Pjesa e dyte - Para vrasjes.
Aasa ishte shume e zene per te me degjuar, duke nxjerre rrathe tymi nga cigarja qe po thithte, prandaj edhe une nuk po flisja. Ndonjehere, nuk me pelqente ajo. Menyra se si me injoronte dhe pastaj, vetem fliste per problemet e veta nderkohe qe une, fare e pashprese, si nje njeri i deshperuar per nje mik, e degjoja. Tani, kisha nevoje t'i shprehesha asaj, dhe ajo po me injoronte me ate stilin e saj te zakonshem kinse po merrej me diçka me te rendesishme. Qe kur ishte bere tymi i cigares diçka me e rendesishme se problemet e mia? Por mbase, asaj nuk i interesonte. Sigurisht qe nuk i interesonte, e dija, por te pakten, te tregonte pakez respekt.
-Cfare behet me Gusin? -e pyeta. Preferoja me shume qe te flisja une me te sesa te na behej mikeshe kjo heshtje e pahijshme, aspak simpatike dhe e ngrohte.
Ajo nuk u pergjigj, por shtriu koken pas dhe tymi i cigares iu ngjit siper dhe iu davarit ne qiell, mes pluhurit te makinave te Kopanhages. Gusi, ose Augusti siç e kishte gjate, kishte qene i dashuri i saj qe kur filloi shkolla. Me pelqente çifti i tyre, por vija bast se kohet e fundit ishin ndare. Isha ndjere gjithmone xheloze per Aasen qe kishte nje jete kaq te perkryer, me nje te dashur simpatik dhe me dy prinder qe dukej se nuk çanin koken hiç qe ajo pinte cigare e madje, edhe hashash. Te mite do te me vrisnin nese merrnin vesh qe pija edhe alkool.
-Pse mos te flasim per ty me mire? -me drejtoi ate pyetje aq qesharake ajo. Dreqin, une kisha qene duke i folur per veten gjate gjithe kohes asaj dhe ajo as nuk me kishte degjuar!
-Jeni ndare, keshtu? -e shmanga pyetjen e saj. Mami me thoshte gjithmone se nese dikush te shmang ne fillim, nuk ka per gje te te shmange edhe njehere te dyte. Mos ia thuaj problemet e tua njerezve qe nuk kane interes te te degjojne, kjo ishte motoja e saj.
-E pashe kur po puthte Noren, -me tha pa ndonje deshire te madhe. -Ajo kuçka e dreqit dukej e kenaqur qe ia kishte arritur qellimit. Ti e di si e ka pare ajo gjithmone Gusin tim.
Gusin tim. Sa qesharake! Une isha vajza qe nuk me pelqente te kisha nje te dashur qe ne moshen gjashtembedhjete vjeçare, nuk me pelqente as te ngaterrohesha me lidhjet ne kete moshe. Per mua, ato ishin budallallek. Gjithmone te tille do te mbeteshin. Madje, nese kishte mundesi, do te doja as te mos lidhesha ndonjehere. Me pelqente vetmia. Mbase sepse ne fund te fundit, nuk ishte plotesisht vetem. Aasa e quante kete mospelqim timin ndaj lidhjeve si shkak i lidhjes se deshtuar se prinderve te mi.
-Nuk besoj se Gusi e pelqen ate, pale t'ia kete kthyer puthjen, -i thashe. Per mua, Gusi ishte mashkulli me i mire ne bote. Ai i kishte te gjitha: sinqeritetin, ngrohtesine, besnikerine, dashurine. Edhe me degjonte, nuk me injoronte si Aasa.
-E pashe me syte e mi, Hermiona! -me thirri e acaruar. U kthye nga mua dhe cigaren qe mbante mes dy gishtave, e hodhi ne toke tere inat.
-Ne rregull, -ngrita duart e dorezuar. Po te thoshte Aasa qe e kishte pare me syte e saj, ashtu qofte. Edhe pse dyshoja, gjithsesi.
Ajo nuk foli me, nxorri serish paketen e duhanit dhe terhoqi nje cigare tjeter. Me zgjati njehere edhe mua, por mohova me koke. Nuk doja te pija cigare kur shkoja tek shtepia e mamase sime. Asaj nuk i pelqente kur qelbesha era tym. Kurse kur shkoja ne shtepine e babit, mund te sillesha si te doja. Mund te pija cigare edhe ne shtepi, t'i fryja tymin Martinezit drejt e ne fytyre teksa luante videolojerat e tij te dreqit, te hidhesha ne shtrat me gjithe kepuce dhe te shaja me ze te larta, pa me plasur fare se mund te me degjonte Françeska acaruese.
-Nga mami do te shkosh edhe sot? -me pyeti ajo, por nuk me veshtroi. E kisha zili Aasen qe e shfaqte aq hapur qe nuk i interesonte fare per mua.
-Po, -pohova. Hapte tema shume te bezdisshme. Pastaj, ia thashe edhe dje se do te shkoja nga mami. Kam pasur gjithmone nje antipati te theksuar ndaj njerezve qe pyesnin dy here per te njejtat gjera qe jane fare te papelqyeshme.
YOU ARE READING
Gjurme te erreta. ✔
Mystery / ThrillerXheniferi e kishte falur tradhtine e bashkeshortit me mendimin se nje vajze adoleshente ne nje familje nuk do te ishte aq keq. Kur ajo gjendet e vdekur ne vasken e shtepise se saj, Xheniferi e gjen veten duke u drejtuar gishtin te gjitheve atyre qe...