Kapitulli i gjashtembedhjete.

49 8 24
                                    

Per te shkuar ne shetitoren e Bispebjergut, mora metrone M3 dhe autobusin e linjes A4. Aasa pa dyshim qe e kishte tepruar me veshjen dhe nisa te ndihesha ne siklet. Per nje arsye a nje tjeter, me dukej sikur te gjithe i kishin syte tek mua. Po shikonin kete vajze gjashtembedhjete vjeçare qe kishte mbathur nje fund te shkurter me kuadrate te kuq e te zinj, nje pale geta te zeza dhe nje bluze te ngushte qe sipas Aases, me tregonte format qe une dyshoja se i kisha. Edhe tualeti qe ajo me kishte bere, me dukej i tepruar. Nuk isha lyer asnjehere dhe tani, me dukej sikur fytyra me peshonte dhe pavaresisht se Aasa me kishte porositur te mos i pulisja syte shume shpesh per mos ta ngjitur poshte syve, une serish dukej se po i pulisja me teper se zakonisht.

E kisha mbeshtetur koken pas dritares se autobusit dhe po shikoja jashte, rruget qe me treteshin perpara syve si nje pamje qe dilte e pastaj, zhdukej vetem ne nje fragment sekondash. Ne sediljen perkrah meje, ishte ulur nje burre me nje kapele te kendshme ku lexonte me shkronja te medha "Greqi". Nuk donte shume mend qe ishte grek. Kur e veshtrova, ai me buzeqeshi. Fillimisht mendova t'ia ktheja buzeqeshjen qe me dha, por pastaj kur pashe se si veshtrimi i tij u ul drejt fundit tim te shkurter, u shtyta me tej dhe u ngjesha pas dritares. Kjo ishte edhe perse i urreja njerezit.

Kur autobusi ndaloi, prita qe turma te shperndahej e tera perpara se te dilja edhe une. Shetitorja e Bispebjergut ishte e madhe, me nje rradhe pemesh qe shkelqenin nen rrezet e diellit te dobet pranveror ne lule ngjyre roze. E vetmja gje e keqe ishte ajo turma e çmendur e njerezve, qe dukej sikur nuk perfundonte kurre. Autobusi u largua fill pasi zbrita une, duke lene pas nje fjolle tymi qe u duk sikur me mbeshtolli te teren. Nisa te veshtroja perqark: Erminin nuk po e gjeja gjekund'. Ose turma ishte shume e madhe per te hasur silueten e tij, ose ai nuk kishte ardhur.

Mendimi i fundit me beri te zieja perbrenda dhe gjaku te me vershonte me vrull ne vena. Po sikur ai te mos kishte ardhur? Isha treguar budallaqe. Shume budallaqe. Une nuk besoja ne gjera te tilla, ne dashuri ne qofte e shkruar ta quanim keshtu siç thoshte Gusi dhe Aasa. Nuk besoja as se meshkujt ishin te fiksuar me mua, qe nuk ua varja fare. Isha treguar budallaqe qe kisha besuar fjalet e tij, qe kisha pare endrra te tilla se ai vertet do te vinte. Nuk do te vinte. Nuk ishte ketu. Nuk do te ishte kurre. 

-Hej, -degjova nje ze pas vetes. E njoha menjehere kush ishte, por nuk munda te kthehesha. Nuk doja qe ai te shikonte fytyren time, qe me dukej aq e ekzgjagjeruar. Te shikonte penelin e gjate qe me kishte bere Aasa, por ne nje vije aq te drejte si profesioniste, buzet e lyera me buzekuqin roze te lehte qe i pershtatej ngjyres se lekures sime dhe as rimelin qe duhej te me ishte ngjitur poshte syve.

Pastaj, u ktheva. Dielli derdhej embel midis nesh, duke me zhytur vetem mua ne nje gjysemhije poshte pemeve me lule roze. Ai shkelqente nga rrezet e diellit te prillit. Kishte stampuar ate buzeqeshjen e kendshme ne fytyren e hijshme. E urreva veten qe e mendova faktin se sa i bukur dukej ai pa uniformen e punes ne pastiçerine "Hart". Syte e tij te zinj po me veshtronin me nje ndriçim te tille, qe une nuk e kuptoja ne ishte drita e diellit apo diçka tjeter. Ne fund, pashe cepat e buzeve te tij te shkeputeshin nga njera-tjetra dhe te thoshte:

-Je bere... e lezetshme.

E lezetshme. Aasa me shume mundesi do te mendonte se ky mashkull ishte idiot qe zgjidhte ate mbiemer per nje femer. Por une ndjeva nje lloj kenaqesie perbrenda kur ai e tha ate fjale. Kur me percaktoi si te lezetshme. Une nuk i pelqeja meshkujt qe thonin se isha e bukur, ose flake fare siç u pelqente atyre te thonin. Kurse Ermini kishte zgjedhur ate mbiemer "e lezetshme", thene me ate buzeqeshjen e kendshme, aq te paqte e te rrumbullakosur. E lezetshme.

-Shoqja ime beri punen me te madhe, -i thashe duke qeshur lehte, pak ne siklet. Pastaj mu duk vetja budallaçke fare qe e thashe. Ai as kishte pyetur kush e kishte bere punen, me kishte thene vetem se isha e lezetshme. E lezetshme. Oh Zot, Herms', mblidhe veten!

Gjurme te erreta. ✔Where stories live. Discover now