Pjesa e dyte - Para vrasjes.
-Krimet sa vijne dhe behen me te çuditshme. Mjekesia ligjore zbulon se si autopsite e trupave behen perhere e me te veshtira per t'u identifikuar dhe shenjat e gishtave jane thuajse, te padukshme sikur te kemi te bejme me vrases eksperte. Dy krime te ngjashme, te ndodhura ne vitin 2014, jane raportuar si krime me nivel te larte rrezikshmerie. Vrasesi dukej te kishte pasur motiv te forte e te kishte vepruar ne gjaknxehtesi, por gjurmet e gishterinjve ishin te padukshme...
E kisha ngritur volumin e zerit te televizorit deri ne fund, teksa pak me tej radioja leshonte nje bip-bip te vogel e te zhurmshem, shume bezdises. Nuk me kishte pelqyer asnjehere radioja, por mami thoshte se ishte nga te paktat gjera qe kishte kujtim nga mamaja e saj. Kur radioja nuk ndizej, leshonte vazhdimisht ate bip-bipin qe dukej sikur te gervishte veshet, prandaj edhe e kisha ngritur volumin e televizorit deri ne fund. Kisha blere "Guldkorn"-et e mi te preferuar dhe tani, po i hidhja ne tasin me qumesht. Nuk e kuptoja se perse njerezit hidhnin qumeshtin ne fillim e me pas, dridherat. Genjenin se gjasme keshtu, shkruhej edhe ne manualin e kutise.
-Regjistrimi i vrasjeve ne Danimarke vazhdon te mbetet i ulet, por nuk mund te shmanget rasti i zhdukjes se Emeli Mengut ne vitin 2016. Rikujtojme ngjarjen e ketij viti, ku Emeli Ani Skovgard Meng u zhduk ne Korsair, oret e hereta te dhjete dhjetet korrikut...
Bashke me tasin tim rrumbullak te mbushur deri ne rreze me qumesht, u ula ne divan, perballe televizorit. Ana ime e djathte ishte bosh: mami nuk ishte ulur aty, bashke me mua. Edhe shtepia dukej shume e piset. Mami e pastronte gjithmone, sa here zgjohej nga gjumi. Thoshte se nje dite behet e bukur kur ka higjiene te paster. U ndjeva e vetmuar. E ngrita akoma edhe me shume volumin e televizorit, qe te shmang'ja jo vetem bip-bipin e radios, por edhe mendimet e mia te vetmuara e kaq te deshperuara.
-Mengu supozohej te shkonte per te kenduar ne nje kishe lokale, por nuk arriti kurre atje. Te dyshuarit e pergjithshem mbeten: dy shofere kamioni dhe nje person tjeter, por ata nuk dukej se kishin lidhje me zhdukjen e shtatembedhjete vjeçares. Rikujtojme edhe njehere se si policia e ktheu permbys shtepine e tyre thuajse, pese here.
Policia e mallkuar daneze. Nuk do e kuptoja asnjehere se perse i konsideronin policet e vendeve skandinave si policet me te mire. E kisha degjuar disa here rastin e Emili Mengut dhe me trazohej kur kujtoja se ishte nje rast i pazgjidhur dhe policia nuk ishte munduar fare. Nese do te ishin munduar, do e kishin gjetur. Kishte qene vetem shtatembedhjete vjeçe. Nuk me pelqente kur krimet qendronin te pazgjidhura, mbase sepse une doja ta shikoja se kush ishte vrasesi.
-Trupi i Emeli Mengut u gjet i vdekur ne liqenin prane Borupit ne dhjetor, pas gati gjashte muajsh. -Ja ku e tha perseri. E kisha inat kete dokumentar, kur fliste vazhdimisht per rastin e Emili Mengut, por me pelqente sepse besoja se e bente per inat te policeve qe me shume mundesi, e ndiqnin emisionin me kuriozitet. -Pas pese vitesh, forcat policore kapen nje fugon te bardhe, i cili ne kohen e vrasjes i perkiste dyzet e shtate vjeçarit, Peter Madsenit, qe ka vrare gazetaren suedeze ne vitin 2017, por nuk duket se kane nje pist qe t'i drejtoje tek ai...
Zilja tringelloi aq papritur sa me hodhi perpjete. Tasi mu leshua nga duart dhe mu perplas pas pllakave te dyshemese. Shava nen ze. Nuk e kisha pasur mendjen dhe tringellima e ziles me kishte ardhur aq papritur sa me kishte trembur. I hodha nje sy qilimit te njollosur dhe qelqeve qe kishte lene pas tasi i thyer dhe u ngrita. Do e pastroja me vone. Zilja vazhdonte te binte. Krisht! E dija kush ishte: vetem dikush nuk do e leshonte zilen per asnje çast derisa ta hapja dhe vetem nje person do perdorte zilen e jo deren.
Duke i terhequr kembet zvarre, arrita perpara deres dhe e rrotullova çelesin dy here, pastaj ula braven e hapa deren. Babi qendronte perballe, me ate buzeqeshjen e tij te zakonshme ne fytyre. Ndaloi se reni ziles. Nuk me pelqente qe paraqitej ne shtepine time. A nuk e lame qe do te vija pas tri ditesh ne shtepine e tij te mallkuar, me familjen e tij te dreqit? Tani çfare donte? Kishte kthyer mendje? Nje mendim tjeter sikur me mbushi me shprese: po sikur te kishte ndonje lajm per mamin? I hapa rruge dhe ai hyri brenda. E mbylla deren me ngadale dhe u mbeshteta edhe vete pas saj, duke kryqezuar krahet.
YOU ARE READING
Gjurme te erreta. ✔
Mystery / ThrillerXheniferi e kishte falur tradhtine e bashkeshortit me mendimin se nje vajze adoleshente ne nje familje nuk do te ishte aq keq. Kur ajo gjendet e vdekur ne vasken e shtepise se saj, Xheniferi e gjen veten duke u drejtuar gishtin te gjitheve atyre qe...