Kapitulli i dhjete.

67 9 20
                                    

Pjesa e dyte - Para vrasjes.

Ne enderr, pashe mamin. Ajo po me tundte ne shilaresin ne Parkun e Kulles dhe po me buzeqeshte. Une kisha frike se ajo do te largohej dhe nuk do te me kapte me. Por ajo ishte gjithmone aty, duke me buzeqeshur dhe duke me pritur per te me shtyre edhe njehere, gjithmone e me shume, aq lart sa une mund ta ndieja feshferitjen e gjetheve pas flokeve te mi. I thashe te me premtonte se nuk do te largohej. Me tha se nuk do te me linte asnjehere, as ne makthet me te keqija qe do te shihja, se ajo do te ishte aty, si nje nyje lidhese ndermjet litareve edhe ne trurin tim, iluzionet e endrrave te mia.

U zgjova e trembur dhe qull ne djerse. Kisha lagur edhe shtratin si te isha femije. Per nje muaj, beja shtatembedhjete dhe tani, kisha lagur edhe shtratin. Isha e sigurt se as Françeska nuk e bente kete. U neverita nga vetja. Por ajo qe me lendoi me shume ishte se mami nuk ishte aty. Nuk po me shtynte me ne shilares dhe nuk po me thoshte se do te ishte gjithmone me mua. Ajo ishte zhdukur vetvetiu, teksa une kisha qene lart, ulur ne shilares, duke pare qiellin e madh qe nuk prekej dot kurre dhe duke ndjere gjethet ne ballin tim.

Bera nje dush perpara se te vishesha. U ndjeva me e paster dhe me e qete. Do te fusja çarçafet ne lavatriçe bashke me disa rroba te tjera qe Xheniferi mos t'i vinte re. Vetem kur po hiqja çarçafet, kuptova se kisha harruar te nxirrja Fuzin prej çantes. Isha shume e madhe per te menduar se e kisha lagur shtratin sepse nuk kisha fjetur me te, por doja te besoja se kjo qendronte me shume se thjesht, prej endrres qe kisha pare. E lashe perseri brenda ne çante dhe mbylla zinxhirin. Nuk doja qe te ma shihnin, perndryshe Martinezi do te tallej se une flija me nje arush si te isha bebe.

Mbatha rrobat e para qe me zuri dora dhe ndalova perpara pasqyres. Dukesha e lodhur. Edhe fytyra me kishte marre nje ngjyre me te verdhe, por nuk do te perdorja asnje puder apo çfaredo te ishin ato gjerat e grimit. Nuk doja ta acaroja lekuren. Celulari vendosur ne komo, me terhoqi vemendjen. E terhoqa dhe i hodha nje sy te shpejte. Asnje telefonate dhe asnje mesazh. Por mami do te me kishte telefonuar deri me tani, apo jo? Mbase ndihej fajtore. Mbase duhej t'i shkruaja une e para. Por nuk dija çfare duhej t'i shkruaja. Ta pyesja se perse iku vetem? E merzitur, e futa celularin ne xhep.

Hapa deren qe e kisha mbyllur me çeles dhe dola jashte dhomes. Drita e korridorit ishte e mbyllur. E vetmja drite vinte nga dhoma e Françeskes, qe flinte me abazhurin ndezur. Kishte frike nga erresira, kishte frike nga shtrengatat, kishte frike nga gjithçka qe ishte e bukur: nuk e kuptoja ate vajze. Xheniferi ishte kujdesur t'i ulte te gjitha grilat e t'i mbyllte te gjitha perdet, prandaj nuk hynte asnje rreze dielli -neqoftese kishte diell jashte. Mezi e gjeta parmakun e shkalleve, ku te mbahesha teksa zbrita poshte.

-U zgjove, zemer, -degjova zerin e babit nga poshte. Syte e tij e embel bojekafe feksnin nen gjysemhijen e salles se ngrenies. Drita hynte prej grilave te hapura, por qiellit ishte i vranet dhe nuk e mposhte mjaftueshem mire erresiren, por qorrohej bashke me te. -Si fjete?

-Mire, -ia prita fare thate. Zbrita edhe shkallet e fundit dhe e parakalova, duke hyre ne kuzhine. E dija qe po buzeqeshte tani, pa u kthyer fare nga une. 

Hapa çdo kanate e çdo sirtar per te gjetur ndonje pako dritherash, por dukej sikur ketu ushqeheshin vetem me veze dhe lenge portokalli.  Edhe pakoja e biskotave qe kishin, ishin ato te shpifura me arre kokosi. I mbylla kanatat tere nerva dhe u ula ne karrige. Do te haja jashte. Mund t'i nisja nje mesazh edhe Aases qe te vinte me mua e ta hanim mengjesin bashke: ajo mund te me thoshte 'jo' mua, por jo ushqimit. Nxorra celularin gati per t'i nisur nje mesazh, kur babi erdhi dhe u ul ne karrigen anash meje. I hodha nje veshtrim te shpejte dhe ai foli, me ate buzeqeshjen e zakonshme ne fytyre:

-Nuk po flas, pse me sheh ashtu?

-Sapo fole, -ia ktheva. Qeshi. Dukej sikur donte te me bente te ndihesha mire, te me bente te kujtohesha se ai nuk me kishte lene si mami. Por ai na pati lene te dyjave qe ne fillim. Tradhtia ishte me e madhe se braktisja. 

Gjurme te erreta. ✔Where stories live. Discover now