërmend.- Ndihesh mirë?
Liana ktheu kokën ta shihte. S'besonte se ishte aq e vështirë të kuptoje se ajo ishte shumë larg nga të qenit mirë.
- Jo, nuk jam aspak mirë Kristian. Nuk ke të drejtë të më mbyllësh në këtë dhomë sikur unë të jem pronë e jotja.
Deshi të shprehte një farë inati në fjalët e saj, një farë zemërimi dhe urrejtjeje, por nuk shprehu dot asgjë. Ishin fjalë që edhe pa ndjenjë mund të quheshin.
- Pse? Që të shkosh pranë ish të dashurit tënd?
Nëse ajo s'mundej të shprehte inat, ai do ta kishte një mijë herë më të lehtë ta bënte atë gjë. Kishte jetuar me urrejtje gjatë gjithë jetës së tij.
Liana e vështroi me një ndjenjë mllefi që po i formohej në kraharor. Arlo s'kishte qenë kurrë një ish i dashur, kishte qenë diçka që s'kishte mbaruar kurrë, diçka midis "jo" dhe "po", diçka midis së mirës dhe së keqes, një person që s'e hiqte dot nga mendja pavarësisht situatave.
- Është punë e imja ajo gjë Kristian, ty s'ka pse të të bëjë përshtypje. Më lër të të kujtoj disa fjalë; Ti shiko punën tënde, unë shoh timen.
Ai psherëtiu i acaruar. Çdo gjë që kishte thënë duhej të shkonte në djall. Ndoshta ashtu do të ishte më e thjeshtë për të dy.
- Më lër të dal prej dhomës.
- Jo, - ia preu shkurt.
- Dua të shoh Arlon, - kundërshtoi kokëfortë.
Ai s'i ktheu përgjigje.
- Nuk po bëjmë lojëra fëmijësh. Ma jep çelësin që të dal nga kjo dhomë, - foli plot vrer.
Kur vuri re se ai as që kishte ndërmend të fliste, u bë gati të ngrihej prej shtratit që të kontrollonte ndonjë diçka tjetër ndihmuese që të hapte derën. Ai s'e ndaloi, por u ngrit prej shtratit e po e shihte serioz ndërkohë që ajo hapte gjithë sirtarët e tij në dhomë. Kur i mbyllte, i përplaste të gjithë prej inatit.
Kristiani i shkoi pranë qetësisht, pa shumë zhurmë, aq sa ajo u tremb kur kuptoi se atë e kishte mbrapa.Vazhdoi të kontrollonte e pashqetësuar prej pranisë së tij, por s'e mohonte dot faktin se s'mund të rrinte dot pa menduar se ai ishte aq pranë saj. Në fund psherëtiu e pakënaqur e pastaj u kthye nga Kristiani.
- Të paktën një herë të vetme bëj diçka pa qenë nevoja që të lodhem prej teje.
Zëri i tingëlloi vërtet i lodhur e ai si gjithmonë kujtohej tepër vonë për fjalët e doktorit. Aty, si pa e kuptuar edhe vetë veprimin e tij, tërhoqi trupin e saj pranë të tijit dhe e puthi.
Ndjeu një emocion të fortë aty në stomak kur trupi iu përplas me të tijin dhe një emocion akoma më të fortë kur ai bashkoi buzët me të sajat. E kishte kaq të lehtë të humbiste arsyen kur gjendej aq pranë me të.
Duart e Kristianit ia larguan flokët nga fytyra. Ai përshkoi qafën e saj me duart e tij e më pas ia hodhi flokët nga njëra anë e qafës butësisht.
Buzët e tij lëviznin ngrohtësisht mbi të sajat. E kujt mund t'ia merrte mendja se ai mund të tregohej aq i kujdesshëm?
Preku flokët e tij të butë e paksa të lagur dhe e puthi plot ndjenjë. Ai gati-gati e çmendte kur vepronte në atë mënyrë.Zemra donte t'i çante kraharorin kur ndiente prekjet e tij të ngrohta. Ndiente një elektricitet çdo herë kur ai lëvizte duart në trupin e saj. E bënte të ndihej çuditshëm, të ndiente një ndjenjë që ajo s'i jepte dot emër, një ndjenjë që edhe me Arlon s'kishte mundur ta përjetonte.
Ai po e shtynte ngadalë pas, derisa të dy përfunduan të shtrirë në krevatin e butë.
Ndjeu buzët e tij që përkëdhelën lehtë të sajat e më pas lëvizën poshtë, në nofullën e saj e përfunduan në qafë aty pranë veshit. Psherëtiu ngadalë, ulët.Buzët e tij vazhdonin ta puthnin, vazhdonin ta bënin atë të ndihej e veçantë. Veprimet që ai bënte e tërhiqnin, e bënin të kërkonte më tepër.
Vendosi dorën në faqen e tij, ku ajo pak mjekër që ai kishte ia çorri butësisht dorën. Fytyra e tij u afrua sërish pranë të sajës, pa kryer asnjë lëvizje tjetër. Vetëm shiheshin, përpiqeshin të depërtonin në pasqyrat e shpirtit që fshiheshin mbas syve, por s'ia lejonin njëri-tjetrit të shpërndanin edhe atë pak privatësi që u kishte ngelur.
Ajo humbiste pas syve të tij e ai mrekullohej pas të sajëve. Për momentin kaq mjaftonte. Mjaftonin ato shikime për të shprehur gjëra që fjalët s'mundeshin.Aty kuptuan se nuk kishte nevojë vetëm njëri prej tyre të ndihmohej, por të dy. Të dy kishin nevojë për njëri-tjetrin. Kuptuan se ajo kishte nevojë që dikush t'i tregonte si të jetonte dhe ai kishte nevojë që dikush t'i tregonte si të dashuronte.
YOU ARE READING
Art i errësirës
RomanceI shkoi nga pas e ia kapi dorën e ftohtë. Ai ndaloi menjëherë pa u kthyer. Arrinte të shihte muskujt e tij të tendosur në bluzën e bardhë që ishte djersitur. - Nuk mund të jetosh pa lënë disa gjëra mbrapa. Shtrëngimi i lehtë i dorës u bë më i fort...