Pjesa e pare - Pas vrasjes.
Te henen, e pata lene te takohesha me Vivienin menjehere pas takimit me Bojerin. Hetimi per vrasjen e Hermiones nuk dukej se po ecte, por ne shtepi dukej gjithçka ishte ngritur serish... pothuajse. Françeska ishte e vetmja figure qe e bente aq te qarte se gjerat nuk ishin njesoj si me pare dhe nuk do te ishin me kurre. Ndonjehere, doja vetem ta mbyllja ate brenda ne dhome dhe te bente çfare te donte. Ose ta çoja ne ndonje spital psikiatrik qe te vinte mend. Po me acaronte e po me bezdiste sjellja e saj e pakuptimte. E kisha çuar Martinezin dhe Françesken ne shkolle ate mengjes si gjithmone, por vete nuk isha kthyer ne pune.
Vivieni po me priste ne parkun "Søndermarken" ashtu si e patem lene per t'u takuar. Dukej e lodhur, prandaj i sugjerova te pinim nje kafe ne ndonje bar aty rrotull. Nuk behej fjale qe te refuzonte: e kisha njohur Vivienin gjate gjithe jetes sime, prandaj e dija qe pa kafe asaj nuk i shtyhej dita. U ulem ne nje prej tavolinave te nje bari aty prane dhe porositem dy kafe. Nuk folem derisa mberriten filxhanet. Hodha vetem dy luge sheqer.
-Ka ndonje gje te re? -e pyeta, teksa trazoja sheqerin me lugen e vogel.
-Jo, -u pergjigj. Mbajti nje pauze te shkurter e pastaj, shtoi. -Kemi ngecur dhe nuk e kam idene se si mund te vazhdojme perpara. Me vjen keq.
-S'ka problem, une mendoj se edhe mund ta mbyllni fare si çeshtje.
Vivieni me pa njehere me habi, por nuk me tha asgje. Ngrita filxhanin e kafese dhe rrekelleva nje gllenjke poshte. Pas takimit me te, e kisha lene te shkoja ne shkollen ku mesonte Hermiona dhe te flisja me Aasen. Mbase une nuk doja edhe aq qe kjo te perfundonte, doja ta dija kush ishte vrasesi. Por doja thjesht, qe gjithçka t'i kthehej normalitetit. Duke ulur filxhanin e kafese e duke e vendosur ne tavoline, i thashe:
-Do te flas me nje nga shoqet e Hermiones sot, ate Aasen.
-Pse? Ne e morem ne pyetje ate, -ma ktheu aq vrullshem, sa iu derdh pak kafe nga filxhani i kafese. Pashe nje drite shqetesimi ne syte e saj, por u largua aq shpejt sa nuk isha e sigurt nese ishte e vertete apo e kisha fantazuar une.
-Dua thjesht te di çfare beri Hermsi diten qe vdiq, -mblodha supet. Hermsi. Zot, Hermiona me shume siguri do te uleriste po te me degjonte ta therrisja ashtu.
-Ne e pyetem ate, Xheni. Nuk eshte nevoja te nderhysh ne punet e policise.
-Thjesht, do te bej nje bisede te shkurter...
-Ne rregull, nuk me intereson, -me nderpreu papritur. U duk e nevrikosur, mbase edhe nervoze por nuk e kuptova per çfare. Vivieni ishte nga ata tipa qe nuk merrej vesh çfare kishte ne mendje. Njerezit qe fshiheshin ndaj qindra veprimeve e fjaleve, nuk ishin tipi im.
Nuk foli asnjera prej nesh nje hop dhe heshtja qe sundoi ne tavolinen tone, ishte e merzitshme. Do te kishte qene me mire mos ta kisha takuar Vivienin. Ndonjehere, besoja se une dhe ajo nuk ishim me aq shoqe sa dikur. Sigurisht, me raste i mbanim kontaktet, nisnim nje mesazh ose telefononim shoqe-shoqen, por mbase bisedat nuk na shijonin me dhe nuk i hapeshim dot me njera-tjetres siç benim dikur. Mbase midis nesh, ishte ngritur nje barriere qe nuk mund te thyhej me kurre. Nje vije qe nuk mund ta kaperceje, si nje kufi i ndaluar.
-Une kam per te shkuar ne rajon, -u ngrit ajo. Kafen nuk e kishte perfunduar, gje qe nuk kishte bere vaki me pare. Dukej sikur po nxitonte per diçka. -Me fal qe nuk munda te qendroja me shume, por koha iken shume shpejt dhe nuk mjafton.
-S'ka problem, edhe une do te largohesha, gjithsesi.
Ajo nuk me tha asgje, por u largua pa me thene as 'mirupafshim'. E bezdisur, u ngrita per t'i dhene parate kamerierit dhe sapo i ktheva shpinen, nxitova hapat te dilja prej barit dhe te merrja menjehere linjen e autobusit per te shkuar ne shkollen e Hermiones. Me dukej sikur koha nuk po me mjaftonte as mua, njejte si Vivieni. Aasa duhej te dinte ndonje gje per Hermionen perderisa ishin shoqe. Nuk e kisha me qejf te flisja me te, por mund te me ndihmonte t'i jepja fund ketij budallalleku nje minute e me pare.
YOU ARE READING
Gjurme te erreta. ✔
Mystery / ThrillerXheniferi e kishte falur tradhtine e bashkeshortit me mendimin se nje vajze adoleshente ne nje familje nuk do te ishte aq keq. Kur ajo gjendet e vdekur ne vasken e shtepise se saj, Xheniferi e gjen veten duke u drejtuar gishtin te gjitheve atyre qe...