Kapitulli i njezet e tete.

43 6 14
                                    

Pjesa e dyte - Para vrasjes.

E diela kishte lindur me nje diell aq te ngrohte, sa dukej sikur te ftonte te kaloje nje dite qe do te ishte e gjitha jotja. Kur ditet ishin me nje diell te tille, une dhe mami dilnim gjithmone dhe shkeputeshim pak nga izolimi i perditshem i shtepise. Ndonjehere, silleshim rrotull pikave turistike te rruges "Frederiksberg", por as mua e as asaj nuk na pelqente turma e turisteve qe nuk rreshte kurre, prandaj edhe shkonim ne ndonje park ku uleshim ne stol me nje kaush akulloreje ne dore. Ishte bukur te mendoje per ditet e mrekullueshme, por e dhimbshme te kuptoje se nuk do te ktheheshin me kurre.

Ermini me kishte nisur nje mesazh dje, nese mund te dilnim sot. I dergova vetem nje shenje qe nenkuptonte 'ne rregull'. Orarin e kishim lene ne mengjes: rreth ores tete dhe me pas, kur te arrinte ora nente e gjysme, ai me tha se duhej te shkoja e te takoja psikologun qe me kishte keshilluar, Karl Bojerin. Nuk e kisha me deshire, por nuk doja ta merzisja. Mbase gjate shetitjes, do e harronte fare... edhe pse qe te isha e sinqerte me veten, dyshoja. Ermini dukej nga ata tipa qe i kujtonin te gjitha.

Kur dola prej dhomes, ne korridor gjeta vetem Martinezin dhe Françesken, qe po luante me ndonje loje ne celularin e te vellait. Ai dukej se po behej gati te dilte, sepse po vishte xhaketen e zeze me te cilen e kisha pare gjate gjithe javes sikur s'kishte te tjera dhe ne njeren dore, po shtrengonte derrasen e skateboardit. U duk se me vuri re, se ngriti syte, por nuk me tha asgje. Sapo bera te ulja dorezen e te dilja perpara tij, ai me pyeti:

-Do te dalesh?

-Je qorr qe pyet? -Mezi e permbajta veten qe te mos i hidhja nje veshtrim te bezdisur. Nese kishte trasheguar diçka nga mamaja e tij idiote, ishte pikerisht fakti se pyeste per gjera qe ishin mjaft te qarta.

-Dalim bashke po ashtu, mos ta perplasim dy here deren, -me tha.

E çuditur, u ktheva nga ai. Por Martinezi nuk me pa me. Nuk dukej se e kishte edhe aq hallin tek dera, prandaj e kuptova qe do te me thoshte per ndonje gje. Ai nuk kishte kerkuar asnjehere te dilnim bashke, qofte edhe per gjysem rruge. Nuk i thashe gje, pasi edhe pastiçeria "Hart" nuk ishte shume larg. Deri aty, mund ta beja rrugen me Martinezin. Françeska me ngriti doren, por kur nuk i ktheva pergjigje, iu kthye serish lojes. Hapa deren dhe dola jashte. Ai nxitoi te dilte pas meje dhe e mbylli deren me zhurme, sikur donte te me tregonte se pikerisht per kete arsye, nuk donte ta mbyllnim deren dy here njeri pas tjetrit.

Me bisht te syrit, pashe se si perplasi ne toke derrasen e skateboardit dhe kerceu edhe vete siper saj. Ndonjehere, me pelqente Martinezi me ate sjelljen e tij aq moskokeçarese dhe indiferente, fare te ftohte. Madje, nje pjese e imja do te donte shume te ishte si ai, qe mos te me interesonte per asgje dhe qe te mos kisha keto ndjenja qe po me mberthenin keq: dhimbja, gezimi, gjithçka qe me ishte bashkuar ne nje te vetme. Mu duk vetja sikur isha mbeshtjelle si nje gur, kur ai me drejtoi nje pyetje te papritur:

-Si je?

-Qe kur ka filluar te te interesoje si jam? -ia ktheva po me pyetje. Askush nuk pyeste "si je?" ne familjen e Simpsonave. Madje, edhe pasi e shihnin qe kishin qare, nuk pyesnin se si ishin. E kisha hasur njehere kete, kur Françeska kishte uleritur e qare me te madhe dhe Xheniferi e çmendura, edhe pse e pa, nuk e pyeti se çfare kishte. Mama e tmerrshme, vetem me kete fjale mund ta perkufizoja.

-Me vjen keq, -me tha. E pashe nje cope here me habi, pastaj kur ai ktheu syte nga une, e ktheva koken drejt gjasme sikur nuk e kisha mendjen. -Per mamane tende. Duhet te jete... e tmerrshme.

Pavaresisht se u ndjeva keq qe ma rikujtoi, serish nuk i hodha faj Martinezit. Ai ishte i pari qe me pyeti se si isha, ishte i pari qe me tha se i vinte keq per mamane time. Ishte i pari qe po perpiqej te fliste me mua per ate teme. Mblodha supet, pa i thene asgje. Isha e pasigurt edhe çfare t'i thoja, jo se nuk kisha besim tek ai sepse e dija qe nuk do ia thoshte askush, por sepse nuk isha mesuar te shprehesha me pjesetaret e familjes se Simpsonave.

Gjurme te erreta. ✔Where stories live. Discover now