Kapitulli i njezet e tre.

51 7 24
                                    

Pjesa e pare - Pas vrasjes.

-Nuk ndiheni mire, keshtu? -hyri drejt e ne teme Bojeri. Une tunda koken ne shenje mohimi, shume e deshperuar dhe hodha nje sy nga Françeska qe ishte ulur ne qilimin e bukur te salles se madhe pak me tej deres se zyres. Por ajo nuk po luante me asnje prej vagonave te trenit qe ishin vendosur ne nje piste hekurudhe. Mbante ne dore vetem arushin me nje sy. -Per ç'arsye?

Pyetja e Bojerit me solli pak ne vete. E shkeputa veshtrimin prej Françeskes dhe u ktheva nga ai. Bojeri mund te mendonte se une nuk ndihesha mire per arsyen e vetme qe me kishte vdekur vajza dhe vrasesi i saj akoma endej i lire, por nuk ishte e vertete. As e logjikshme, sepse Hermiona nuk ishte as vajza ime. Mblodha supet dhe zura te shikoja duart e mia. Nuk kishte qene ideja ime te takohesha me Bojerin, une as nuk doja ta beja, por Filipe kembenguli se nuk mund te vazhdoja keshtu, me kete shprehje gjithnje e me te trembur ne fytyre. Ai kishte frike. Kishte frike se do te kthehesha si dikur.

-Ate e kane vrare, -mermerita. Nuk e ngrita koken drejt Bojerit. Ai nuk foli, sikur ta kishte kuptuar se kisha akoma per te shtuar. -Dhe... dhe une nuk e di se kush. Mund te jete... kushdo. 

-Kur thoni 'kushdo', per ke e keni fjalen? -me pyeti qetesisht. 

-S'e di, -mblodha supet. Vertet nuk e dija, por mbase per te gjithe. Per te tere njerezit ne bote, brenda dhe jashte vendit. -Per te gjithe.

-Edhe per veten tuaj?

Une tunda koken ne shenje pohimi, pa shume deshire qe ta pranoja. Nuk doja te kthehesha njesoj si atehere kur me vdiqen prinderit. Ishte diçka qe me dhimbte akoma, diçka qe besoja se ekzistonte brenda kokes sime dhe derdhej si nje ujevare e mallkuar qe nuk dihej nga e gjente burimin. Ndjeva zemren te me rrihte fort dhe balli mu mbush me buleza djerse, pavaresisht se brenda zyres se Bojerit ishte fresket. 

-Keni pasur... simptoma? -pyeti ai pas nje pauze te shkurter sikur te mos ishte i sigurt si te ma drejtonte pyetjen.

-Po, -iu pergjigja, -dhimbje koke, pagjumesi e gjera te tilla si keto.

-Po rreth harreses? I mbani mend te gjitha gjerat qe beni ose keni bere?

Une tunda koken ne shenje mohimi, pa dashur te pergjigjesha. Ndjeva syte te me mbusheshin me lot, prandaj i zhvendosa drejt Françeskes. Ajo vazhdonte te qendronte me arushin perpara syve, por tani dukej sikur po perpiqej t'i thoshte atij diçka te pazeshme, diçka qe vetem ai e merrte vesh, vetem ai e degjonte. Sa shume me mungonte zeri i saj, ankesat dhe qurravitjet! U ndjeva nene aq e tmerrshme kur u kujtova se une as nuk e mbaja mend se si tingellonte zeri i saj i embel.

-Cfare nuk mbani mend saktesisht? -me pyeti serish Bojeri.

-Nuk e mbaj mend çfare ndodhi diten e vdekjes se saj, nuk e mbaj mend çfare bera ate dite... mbaj mend vetem disa pjese te vogla, por nuk mundem t'i bashkohem... eshte sikur... sikur jam gjithmone duke formuar nje pazell, por pjeset asnjehere nuk bashkohen.

E gjeta veten ulur ne dysheme, ne ate pazell te madh dhe copezat nuk gjendeshin dot. Ato ishin te vogla, te ndara ne ngjyrat perkatese sepse keshtu besoja se behej me thjesht, por serish nuk pranonin te bashkoheshin. Qendronin gjithmone larg dhe ndryshe. Sa here terhiqja nje tjeter dhe e provoja, ajo nuk pershtatej. Ishte sikur te kisha plotesuar te gjitha anet, por pjesa e brendshme qendronte bosh.

-Dhe cilat pjese mban mend?

-Fjalet e Martinezit. Dhe veshtrimin e tij. -Buzet mu thane dhe ndjeva nevojen per uje. -Ai me tha mos ta beja me. Dhe... ishte i trembur. Dukej sikur... sikur po me fajesonte, nuk e di. Mbaj mend edhe Hermionen qe me ka bertitur... dhe une e kam goditur, por... nuk jam e sigurt per kete. Nuk jam e sigurt per asgje, mund te jete edhe imagjinata ime.

Gjurme te erreta. ✔Where stories live. Discover now