Kapitulli i njezet e nje.

53 7 28
                                    

Pjesa e pare - Pas vrasjes.

Pas perendimit te diellit, gjithçka zhytej ne erresire. Ora shenonte dhjete, por Filipe dhe femijet nuk ishin kthyer akoma: me shume siguri, do te kishin shkuar per darke ne shtepine e Eles. Dhe askush prej tyre nuk me kishte shkruajtur, te me thoshte se nuk do te ktheheshin, se nuk ishte nevoja te prisja. Mbase kaq ishte ajo çfare vleja, ajo çfare vleja vertet per ta. Tani, shoqerohesha vetem nga tik-taku i ores ne mur dhe nga terri qe pushtonte te gjithe shtepine. Kisha kryqezuar duart ne tavoline dhe po prisja. Por nuk isha e sigurt se per çfare.

A mund t'ia japesh Hermiones kete leter, te lutem? Kete me kishte thene kamerieri turk i pastiçerise "Hart". Ku e kisha lene ate leter? As nuk e kisha hapur. Kishte kaluar nje jave dhe shpresoja qe mos ta kisha lare pallton qe pata veshur ate dite, por nuk mbaja mend te kisha futur ndonje pallto ose xhup ne lavatriçe keto dite. U ngrita tere pertese dhe hapa driten. Mu desh te pulisja dy here syte qe te mesohesha me ndriçimin e saj. Ndalova perballe dollapit dhe nisa te kerkoja neper xhepat e te gjitha palltove.

E ndjeva copen e letres. Ishte e thate, pak e zhubrosur. Me ngadale, e terhoqa. Ishte palosur kater here, sikur turku te kishte pasur frike se do te binte ne dore te gabuar. Por ai ma kishte besuar çuditerisht mua. Mos valle Hermiona i kishte falur atij -me shume siguri, vrasesit -per mua? Po pse i kishte thene se isha mamaja e saj? Ajo nuk dukej se me donte aq shume sa per t'i thene botes se isha mamaja e saj. Ose nuk me donte fare. Ah, sa do te doja ta pyesja! Ta pyesja per kaq shume gjera! Por gjithçka me kishte mbetur ishte kjo leter.

U ula ne cep te shtratit qe dukej aq bosh pa pranine e Filipes dhe e hapa letren me ngadale. Ne anen tjeter te shtratit, ne te djathte, aty ku ulej Filipe, ndjeva nje prani te çuditshme. Ktheva koken dhe pashe Hermionen. Dukej e nxehur dhe e merzitur, te dyja ndjenjat perzier bashke. Ishte ulur prane Filipes dhe seç po i thoshte me zerin qe nuk kuptohej ne ishte i ankuar, i qurravitur si nje foshnje apo i qete e i duruar, apo talles e ironik siç e kishte zakonisht. Pastaj, i fiksoi syte tek nje pike e pacaktuar dhe priti. Njesoj si mua: edhe ajo priste diçka te pakuptimte.

"E dashur Hermiona,
Po ta shkruaj kete leter, duke e ditur se nuk mund ta injorosh si mesazhet ne celular. Ti mund ta injroosh celularin, sepse nuk je e fiksuar pas teknologjise çuditerisht, por letra do te te beje kurioze duke te pritur ta hapesh. Prandaj, te lutem, mos me fajeso qe te nisa kete leter dhe me kaq vonese.
Ti e di qe jam keq me fjalet.
Dua te te them vetem dy gjera. E para, te kerkoj falje. E di qe ishte nje veprim i pamend nga ana ime qe mos te te tregoja, por mendoja se keshtu do te ishte me mire. Nuk e dija qe i urreje edhe genjeshtrat. Nuk dua ta ekzgjagjeroj, por e imja ishte me teper genjeshter e bardhe. Prandaj, te lutem, me fal. Nese nuk e marr ndjesen tende, nuk do te gjej dot paqe. Dhe e dyta, doja te te thoja se te dua. Te dua shume. I dua kaq shume floket e tu ngjyre gruri, fytyren tende te bardhe dhe syte e kalter. E dua edhe qendrimin tend kokeforte dhe sjelljen harbute qe ke me raste. Te kam dashur qe ne momentin e pare qe te pashe. Te dua shume.
Te kerkoj falje. Dhe e di qe nuk do te me falesh, por dua te takohemi kete te premte, nese mundesh.

I yti, Ermin."

Nuk ishte asgje me shume se nje leter e shemtuar dashurie, ku siç dukej kamerierit te mallkuar turk i dukej vetja Romeo. Prisja me teper, por nuk e dija as vete se çfare prisja. Siç dukej, ky djali, Ermini duhej te ishte ndonje i dashur i Hermiones. Nuk çuditesha qe ajo kishte nje te tille: Hermiona mund te kishte edhe dy, edhe tre ose kater si mamaja e saj bushter. Por dukej se ai kishte bere nje gabim perderisa i kishte kerkuar falje. Por nuk dukej se e kishte vrare. Nuk te jepte ate pershtypje pamja e tij kur me zgjati letren: sikur ta kishte vrare.

E palosa serish letren me katersh dhe e mbajta shtrenguar mes duarve. Do ia dorezoja serish mbrapsht. Apo ishte me mire ta grisja? Jo, ishte me mire ta grisja, vertet. Nuk isha aq e sigurt se Ermini nuk kishte gisht me vrasjen e Hermiones. Kisha pare filma mister edhe une ku vrasesi dilte gjithmone ai qe s'ta priste mendja. Por tek kush nuk po ma priste mendja mua? Po dyshoja tek çdokush: edhe tek familja ime. Per ironi te fatit, po dyshoja edhe tek vete vetja ime.

Gjurme te erreta. ✔Where stories live. Discover now