Pjesa e dyte - Para vrasjes.
-Djemte jane budallenj, kjo eshte e gjitha.
-Edhe burri yt?
-Edhe burri im. Sa shume gabime ka bere ai dhe une ia kam falur te tera! Me beso, Hermiona, djemte jane idiote. Ne ka qenie me te trashe ne bote, ata jane djemte. Kam me shume pervoje se ty, prandaj te lutem mos ma kthe fjalen se do te fyhem.
Qeshi lehte dhe me ra me berryl. Buzeqesha lehte, pas tere atyre loteve te shteruar. Donte edhe tre jave te arrinte ditelindja ime, por me dukej sikur ditet kishin ikur aq shpejt sa nuk po e kapja dot me sensin e kohes. Tani, isha ulur prane Emes ne shtepine e saj te rehatshme me Olene qe me vervitej neper kembe duke kerkuar t'i jepja edhe nje tjeter biskote nga ato qe po haja. Ishte fresket ne shtepine e Emes, pavaresisht se jashte bente nje vape e tmerrshme. Ajo e pa Olene qe po me qendronte prane e po me shikonte me syte e pikelluar dhe i hodhi nje nga biskotat e veta.
-Ja, edhe ate qen, Malkomi e mori, -tundi koken me mospelqim ajo. Ema nuk e kishte thene asnjehere emrin e burrit te saj, por e mora me mend qe Malkomi duhej te ishte bashkeshorti i saj i ndjere. -E mori pa lejen time dhe u nxeha shume ate dite. Ja, si sot e mbaj mend. I ulerita se do e flakja qenin ne rruge. Por s'e bera kurre, -qeshi perseri dhe fytyra iu embelsua njejte si biskotat qe po haja.
-Por Oleja eshte i adhurueshem, si ke guxuar te thuash se do e flakje jashte? -e pashe, duke bere kinse sikur u deshperova me fjaline e saj. Ema me dhuroi nje veshtrim te vengert dhe nuk munda ta mbaja te buzeqeshuren.
-Keshtu qe, Hermiona, te lutem, mos e vrit mendjen per disa djem, -u kthye nga mua dhe dora e saj shtrengoi timen. Me buzeqeshi me ate buzeqeshjen e saj te ngrohte, aq te embel. -Ti ke gjithe jeten tende perpara. Ai qe te do vertet, do te t'i thoje te gjitha. Nuk ia vlen te qash per djemte. Femra duhet te ndihet sikur eshte ne qender te botes.
Doja t'i besoja Emes, por serish e ndieja ate dhimbjen ne kraharor. Kishin kaluar dhjete dite qe nga hera e fundit kur pata folur me Erminin dhe ndihesha ende keq. Ai nuk me kishte shkruajtur me, as nuk me kishte telefonuar. Dukej sikur respektonte vendimin tim ose sikur kishte frike te perballej me mua. Por Ema kishte te drejte. Nuk ia vlente te qaja per te. Dhe une doja t'i besoja asaj, sepse kishte kaluar me shume se mua, sepse ajo e njihte dashurine me teper seç e njihja une qe isha vetem nje adoleshente e zhgenjyer.
-Si thua, do bejme nje foto? Ta kete kujtim kjo plaka e gjore, -me shkeli syrin.
-Nuk e kemi bere akoma nje foto ne? -i buzeqesha. Rreshqita berrylin dhe fshiva syte.
Ema u zgjat te merrte celularin qe kishte lene mbi komo. E hapi si e pabindur dhe nisi te kerkonte per kameren, edhe pse e kishte ne qender. Kur e pashe qe po shikonte me kot rrotull, e shtypa vete. Ajo qeshi, tundi koken me mospelqim dhe tha:
-Asnjehere nuk do te mesohem me teknologjine e sotme.
E vendosa celularin mbeshtetur pas pjates rrumbullake plot me biskota dhe u afrova prane Emes. Ajo me shtrengoi fort dhe pasi me veshtroi nje cope here, ktheu koken nga kamera. Stampova nje buzeqeshje ne fytyre dhe e shtypa foton. Ajo u shkrep me nje kercitje te lehte. Ema e mori celularin ne dore e emocionuar dhe kerkoi per foton. Mu duk sikur ishte gjeja me e bukur qe pata pare buzeqeshja e ngazellyer qe kaloi ne fytyren e saj.
-Mund te behet fotografi kjo foto? -pyeti, duke u kthyer nga mua. Syte i shkelqenin.
-Po, por duhet te paguash ca, -iu pergjigja duke buzeqeshur. Ajo qeshi dhe ma beri me shenje te mos e vrisja mendjen.
-Si thua, shohim ndonje gje te bukur ne televizor? -u ngrit prej karriges. -Une po shkoj te pergatis ndonje leng frutash. Mos i jep me biskota Olese, -me pa shtrembert.
YOU ARE READING
Gjurme te erreta. ✔
Mystery / ThrillerXheniferi e kishte falur tradhtine e bashkeshortit me mendimin se nje vajze adoleshente ne nje familje nuk do te ishte aq keq. Kur ajo gjendet e vdekur ne vasken e shtepise se saj, Xheniferi e gjen veten duke u drejtuar gishtin te gjitheve atyre qe...