Kapitulli i njezet e kater.

51 7 30
                                    

Pjesa e dyte - Para vrasjes.

Te shtunen ne mengjes, binda veten te ngrihesha dhe te dilja. Aasa dhe Gusi kembengulen disa here qe te vija me ta te shtunen e te dilnim, por kisha kundershtuar. Gusi ama, sikur ta kishte parashikuar qe do te nderroja mendje, me kishte thene se nese do te doja te dilja me ta, te na shkruante ne celular. Tani, isha rrotulluar ne anen tjeter te shtratit, shtrire me brinje dhe po shikoja celularin pa bateri. Nuk me behej ta ngrija dhe ta vija ne karikim. Por doja te beja diçka ndryshe, doja te ngrihesha e te levizja. Fundjavave, nuk rrihej ne shtepi. Sidomos ne shtepine e Simpsonave.

Me ne fund, e terhoqa dhe me nje perpjekje te lodhur, e vendosa ne prize. Ai dridheroi lehte ne pellemben e dores sime dhe ekrani iu çel. Bateria ishte zero, do te merrte ca kohe perpara se te ndizej. U ngrita me ngadale qe ta lija te ndizej dhe shkova drejt dollapit. Nuk me interesonte çfare vishja, rrobat e para qe me te zinte dora ishin gjithmone me te mirat, por kur pashe dollapin tim, ndjeva nje shtrengim ne kraharor. Ato ishin te zeza, Françeska kishte pasur te drejta. Ishin kaq te zeza sa ta shpifnin. E gjithe bota ime sikur ishte bardhe e zi, pa ngjyre nderkohe qe te tjeret vallezonin mes spektaklit te dritave e ngjyrave te ylberit.

E acaruar, hapa çanten e vogel te shpines dhe nxorra briskun. E hapa menjehere dhe perpara se loti i pare te me rreshqiste faqeve, e kalova tehun e mprehte tri here ne te dyja kyçet. Dhimbja brenda meje, sikur vetem sa u rrit dhe kerkoi te me torturonte akoma me shume. Mami kishte vdekur dhe kjo ishte diçka qe nuk do e ktheja dot me kurre. Kishte kaluar nje jave dhe nuk i kishim bere as edhe nje varrim, babi as nuk kishte shkuar te pyeste per trupin e saj, nese ishte gjendur apo ishte perpire nga flaket. Ai vetem me kishte injoruar, i zhytur ne ate fllusken e tij te zeze. E perplasa briskun pertoke dhe u shemba edhe vete perdhe.

-"Ajo eshte e çmendur, mami, vertet, -i thashe teksa ecja perkrah saj ne shetitoren e Bispebjergut. Mami kishte keputur nje nga lulet ngjyre roze dhe po e rrotullonte neper dore. -E kam seriozisht. Nuk besoj se ka njeri aq idiot sa ajo.

-Mos flit keshtu, -me tha. Por une e dija qe asaj i pelqente kur e tallja Xheniferin, i pelqente qe nuk e doja njesoj siç doja ate. Sepse ajo nuk donte qe une te kisha nje mama te dyte. 

-E po eshte e vertete, -mblodha supet.

Mami nuk me ktheu me pergjigje. E kisha inat kur ma bente kete: qe asnjehere nuk i aprovonte fjalet e mia, pavaresisht se donte shume. Por mbase njesoj si Xheniferi, edhe ajo mendonte se bushtra ishte ajo ne kete lemsh. Ama, une e dija qe faji nuk ishte as i Xheniferit dhe as i mamit. Fajtori i vetem ishte babi, qe mendonte se femrat silleshin rrotull tij si te ishte hyjni, e mendonte veten aq te rendesishem sa e kishte vene ne bosht qendror dhe mami me Xheniferin ishin te detyruara vetem t'u shkonin rrotull si planetet rreth Diellit.

-Kepute pak disa lule. Do te te bej nje kurore te bukur, -me tha. Dhe per te dyten here ate dite, e shmangu temen. 

Por nuk u ndjeva keq, perkundrazi me pelqente qe ajo donte te flisnim vetem per gjera te bukura. Ishim vetem une dhe ajo aty, ne shetitoren e Bispebjergut. Ndalova dhe u zgjata te kepusja disa lule te tjera. Kur ktheva koken, u hodha nje veshtrim te kenaqur varrezave te Bispebjergut. Per nje arsye qe nuk e kuptoja, kishin qene gjithmone te preferuarat e mia. "

Syte me ishin skuqur, e ndieja. Shtrengova fort grushtin dhe u ngrita. Perpara se te dilja, do te kthehesha dhe do te flisja me babin. Ai mund te me shmangte pergjithmone nese donte, por une nuk do e beja. Nuk do e shmang'ja ate, sepse nuk mund te shmang'ja mamin. U zgjata dhe mora briskun, e lashe mbi shtrat dhe pastaj, shkova drejt celularit. E hapa dhe ekrani i tij me ne fund, u ndez. Prisja disa njoftime vetem nga Gusi dhe Aasa, por syte gati me dolen vendit kur pashe tete telefonata te humbura nga numri i Erminit dhe shtate mesazhe prej tij. 

Gjurme te erreta. ✔Where stories live. Discover now