Kapitulli i tridhjete e tre.

52 6 15
                                    

Pjesa e pare - Pas vrasjes.

Deri ne zyren e Bojerit, kisha vrapuar. Gjithçka me vinte rrotull. Zemra me dhimbte sa here qe me rrihte. Gjymtyret nuk me benin me. Ai kishte vrare. Kishte vrare dhe kishte buzeqeshur me vrasjen qe kishte bere. Ishte hequr sikur nuk kishte bere asgje dhe kishte vajtuar ne nje heshtje keqdashese. Me ishte afruar e me kishte prekur me duart e tij prej vrasesi. Dhe kishte guxuar te thoshte se i mungonte vajza e tij. Vajza qe kishte vrare. Filipe e kishte bere kete. E kishte bere te gjithe kete. Gjithe bota perballe meje po shembej. Njerezit po zhdukeshin si disa miza qe fluturonin perqark ne nje rreth te shperqendruar, kaq te parregullt. Kurse une... une po ndiqja nje vije te shtrembert.

Ne deren e Bojerit, trokita fort. Ai e hapi i habitur. Duhej te ishte vetem, sepse nuk drita e zyres ishte e mbyllur dhe nuk shikoja asnje ne divanet e rehatshem. Bojeri siç duket i vuri re syte e mi te skuqur nga lotet dhe çehren qe me kishte marre fytyra, sepse me hapi menjehere rruge qe te hyja brenda. Mbylli me te shpejte deren pas meje dhe me pa i habitur, me ato syte e tij aq te akullt qe dukej sikur i kuptonin te gjitha, edhe pse nuk kuptonin asgje. Mbeshtolla krahet me duar dhe u mbeshteta pas murit te ftohte. 

-Po te sjell nje gote uje, -me tha. Me syte e ulur ne toke, pashe kembet e tij qe u larguan me te shpejte per te marre nje gote me uje.

Por une nuk kisha etje. Isha e tmerruar. Kisha jetuar me nje vrases. Femijet e mi kishin jetuar me nje vrases. Françeska dhe Martinezi. Françeska. Ajo e kishte ditur gjithmone. Ajo kishte refuzuar t'i afrohej te atit gjate gjithe kohes, ajo kishte refuzuar ta shikonte dhe ta lejonte ta perqafonte ashtu si dikur. Ajo e kishte pare. E dija qe e kishte pare te gjithe ate qe kishte ndodhur. Kishte mbetur e traumatizuar nga çfare kishte pare. Nese mund te kisha pak dyshime, tani nuk kisha me asnje. Nga çfare tjeter mund te mbese i traumatizuar nje femije, perveçse duke pare babain qe mbyt vajzen?

Bojeri me zgjati goten me uje. E mora, edhe pse nuk doja te fusja gje ne goje. Mbase duhej te qetesohesha dhe t'i sqaroja atij çdo gje. Do te me ndihmonte. Do te dija çfare te beja. Ktheva nje gllenjke dhe ia dorezova serish. E vendosi ne nje komo aty prane dhe me vendosi lehte doren ne sup qe te shkonim drejt divaneve te zyres. Hyra e para dhe u ula. Ndjeva gjithe trupin te me çlodhej, gjithe trurin te me ndalonte se funksionuari. Ceshtja kishte marre fund. Por ne menyren me te keqe te mundshme.

-Cfare ka ndodhur? -me pyeti, teksa u ul perballe meje. Kete here, nuk u zgjat perpara dhe nuk e mori rolin e profesionistit. Vetem qendroi drejt perpara, duke pritur qe te flisja.

-Ju... e keni pasur paciente Hermionen, apo jo? -e pyeta me ze te ulet, sikur te kisha frike se do te me degjonin. Se ai do te me degjonte. Sepse edhe muret kishin veshe dhe kisha frike se ata do te shkonin e do ia thonin atij te gjitha keto.

U mbajt nje pauze e gjate. Une e dija pergjigjen qe fshihte heshtja. Dhe duhej te ma kishte marre mendja. Duhej te ma kishte marre mendja, sepse kur ai erdhi e me mori ketu tek Bojeri, ky i fundit ngriu. Duhej te ma kishte marre mendja. Isha treguar budallaqe. Shume budallaqe. Jashte, mund te degjoja zhurmen e trafikut dhe nje ambulance duhej te kishte kaluar poshte ne rruge, sepse u degjua sirena e saj. Duhej te kishte kaluar edhe ora per te marre Françesken nga shkolla, por do ia besoja Martinezit. Duhej t'ia besoja atij. T'i besoja djalit tim, sepse ishte i vetmi qe me kishte mbetur.

-Po, -u pergjigj me ne fund, Bojeri. Edhe ai me te njejtin ze te ulet. Por ndryshe nga imi, ai e kishte tonin te qete. Shume te qete. -E kam pasur paciente. Ajo pati nje periudhe te keqe dhe folem bashke. Me paguante vetem gjysmen e parave, por nuk i thashe kurre asgje. Une i mirekuptoj adoleshentet qe vijne pa dijenine e prinderve.

-Ajo nuk ta tha kurre? -mermerita serish. E kisha fjalen per mua. Per veten time. Bojeri nuk dukej sikur e kishte ditur.

-Jo, e mora vesh diten e fundit kur e takova. Dy dite perpara vdekjes se saj, -tha. Pastaj, heshti. Edhe une nuk fola. Jashte, bota vazhdonte te rrotullohej dhe ora vazhdonte te punonte. Ketu, kishte ndaluar. -Ajo... me tha se e donte te vdekur. Babain e saj. Donte ta vriste.

Gjurme te erreta. ✔Where stories live. Discover now