Kapitulli i nentembedhjete.

57 7 56
                                    

Pjesa e pare - Pas vrasjes.

Varrimi u be te marten, ne oren pese. Bashke me Filipen, pranuam ta benim ne varrezat e Bispebjergut. Kisha harxhuar gjysmen e kohes perpara dollapit duke gjetur se çfare duhej te vishja. Nuk isha tipi i njeriut qe vishesha me te zeza, prandaj rrobat e mia me kete ngjyre ishin te kuzifuara. Duhej te gjeja edhe nje kapele qe te me mbronte nga ato rrezet e diellit dhe nga lulet e mallkuara ngjyre roze, qe binin si bresher: parashikimi i motit per te marten thoshte se ishte diell dhe se temperatura arrinte deri ne 15°C. Nuk doja te plasja vape me rrobat e zeza, prandaj zgjodha bluze te bardhe poshte nje palltoje te gjate, te zeze.

Nuk kishim ftuar shume njerez, sepse as nuk e dinim shume mire se kush e njihte Hermionen, edhe pse une isha e sigurt se ajo i njihte te gjithe aq bushter sa ishte. Kishin ardhur prinderit e Filipes, qe do i takonim ne vendndodhje, Ema dhe nja kater kolege te punes sime dhe te Filipes. Dhe Vivieni. Aasen nuk e kisha ftuar, sepse nuk me pelqente te kisha dike qe vinte nga nje familje aq e ulet pijanecesh ne varrim. Te ishte per mua, do te kisha preferuar edhe nje varrim vetem me mua, Filipen, Françesken dhe Martinezin. 

Varrezat e Bispebjergut kishin qene te njohura qe ne vitet e hershme, prandaj edhe isha e sigurt se shume njerez do e vleresonin faktin se kisha bere varrimin e vajzes ne nje vend aq te bukur e te shenjte, siç thonin ata. Sigurisht, ata qe e dinin se une nuk isha mamaja biologjike e Hermiones mendonin se isha nje nene me e mire se mamaja e saj bushter biologjike. Papritur, mendimet e te tjereve kishin shume rendesi per mua. Mbase sepse me dukej vetja shume e deshperuar dhe e vetmuar, sikur askush nuk me kushtonte vemendje. Te pakten, ta merrja ate nga te huajt.

-Oh, Filipe! -u degjua zeri i Eles, pese minuta pasi kishim hyre te paret ne varreza. Nuk do e percaktoja Elen si nje person te keq, por per nje arsye a nje tjeter, vjehrra me kishte aq inat sikur t'ia kisha rrembyer djalin, jo sikur ai te ishte terhequr vete prej meje. -Hajde ketu, shikoje si je bere.

E bezdisur, as nuk u ktheva ta pershendesja. Filipe u shkeput prej meje dhe u afrua prane saj. Mund te beja sikur po flisja ne celular dhe t'i dhuroja ndonje pershendetje me koke, por e dija qe do te me afrohej prape. Ela nuk ishte prindi i mrekullueshem, mamaja e mahnitshme qe kishte rritur Filipen, sepse ishte budallaçke dhe mendonte se gjithmone bente me te miren. Nese do te kishte qene aq e mire, do e kishte mesuar djalin se çfare ishte tradhtia. Vetem ky mendim me ngriti nervat dhe u perpoqa te mendoja diçka tjeter, ta çoja mendjen tutje, shume larg.

-Ka ardhur gjyshja me gjyshin, mami, -me tha Martinezi, teksa ngriti syte prej celularit. Lum ai, ishte katermbedhjete dhe njerezit nuk do thonin gje nese qendronte ne celular: do te mendonin se ashtu shuante dhimbjen per humbjen e se motres. Por nese une perdorja celularin, me shume mundesi mendimet e tyre te mira per mua do te shkermoqeshin. -Nuk do i takosh?

-Mos bej pyetje kaq idiote, e di vete çfare bej, -iu ktheva e bezdisur. Ai mblodhi buzet me mospelqim nga pergjigj'ja ime, por nuk tha asgje dhe u largua drejt prinderve te Filipes bashke me Françesken.

Te gjithe aty ishin veshur me ngjyra shume te erreta, gje qe dukej sikur me vriste syte. Nese s'do te kishte qene per Filipen qe me rrinte gjithe kohes mbi koke teksa vishja Françesken, do e kisha veshur kete te fundit njesoj si vetja: me nje bluze te bardhe e nje pallto te zeze siper. Bente shume vape dhe gjeja e fundit qe do te doja ishte te mbushesha me djerse. Higjiena kishte shume rendesi: askush nuk do e pelqente nje mama qe nuk perdorte as parfum me arome te mire. Ishte shume gje e keqe qe Martinezi, Françeska dhe Filipe do te qelbnin ere si derra. Por ata me shume siguri, nuk e vrisnin fare mendjen per kete.

Ndjeva nje dore ne sup dhe kur ktheva koken, pashe Piterin. Mu duk me i vjeter seç kishte qene heren e fundit qe e kisha takuar. Stampova menjehere nje buzeqeshje te shtirur ne fytyre. Padyshim qe Piteri ishte njeri me i mire se Ela, burre i fjales dhe kishte gjithmone ate shprehine e qete ne fytyre. I zgjata doren dhe ai ma shtrengoi, duke mermeritur ate fjalen e kote qe as nuk doja ta degjoja:

Gjurme te erreta. ✔Where stories live. Discover now