Pjesa e pare - Pas vrasjes.
Nje dite me pas, morem autopsine e mjekeve. E derguan bashke me nje grup policesh. Ne fillim, nuk e kuptova. Dita kishte kaluar si mos me keq, mengjesi nuk shtyhej dhe as Martinezi e as Françeska, pavaresisht se kishte qene zgjedhja ime te mos i çoja ne shkolle, serish nuk kishin dale prej dhomave te tyre. Filipe dukej shume i çorientuar dhe i hutuar per t'iu pergjigjur ziles se deres, prandaj me mbeti mua ne dore ta hapja e t'i ftoja brenda. Fatmiresisht, njihja nje prej policeve femer aty: shoqen time te ngushte qe prej kolegjit, Vivien Vestergardin. Mu be qejfi kur e pashe: ishim perpjekur t'i mbanim kontaktet gjalle, por te dyja ishin mbuluar nga vrulli i punes dhe nuk e kishim telefonuar njera-tjetren qe prej gati, gjashte muajsh.
Tani, ishim ulur ne divanet e bukur te salles se ndenjes. Grupi i policeve dukej sikur po priste me padurim qe te grumbulloheshim te gjithe, ashtu siç na kishin kerkuar. Ishte diçka qe na perkiste te gjitheve ta degjonim, kete ishin shprehur. Une isha ulur me Filipen ne divanin perballe tyre, Françeska ishte ne kolltukun e vogel duke shtrenguar arushin me nje sy, kurse Martinezi akoma nuk kishte ardhur. Une ia kisha ngulur syte kolltukut ku ishte ulur Françeska. Me dukej sikur e kisha para syve imazhin e Hermiones kur ulej aty, me kembet hedhur ne tavolinen e mesit. Ndjeva nje si trazim ne stomak, sikur do te villja, kur kuptova se kembet e saj nuk do te ishin me kurre te hedhura mbi tavolinen e mesit.
Kur erdhi edhe Martinezi me ate shprehine e fytyres se tij te pashpjegueshme, policet sikur drejtuan trupin. Martinezi, pasi na veshtroi mua e Filipen, u ul ne karrigen e vetme boshe. Atij nuk i pelqenin turmat e medha te njerezve e aq me pak, policet. E dija qe do te kishte preferuar te qendronte ne dhomen e tij, duke luajtur me videolojerat e tij te tmerrshme. Polici qe dukej sikur ishte lideri aty, la mbi tavoline nje dosje te kuqe dhe na hodhi te gjitheve nje veshtrim, qe nuk kuptohej se çfare shprehte. Pastaj, tha:
-Mjekesia ligjore beri autopsine e trupit. Mund te kete vdekur rreth ores nente ose dhjete te mengjesit. -Une kisha qene ne pune gjate asaj kohe. Kisha qene madje, e sigurt se Hermiona kishte dale me Aasen. -Shkaku i vdekjes, ne fillim, u duk vetevrasje: vajza mund te ishte mbytur. Por pastaj, -hapi dosjen e shfletoi disa faqe, duke ndaluar tek nje dokument. I hodhi nje veshtrim te shpejte e vazhdoi. -Pastaj, mjeket kane zbuluar disa shenja mavijosjeje perreth fytit te saj. Sikur dikush e ka shtrenguar dhe e ka mbytur.
Zemra sikur me doli vendit. Fjalet e burrit me uniforme sikur me silleshin ne mendje e me rrotulloheshin. Ate e kishin mbytur. Kishte shenja mavijosjeje perreth fytit. Por askush nuk kishte qene ne shtepi ne ate kohe dhe dera kishte qene e mbyllur. Ne e mbyllnim gjithmone deren para se te dilnim. Vetem nese Hermiona ishte sulmuar kur kishte dale, mbase dikush, nje maniak i fiksuar pas saj, kishte guxuar te hynte brenda me force e ta vriste. E per ç'arsye do e bente? Hermiona mund te ishte acaruese, por ajo nuk i bente kurre keq njeriu.
-Kete gje e konfirmon edhe shkuma e pergjakshme ne rruget e frymemarrjes dhe mbetjet e shkumes ne goje e ne vrimat e hundes. Sigurisht, kjo ndodh edhe ne rastet e vetevrasjeve te qellimshme, por ne kete rast, kemi te bejme edhe me distensionin e mushkerive. Eshte rast vrasjeje, jo vetevrasjeje. Dikush e ka vrare.
Dikush e ka vrare. Instivikisht, ktheva syte nga te tjeret. Filipe prane meje, sikur kishte ngrire me doren qe ma shtrengonte fort mes pellembeve te duarve te tij. Martinezi, i mbeshtetur ne karrige, dukej sikur s'po i rrokte dot fjalet ne kohe. Françeska e shtrengonte arushin fort, por aq fort sa pelushi po i çahej me teper dhe tani, pambuku thuajse kishte dale jashte. Hermiona ishte vrare. E kishin mbytur. Nje pjese imja, dukej sikur e dinte kete: qe ajo nuk kishte vdekur me vetedijen e saj te plote. Mbase sepse Hermiona nuk kishte asnjehere tipi i vajzes qe do te dorezohej kaq shpejt perpara jetes e do i dorezohej vdekjes.
-Ne kerkojme qe te marrim deshmine tuaj gjate kohes se vdekjes se Hermiones, -foli nje prej policeve. Dukej me i ri se te tjeret, floket i kishte shume te kuq dhe fytyren shume te bardhe dhe me shume quka.
YOU ARE READING
Gjurme te erreta. ✔
Mystery / ThrillerXheniferi e kishte falur tradhtine e bashkeshortit me mendimin se nje vajze adoleshente ne nje familje nuk do te ishte aq keq. Kur ajo gjendet e vdekur ne vasken e shtepise se saj, Xheniferi e gjen veten duke u drejtuar gishtin te gjitheve atyre qe...