Kapitulli i pare.

196 15 26
                                    

Pjesa e pare - Pas vrasjes.

-Telefoni, Nielsen. Eshte per ju, -me tha Bruksi, duke zgjatur koken ne hyrjen e deres se zyres sime. E pashe me habi: nuk me vinin shume telefonata ne kohen e punes.

Pastaj, kush do te me merrte? Dy prinderit e mi kishin nderruar jete, bashkeshorti im e dinte qe isha ne pune dhe edhe vete, ishte mjaft i zene me te tijen, kurse femijet dukeshin te shperqendruar nga shkolla ate dite te premteje, si zakonisht. Vetem nese ishte ndonje prej shoqeve, qe kujtoheshin te me telefononin nje dite pasi i kisha telefonuar e ma kishin mbyllur. Shoqet. Tani isha rritur mjaftueshem per te kuptuar se shoqet ishin thjesht, persona qe duan te rrine me ty. Shoqet, sigurisht. Per shoqet e ngushta, fjala ndryshon dhe theksi bie diku tjeter.

Zgjata doren drejt tij dhe Bruksi ma dorezoi. Ishte nga ata telefonat e vjeter, qe lidheshin me kabllo. Zoti. Pedersen ishte natyre e ngadhet dhe pertace per t'i nderruar ne telefona te modes: thoshte se gjerat e vjetra punonin me mire. Por çfare mund te prisje tjeter nga dikush si Lars Pederseni, pronar i biznesit te famshem te finances "North Sea Capital", qe gati po arrinte te pesedhjetat? Shume prej nesh qe punonim aty, e urrenim Pedersenin, por nuk ia kishim thene asnjehere. Mbase sepse na vinte keq per plakun e gjore, ashtu siç e quanin disa.

-Po, kush eshte? -pyeta, duke e vendosur telefonin ne vesh. Kablloja qe e mbante lidhur nuk ishte shume e gjate, prandaj nuk ngrihesha dot qe t'i afrohesha dritares se madhe aty prane. U mjaftova duke kthyer koken e duke pare rruget e bllokuara te Kopenhagut nga trafiku i zakonshem.

-Xheni, jam une, -degjova zerin e Filipes nga ana tjeter e linjes. Kishte disa te shqetesuar ne zerin e tij, diçka te trembur, diçka qe dukej sikur po perpiqej ta shmangte. E hoqa tej ate mendim: me shume siguri, duhej te ishte telefoni vete qe e bente zerin te dukej i tille.

-Cfare ka, Fil? Ti e di qe jam ne pune...

-Mund te vish ne shtepi, te lutem? -me pyeti. Tani, nuk po gabohesha. Kishte vertet diçka ne zerin e tij. Linja e telefonit u ndje e shkeputur per nje çast dhe mendova se ai e mbylli, por pastaj foli serish, kete here me ze me te ulet. -Eja ne shtepi.

Pastaj, e mbylli telefonin. Mu be sikur dikush me grushtoi ne stomak. Filipe nuk fliste asnjehere ne kete menyre, nuk e kishte asnjehere kete ton zeri qe dukej kaq i tmerrshem. Doja ta merrja perseri, por nuk isha e sigurt se do e hapte. Ai e kishte thene fjalen e vet': te vija ne shtepi. Por nuk me kishte dhene asnje sqarim perse. Perse duhej te lija punen. Kaq e rendesishme ishte te shkoja ne shtepi? Nje dritherime me pershkroi te gjithe trupin, kur imazhe te ndryshem, skenare te frikshem u pasqyruan ne mendjen time.

-Une po shkoj, -u ngrita. Kolltuku leshoi nje gervime te lehte kur e shtyta pas. Bruksi me mori telefonin nga dora. -Thuaji Pedersenit nese e shikon se nuk jam ketu, qe pata nje pune urgjente.

-Po, do i them une, mos e vrit mendjen, -me tha.

Terhoqa pallton dhe çanten dhe dola jashte me nxitim. I zbrita shkallet me nga dy, u fola nja dy prej punetoreve qe me pershendeten dhe pastaj, hapa deren prej xhami dhe dola ne rruget e ngarkuara. Vesha pallton ne ngut e siper, shallin e hodha rremujshem rrotull qafes dhe pastaj, nisa te çaja turmen e turisteve aq te qete. Me kishin acaruar gjithmone turmat e turisteve, sidomos tani ne Prill qe ata dyndeshin ne te gjitha anet si milingonat ne vere qe mbledhin ushqimin per ne dimer.

Eja ne shtepi. Cfare kishte ndodhur ne shtepi? E premtja kishte qene gjithmone dite e bukur, sidomos kur ishte me diell si keto te sotmet dhe ajo erresira e dimrit shuhej nga pak, pavaresisht ajrit te ftohte qe frynte nga veriu. Hermiona kishte dale me shoqen e saj te ngushte, Aasen ne mengjes rreth ores nente kur ngrohej ca koha, dhe nuk besoja se do te ishte kthyer ne shtepi, duke qene se do e hanin dreken jashte dhe ora tani, akoma s'kishte shkuar dymbedhjete. Françeska ishte ne shkolle, e çova vete me makine ashtu si çdo dite. Kurse Martinezi duhej te kishte shkuar me vonese, ashtu siç bente gjithmone per te lene te pakten, pesembedhjete minuta mesim. Por atehere, pse e kishte ate ton ne zerin e tij Filipe?

Gjurme te erreta. ✔Where stories live. Discover now