Pjesa e dyte - Para vrasjes.
Sapo kaperceva oborrin e shtepise, me doli mu perballe Abigeili. Po mbante stampuar nje nga ato buzeqeshjen e tij dashakeqese ne fytyre dhe vetem qendronte perballe meje e nuk me linte te kaloja. Pyesja veten se si kishte mundesi qe ishte i tille, pasi jetonte edhe me nje te moshuar, qe dukej sikur ishte gjyshja me e mire qe mund te kishte dikush. Bera ta parakaloja, kur dora e tij mbertheu fort parakrahun tim. Ktheva me vrull koken nga ai, gati per t'ia hequr nje turinjve. Nuk isha ne humor edhe per fjalet e tij, nuk doja te zihesha me askend tjeter. Kishte mjaftuar gjithe ajo skene ne shtepi.
-Je bere me gjak, -me tha. Kishte kapur doren time te gjakosur dhe po e shikonte me vemendje, sikur te donte te dinte me çfare isha plagosur.
-Po, nuk eshte puna jote, -ia ktheva fare thate e desha ta terhiqja, por ai e mbajti shtrenguar fort.
-Jo, nuk eshte, -me hodhi nje veshtrim te shpejte, pastaj uli serish syte tek dora ime. Bera edhe nje perpjekje tjeter per ta terhequr, por nuk me lejoi. Madje, fare papritur, e afroi doren time prane buzeve te tij. Gjuha e tij pershkroi kyçet e gishterinjve te mi.
E terhoqa menjehere. Ai u duk se nuk e priti terheqjen time te vrullshme, se nuk arriti te ma kapte ne kohe. U largova me vrap, pa i thene asgje. Nuk doja te kisha te beja me Abigeilin. Ndonjehere, gjithçka doja te beja ishte t'i thoja Emes per nipin e saj te çmendur, por nuk ma bente zemra. Ema dukej se e dinte çfare ishte i afte Abigeili te bente, e dinte edhe si sillej, por nuk guxonte te fliste per te, si te gjitha gjyshet qe ngurrojne per te thene nje fjale te keqe per nipin e tyre. Nuk kishte faj ajo, jo. Nuk kisha fare perse i thoja asaj.
Vrapova deri ne fund te rruges se vilave dhe pastaj, ndalova duke ngadalesuar hapat. Zemra vazhdonte te me rrihte po aq shpejt edhe kur arrita perballe pastiçerise "Hart". Fshiva doren pas pantallonave per te pastruar gjakun, por ai duhej te ishte thare ca sepse nuk u shkeput e gjitha prej pellembes sime. Mora fryme thelle perpara se te hyja brenda. Si gjithmone, pastiçeria ishte plot, por Aasen dhe Gusin nuk po m'i zinte syri. U rrotullova nje cope here per t'i gjetur dhe kur u ktheva per te dale, thuajse u perplasa me Erminin qe me qendronte perballe.
-Hej, -arrita te thoja. Mu kujtuan telefonatat dhe mesazhet qe me pati lene. Isha treguar aq e keqe me te, sikur te ishte faji i tij per humbjen e mamit tim. Por dhimbja te bente ta humbisje interesin per njerezit.
-Je... je mire? -pyeti me ze te ulet, sikur po perpiqej te mbrohej nga njerezit rrotull qe as nuk po na degjonin.
-Po. Me vjen keq qe nuk te kam takuar... kam qene e zene, -iu pergjigja. Nuk do i thoja atij qe mami kishte vdekur. Nuk doja qe ta dinte askush. Sepse nuk kishin pse ta dinin.
-Nuk dua te dukem fyes, por sa e zene mund te kesh qene, Herms'? -Nga pyetja e tij, rrudha ballin dhe e pashe me habi. -Te qenit i zene, nuk te ben te plagosesh veten, -ma beri me koke nga dora e gjakosur. Dreqin, binte kaq shume ne sy.
Nuk i ktheva pergjigje. E rrasa doren ne xhep dhe ktheva koken nga ana tjeter. Njerezit ne pastiçerine "Hart" dukeshin gjithmone te lumtur, si nje koshere bletesh qe fluturonin nga gezimi e perplaseshin me njera-tjetren tek grumbullonin mjaltin. Ja, aty ishte nje familje e lumtur qe po qeshnin me njeri-tjetrin, vellai i madh qe po bezdiste motren e vogel qe nuk tuboste dot gjuhen njejte si ai. Pak me tej, ishte nje çift i moshuar qe po shikonin njeri-tjetrin ne sy pa thene asnje fjale, sikur te ishin duke folur permes veshtrimeve. Dhe ja, diku ne nje tavoline te veçuar ishte ajo tufa e adoleshenteve arrogante qe bertisnin me te madhe pa e vrare mendjen.
-Me prit mbrapa pastiçerise, nese mundesh. Do te vij per pese minuta, -me tha.
Nuk me la kohe as te shpjegohesha, sepse me parakaloi. Ama, ia kisha per borxh Erminit aq gje. Atij i nevojitej nje pergjigje. Ose mendoja une se i nevojitej. Mbase sepse isha aq e pashprese sa e vetmja gje qe doja ishte t'i shprehesha dikujt. Dhe Ermini mund te ishte i vetmi qe mund te me kuptonte. Aasa nuk e kishte kureshtjen as per te degjuar, kurse Augusti vetem sa do te hiqej se i vinte keq. Perveç tij, mua nuk me erdhi askush tjeter ne mendje qe mund t'i hapesha.
YOU ARE READING
Gjurme te erreta. ✔
Misterio / SuspensoXheniferi e kishte falur tradhtine e bashkeshortit me mendimin se nje vajze adoleshente ne nje familje nuk do te ishte aq keq. Kur ajo gjendet e vdekur ne vasken e shtepise se saj, Xheniferi e gjen veten duke u drejtuar gishtin te gjitheve atyre qe...