Pjesa e pare - Pas vrasjes.
Nje heshtje e çuditshme kishte mberthyer te gjithe shtepine. Tualeti ne katin e siperm, ishte i mbeshtjelle me shirita te verdhe policie si te ishte ndonje skene krimi. Martinezi ishte zhytur ne dhomen e tij, duke luajtur videolojerat e zakonshme, fiksuar para televizorit, por kete here, me kete heshtje qe sundonte rrotull, une mund ta degjoja zhurmen e forte me te cilat trokiste ne tastat e telekomandes. Françeska ishte ulur ne divanin e madh ne sallen e ndenjes dhe ne duar, shtrengonte fort arushin qe i kishte dhene Hermiona: e kundronte, e perkedhelte dhe e kundronte serish. Une nuk kisha mjaftueshem guxim t'i afrohesha dhe po qendroja aty, me syte e fiksuar ne nje pike te pacaktuar.
Hermiona ime kishte ikur dhe nuk do te kthehej me kurre. Nuk kishte qene vajza ime, mbase as nuk e kisha konsideruar te tille, por nuk e kisha inat. Nuk me pelqente qe pinte duhan, nuk me pelqente as qe hidhej ne shtrat me gjithe kepuce, nuk me pelqente as qe grindej perhere me Martinezin, por nuk e kisha inat. Ndieja se si do te me mungonin te gjitha keto. Te grindesha me te. T'i bertisja e t'i qortoja dhe pastaj, te fajesoja veten qe isha sjelle ashtu me te. Hermiona ime. Ajo kishte ikur pergjithmone.
-Hej, zemer, -degjova zerin e Filipes dhe pastaj, ai u ul prane meje. Me mbeshtolli me krahet e tij aq mbrojtes dhe e dorezuar, mbeshteta koken ne kraharorin e tij. Ndjeva lotet te me mblidheshin ne sy, por nuk doja te qaja perpara syve te Françeskes.
Sa e kishte dashur Filipe ate! Ishte vajza e tij me shume se e imja, sigurisht. Mbase ai e donte, sepse ne nje menyre a nje tjeter, ndihej fajtor qe nuk kishte mundur t'ia jepte familjen e vertete. Mbase e donte per te plotesuar dashurine e nenes qe vajza e tij humbi. Degjoja rrahjet e zemres se tij. Aq dridhesuese, aq frikesuese. Si nje tele kitareje qe tendosej kur gishtat e preknin, si tastat e pianos kur gishterinjte e duarve i luanin ethshem. Perpara dhimbjes sime, dhimbja e tij as nuk mund te krahasohej.
-Si e more vesh? -e pyeta. Zeri me doli i ngjirur. Fryma sikur po me merrej. Ai mbajti nje pauze te shkurter. Zemra e tij sikur ndaloi se rrahuri.
-Ishte ne tualetin e banjos. Po dilte uje prej aty, -tha. Mbylla syte. Tani, zemra e tij po rrihte serish. Dobet, shume dobet, por mund t'ia degjoja rrahjet e frikesuara, e dhembshura. -Kur hapa deren... vaska ishte plot me uje.
Hermiona kishte marre antidepresive qe pas vdekjes se te emes, por nuk isha e sigurt nese i kishte marre rregullisht. Ose mbase nuk benin asnje efekt tek ajo. Filipe i kishte siguruar nje psikolog, por nuk isha e sigurt nese ajo e frekuentonte ate. Une, si budallaçke, as nuk kisha shkuar ta takoja njehere te vetme psikologun e saj! E kisha pare njehere kur kishte kaluar briskun ne parakrahet e dores se djathte, por nuk kisha nderhyre. Mbase sepse nuk e kisha guximin te perballesha me dike qe nuk ishte as vajza ime.
-Kishte... kishte vdekur, kur e pe? -e pyeta me ze te ulet qe Françeska mos te me degjonte. Ajo vertet dukej se nuk e kishte mendjen, por vogelushja kishte qene gjithmone e vemendshme edhe atehere kur dukej sikur nuk degjonte.
Nuk u pergjigj dhe heshtja e tij ma konfirmoi qe po. Ai kishte pare vajzen e tij te vdekur, te mbytur ne nje vaske te mallkuar. Mbaja mend se si nje dite, Hermiona kishte dale vullnetare te lante Françesken. Kishte qene nje nga ato ditet e pakta kur ishte me humor. Ma kishte marre nga duart e me kishte thene se do e lante ajo. Isha trembur ne fillim, mbase sepse nuk e besoja, dhe i kisha pergjuar nje cope here nga dera gjysem e hapur e tualetit. Ajo e kishte futur Françesken ne vaske dhe ishte ulur me gjunje prane saj, ne pllakat ngjyre kristali duke luajtur me te me rosat prej plastike qe lundronin mbi uje. Kishte qene mbase, hera e pare qe Hermiona kishte qeshur me zemer.
-Me vjen shume keq... me vjen shume, shume keq, -munda te thoja. Ne nje menyre a nje tjeter, une isha lidhur me Hermionen. Me natyren e saj kokeforte, me sjelljen prej rebeleje dhe me nenqeshjen e ngerdheshjen qe me leshonte gjithmone kur me shikonte me bezdi e me inat.
YOU ARE READING
Gjurme te erreta. ✔
Mystery / ThrillerXheniferi e kishte falur tradhtine e bashkeshortit me mendimin se nje vajze adoleshente ne nje familje nuk do te ishte aq keq. Kur ajo gjendet e vdekur ne vasken e shtepise se saj, Xheniferi e gjen veten duke u drejtuar gishtin te gjitheve atyre qe...