Pjesa e pare - E verteta.
Ai do te kthehej brenda atyre minutave. E kisha çuar Françesken ne dhomen e saj dhe isha perpjekur ta vija ne gjume, kurse Martinezi ishte mbyllur ne dhomen e tij duke luajtur me videolojera. Une po qendroja ne sallen e bukur te ndjenjes dhe po prisja te degjoja deren qe do te hapej. Nuk do i ulerisja atij, as nuk do e kercenoja se do i thoja policise, vetem do te kerkoja nje arsye perse. Me detyrohej. Mbase sepse kishim kaluar kaq shume vjet bashke sa ai nuk mundej thjesht, te injoronte gjithçka. Ai me veshtrimin e tij te embel dhe buzeqeshjen e pafajshme, kur ishte fajtore.
Ora nuk dukej sikur levizte dhe minutat sikur kishin ngrire. Jashte, kishte nisur te perendonte dielli, por akoma degjoheshin zhurmat e trafikut. U ngrita me ngadale dhe zgjodha te shkoja ne dhomen e Françeskes. Ajo e dinte. E dija qe e dinte. Mbase mund ta beja te fliste, mbase mund t'i thoja se edhe une e dija dhe do te flisja me babin. Mezi i binda kembet te shkonin deri ne dhomen e Françeskes. E hapa me ngadale, por kjo nuk e beri ate te mos e kthente koken dhe te me shikonte. Shtrengonte fort arushin ne kraharor.
-Ckemi, zemer, -mermerita. Shtyta me ngadale deren dhe u ula prane shtratit te saj. Ajo vazhoi te qendronte e kruspullosur, mbeshtjelle me çarçafin deri ne fyt. Me kujtua se si pati gjuajtur te atin me arushin qe tani mbante ne dore, nje dite. Sa e pata qortuar, kur ajo kishte bere gjene me te duhur ne bote! -Nuk po fle? Nuk ke gjume?
Tundi koken ne shenje mohimi. U shtriva edhe une prane saj dhe e afrova prane vetes. Françeska me hodhi krahun e saj te vogel rreth belit dhe u shtrengua pas meje. Ishte serish vajza ime e vogel. Ishte serish vajza, qe une e doja aq shume. Françeska e bukur, me floket e argjendte dhe syte ngjyre deti. Por ajo nuk fliste me. Ajo nuk e kishte me buzeqeshjen e madhe ne fytyre. Dhe syte e saj te embel ishin te zhytur perhere ne nje llum trishtimi, si nje det i trazuar.
-Mami e di, -i thashe. Ajo nuk e ngriti koken, as une nuk e shkeputa veshtrimin prej tavanit. -E di qe e ka bere ai, zemer. Me vjen shume keq qe e ke pare diçka te tille. Por une te çova ne shkolle ate dite, shpirt, a nuk te çova?
E shtyta pak me tej dhe u perpoqa ta shikoja ne sy. Ajo ne fillim, ngriti syte dhe me pa, por pastaj e zhyti serish koken midis qafes e shpatulles sime dhe nuk foli. Nuk e mbaja mend mire çfare kishte ndodhur ate dite. Mbaja mend vetem fjalet e Martinezit. Dhe shprehjen e tmerruar te fytyres se tij. Por nuk e dija çfare kishte ndodhur tjeter. Mbase nuk do e dija kurre. Nje ide me lindi sakaq ne mendje dhe kerceva me kembe. Rremova ne librat e Françeskes dhe terhoqa nje cope leter te bardhe dhe nje laps. E mbeshteta ne komo dhe duke i rene asaj lehte me dore, i thashe:
-Pse nuk ia shkruan mamit ato qe ke pare? Si thua, zemer?
Me pa si e habitur. Qendroi nje hop ashtu, vetem duke me veshtruar, pastaj zgjati doren dhe priti t'i jepja lapsin. Ia dorezova menjehere dhe prita e paduruar. Ajo u afrua prane komose dhe seç zuri te shkruante. E kishte zene te gjithe fleten me dore, prandaj nuk e dalloja dot çfare po shkruante. Pastaj, terhoqi doren pas dhe e ktheu fleten nga mua. Ngriti koken dhe me pa me ate veshtrimin e tmerruar, te frikesuar. Mora ne dore fleten. "Mos flit me ate, mami". Ktheva menjehere koken nga ajo.
-Cfare po thua, Françeska?
Ajo me mori letren nga dora dhe ma beri me shenje nga ajo qe kishte shkruajtur. "Mos flit me ate, mami". Nuk e kuptoja pse ma thoshte kete. Nuk ishte nje zgjedhje, ishte nje detyrim. Nuk mund thjesht te qendronim me nje vrases, apo t'ia mbathnim... po ne mund t'ia mbathnim, apo jo? Mund te merrja disa rroba, te therrisja Martinezin dhe te ngrija Françesken ne krahe, te merrja "Teslen" dhe te largohesha bashke me te. Por kisha frike. Per te paren here, kisha shume frike.
-Duhet te flas, zemer, -e pashe e trishtuar. -Nuk kam zgjedhje tjeter...
Ajo nuk priti sa te perfundoja fjaline, por uli serish poshte letren dhe seç zuri te shkruante. Maja e lapsit qe shkiste ne flete, ishte e tmerrshme. Dukej sikur pergatitej te shkruante fjaline me te tmerrshme, ate me frikesuese. Pastaj, e terhoqi doren poshte. E ktheva fleten nga vetja. "Edhe motra foli me te. Ai e vrau". Hermiona foli me te. Per çfare kishte folur Hermiona me te? Pastaj, diçka kerceu brenda meje. Fjalet e Emes, qe pak me pare ishin mbytur, tani kercyen jashte. Mamane e saj e vrane.
YOU ARE READING
Gjurme te erreta. ✔
Mystery / ThrillerXheniferi e kishte falur tradhtine e bashkeshortit me mendimin se nje vajze adoleshente ne nje familje nuk do te ishte aq keq. Kur ajo gjendet e vdekur ne vasken e shtepise se saj, Xheniferi e gjen veten duke u drejtuar gishtin te gjitheve atyre qe...