Kapitulli i tridhjete e kater.

51 6 28
                                    

Pjesa e dyte - Vrasja.

Mami me premtoi se do te hanim hot-doget daneze. Nuk i hengrem asnjehere.

E premtja kishte lindur me nje diell shkelqyes. U ngrita me kembet qe mezi me bindeshin dhe hapa grilat. Jashte, gjithçka shkelqente. Vila e Emes dukej sikur sapo ishte pastruar e gjitha, me ato lulet e bukura me emra te çuditshem qe dukej sikur te pershendesnin prej se largu. U largova prej dritares dhe terhoqa rrobat e para qe me zuri dora, pastaj zbrita poshte. Ora po shkonte tete, prandaj e dija qe ai ishte larguar. Nuk do te shkoja ne shkolle. E kisha bere te gjithe planin ne mendjen time. E dija edhe qe do te funksiononte. Ose shpresoja.

Me te zbritur poshte, ne kuzhine pashe Françesken, Martinezin dhe Xheniferin. Do te kisha preferuar qe Martinezi te mos ishte aty. Nuk doja qe ta shikoja ate. Dje, kisha shkuar si bebe pese vjeçe ne dhomen e tij dhe kisha qare. Por e dija qe Martinezi nuk do te pyeste per kete gje: nuk ishte ne natyren e tij. U afrova me ngadale, duke u perpjekur te mos ua terhiqja vemendjen, por Xheniferi u kthye e para. Me buzeqeshi me ate buzeqeshjen e saj te shtirur dhe me pyeti:

-Nuk do te shkosh ne shkolle? Je bere vone.

-Me duket se edhe femijet e tu, -ia ktheva, duke i dhene nje buzeqeshje tallese. Rrrotulloi syte e bezdisur, por nuk me tha asgje.

U ula ne nje prej karrigeve dhe terhoqa nje prej biskotave. Françeska me zgjati te tere pakon, duke u lekundur ne karrige. Asaj i pelqente kur me ndihmonte dhe as nuk e kuptoja perse. Ndonjehere, doja kaq shume qe t'i thoja se edhe une e doja shume, se e kisha te vetmen qe mund ta konsideroja si pjese te familjes sime, por nuk mundesha. Ose mund t'ia thoja kur te kthehej nga shkolla. me Xheniferin neper kembe, nuk behej fjale t'i thoja gje. Martinezi me hodhi nje veshtrim te shpejte, por nuk me tha asgje.

-Do te dal me Aasen sot, -thashe. Iu drejtova me shume Xheniferit, por ajo po bente sikur nuk e kishte mendjen. Tipike e saja. -Nuk do te shkoj ne shkolle, e kemi pushim.

-Thuaji babit tend, jo mua. Une s'jam mamaja jote.

Po, super, je gruaja e nje vrasesi dhe e nje tradhtari. Ndonjehere, me vinte keq per Xheniferin. Mbase ajo duhej ta dinte, por nuk kisha pse ia thoja. Nese ishte aq e zgjuar, do e kuptonte vete. Madje, nese ishte e zgjuar, do e kishte lene burrin e saj qe ne fillim, qe ne çastin kur e pati tradhtuar. Une nuk i detyrohesha asgje Xheniferit. U zgjata te merrja kutine me lengun e frutave, kur Françeska me pyeti papritur:

-Cfare jane ato, moter?

E terhoqa doren menjehere. Nuk takohesha me me Bojerin. Nuk takohesha me as me Erminin. Nuk kisha asnje arsye per te qendruar jashte asaj qe doja, qe me bente te ndihesha mire. Shenjat ne parakrahet e mi, qe dikur sapo kishin nisur te zhdukeshin, tani kishin çelur serish si lule pranvere. Terhoqa poshte menget e bluzes dhe nuk i ktheva pergjigje. Ajo kembenguli serish dhe e mohova fare idene per t'i thene se e doja shume kur te kthehej nga shkolla:

-Po ato shkronjat? Cfare domethene?

Tani, veshtrimi i Xheniferit dhe i Martinezit ishin kthyer nga mua. E dija qe edhe atyre u interesonte. Por nuk e ngrita mengen e bluzes dhe nuk u ktheva pergjigje. Ishte diçka qe me perkiste vetem mua. Mbase, dikujt mund t'i shkonte mendja. Mbase Françeskes. F.V. ishte tatuazhi qe kishte bere ate dite, pasi isha kthyer nga zyra e Bojerit. Filipe vrasesi. Por askush nuk do e kuptonte kurre, e dija. E kisha bere per t'u ndjere mire me veten, per te shuar zemerimin. Sepse per ta vrare, une e dija: nuk do e vrisja dot kurre.

-Hajde, Françeska, ngrihemi, -u ngrit e para Xheniferi. -U beme vone dhe duhet te shkojme ne shkolle.

Ajo ngriti shpatullat dhe zbriti prej karriges, duke nxituar ne korridor te mbathte kepucet. Martinezi u ngrit me nje bezdi te theksuar ne fytyre dhe terhoqi edhe derrasen e skateboardit qe kishte lene prane cepit te murit. Xheniferi ishte e fundit qe u kthye te largohej. Sapo beri te dilte prej dhomes, u kthye nga mua e me tha:

Gjurme te erreta. ✔Where stories live. Discover now