Pjesa e dyte - Para vrasjes.
"Mami ka ikur", kete mesazh i nisa babit. Ai e pa qe ne momentin qe e nisa, por nuk me ktheu pergjigje. Duhej te ishte i zene. Zakonisht, babi me pergjigjej gjithmone dhe me telefononte. Me shume siguri, tani duhej te ishte ne pune. Ose mund te ma kishte lene pa pergjigje dhe i kishte hipur makines se tij per te ardhur tek une sa me shpejt. Mbase ai nuk e dinte qe mami kishte ikur. Mbase ndihej keq qe ishte larguar. Mbase edhe nuk me besonte. E perse duhej te me besonte, ne fund te fundit? Une vete nuk e besoja ate... por perseri, e doja te ishte ketu, me mua.
Kisha gati nje ore qe qendroja ashtu, me koken mbeshtetur ne murin e kuzhines e me kembet e shtrira ne dyshemene e ftohte. Isha perpjekur te mos e pija cigaren e fundit qe kisha ne paketen e duhanit, por duart nuk me kishin qendruar dhe e kisha nxjerre, e kisha ndezur dhe po perpiqesha ta mbaja sa me gjate, pavareisht se e kisha perfunduar brenda nje fragmenti minutash te shkurtra. Ama, aroma e tymit te cigares tani nuk vinte me nga rrobat e mia prej Aases, vinte prej meje vete. E kisha ndotur ambientin e rregullt, ajrin e paster qe mami e kishte aq merak.
Letren e kisha lene prane vetes dhe sa ktheja syte, mund ta lexoja shkrimin e saj te rrumbullakosur aq bukur, por me ato fjali aq te tmerrshme. Pse nuk me mori me vete mami? Mund te me kishte marre edhe mua, nuk do i thoja jo. Por ajo kishte ikur, me kishte lene vetem kete cope leter dhe kishte ikur. Sa ironike! Me kishte shkruajtur madje, si te ishte gjeja me e thjeshte ne bote, te shkoja e te jetoja me familjen e babit. Sikur s'e dinte ajo sa shume i urreja ata te tere. Familja budallaqe. Familja e Simpsonave. Me pelqente te tallesha me ta, duke u vendosur kesisoj nofkash.
Degjova deren qe trokiti. Nuk u pergjigja. Nuk doja njeri. Le te ishte edhe babi, tani nuk e doja. Doja te shporrej e te me linte rehat. Do te jetoja vetem, nuk do te shkoja tek familja e tij e dreqit. Dera trokiti perseri, me kembengulje. Mbylla veshet me duar. Ik. Largohu. Dua te rri vetem. Por personi ne anen tjeter te pragut, dukej shume kokeforte dhe i ra ziles. Nuk e shkepuste gishtin prej aty, sikur donte te me acaronte me zhurmen acaruese e te bezdisshme te ziles. Ne fakt, ate donte te bente, e dija. Ishte babi. Ai e dinte qe une e urreja zhurmen e ziles. Prandaj, une e mami kishim rene dakord te perdornim trokitjet ne dere dhe jo ate zilen kumbuese.
-Mjaft i re asaj dreq! -bertita, duke ulur duart prej vesheve. Nga pas deres, erdhi nje lloj tingulli qe s'e kuptova. Pastaj, siç dukej ai e kuptoi qe nuk e mora vesh, sepse e perseriti.
-Nuk do te ndaloj derisa te hapesh deren.
Babi i dreqit. Babi i dreqit. Perplasa fort grushtin me dyshemene, e acaruar qe me bente gjithmone te dorezohesha. Me nervozonte fakti qe ai gjithnje, e arrinte te tijen. Kishte qene zgjedhja e tij te me njihte me familjen e tij te çuditshme. Kishte qene zgjedhja e tij te me quante Hermiona. Kishte qene zgjedhja e tij te me donte edhe pse isha vajza e jashteligjshme. Dhe ai kishte zgjedhur gjithashtu te priste qe edhe une ta doja fort. E kishte arritur edhe kete, edhe pse une kurre nuk ia kisha thene se e doja. Doja ta refuzoja faktin se e doja tradhtarin e dreqit.
Zilja vazhdonte te binte. Me shume siguri, po i çmendte fqinjet e dyerve aty prane. Zilja jone degjohej nga te tere dhe mami ndihej ne siklet kur ndonje prej fqinjeve ankohej se e kishim tingullin e ziles shume te forte. Por babit nuk i kishte interesuar kurre. Atij nuk i plaste se çfare mendonin njerezit. Dukej sikur as nuk i interesonte qe edhe pse ishte i martuar me nje grua tjeter, edhe pse kishte dy femije te tjere, serish vinte dhe e takonte vajzen e tij te mallkuar. Prandaj, e kisha inat babin. Sepse ishte mjaft i forte per t'i duruar fjalet e te tjereve e per t'u sjelle sikur nuk i interesonte.
Hapa deren. Ai qendronte perballe meje, me krahun lart ku gishti i tij tregues po shtypte zilen, por tani ishte shkeputur. Duhej te ishte kthyer nga puna, sepse kishte mbathur kostumin e tij te zakonshem te punes. Ai punonte ne periferi te qytetit, prandaj edhe duhej te ishte vonuar. Ne fytyren e tij, une hasa nje durim ose diçka, qe nuk dija si ta perkufizoja. Por nuk dukej i tronditur. As i shqetesuar. Ai e dinte. I mallkuari, e dinte qe mami kishte ikur!
YOU ARE READING
Gjurme te erreta. ✔
Mystery / ThrillerXheniferi e kishte falur tradhtine e bashkeshortit me mendimin se nje vajze adoleshente ne nje familje nuk do te ishte aq keq. Kur ajo gjendet e vdekur ne vasken e shtepise se saj, Xheniferi e gjen veten duke u drejtuar gishtin te gjitheve atyre qe...