Pjesa e dyte - Para vrasjes.
Kishte kaluar nje jave. Nje torture, ku isha perpjekur aq sa kisha mundur te mbetesha e zhytur ne detyrat e merzitshme te shkolles, por asgje nuk e shuante mallin qe ndieja per nenen. Mbasdite, qendroja ngulur pas televizorit te dhomes dhe shikoja emisionet e kriminalistikes. Perpiqesha ta mbaja mend tjeterkund', por me ate heshtje qe sundonte ne shtepi gjysmen me te madhe te kohes, ndieja nje lloj zbrazetie ne vetvete dhe kjo zbrazeti kthehej ne nje menyre tjeter, nje menyre per te shpetuar veten nga nje dhimbje e pasherueshme. Kisha injoruar plotesisht çdo mesazh e çdo telefonate ne celular, prandaj tani celularit duhej t'i kishte rene bateria qe perpara dy ditesh.
-Mund te hyj? -degjova nje ze te me shperqendronte nga fjalet e Andersenit ne televizor. Ishte ai zeri i njohur, acarues i Xheniferit qe nuk mund te ngaterrohej me asnje ze tjeter.
Doja t'i thoja 'jo', por e mbajta perbrenda deshiren per t'u sjelle e pasjellshme me te. Ditet e fundit, dukej sikur e kishte kuptuar pak dhimbjen time per humbjen e nenes dhe po perpiqej te sillej aq mire sa mund te sillej nje person si Xheniferi. Te pakten, ajo me fliste, e bente te dukshme prezencen time, ndryshe nga babi qe ishte mbyllur ne ate fllusken e tij te vogel qe nuk mund ta çante askush. Ajo hapi deren dhe une pashe te hynte brenda, bashke me nje valixhe te vogel te kuqe.
-Cfare; do te me perzesh nga shtepia tani? -ia prita, duke i hedhur nje veshtrim te shpejte valixhes se kuqe.
-Jane gjerat e tua, i mora nga shtepia e nenes sende, -me tha. Ndjeva nje lloj neverie kundrejt saj. Po me veshtronte sikur po priste ta lavderoja.
Brofa me kembe dhe ia terhoqa nga duart valixhen. Me pa e çuditur sikur nuk po e kuptonte çfare kisha. Asaj i pelqente te sillej sikur kishte gjithmone te drejte, mendonte se ishte e drejta per gjithçka, edhe kur e kishte gabim. Prandaj ishte e pamundur ta doje Xheniferin: jo vetem sepse ishte budallaqe ne gradat me te larta qe mund te ishte nje njeri, por edhe sepse ishte nje egoiste qe edhe nuk u perkushtohej te tjereve, edhe kerkonte vemendje prej tyre.
-Kush dreqin te tha te hyje ne shtepine time dhe te prekje gjerat e mia? -i ulerita. Me vinte t'i jepja nje te shtyre e nje shuplake fytyres.
-Por ti nuk po shkoje t'i merrje dhe mendova...
-E dija vete se kur do i merrja! Jane gjerat e mia, eshte shtepia ime, e di vete çfare bej! -Mbase nuk isha e nxehur me Xheniferin, por ishte nje nga ato çastet kur isha ngritur me humor te keq. E premtja, pavaresisht se supozohej te ishte dita e kenaqshme per te, tani mua me gjente te mberthyer aq keq sa nuk dija nga t'ia mbaja. -Nuk ke asnje te drejte te prekesh gjerat e mia dhe te hysh ne shtepine time!
-Thjesht ti nuk po kujtoheshe t'i merrje dhe mendova te shkoja t'i merrja une, -kundershtoi ajo. S'e kuptoja pse vazhdonte te kembengulte se nuk kishte bere asgje gabim. Une nuk i doja hapat e saj te mallkuar te shkelnin pllakat e shtepise sime, nuk doja te perhapej ajo aroma e saj e dreqit ne muret e shtepise sime. Nuk doja qe syte e saj te zhbironin çdo gje ne apartamentin tim te vogel!
-Kujt i plasi se çfare po mendoje ti! -E acaruar, i dhashe valixhes nje te shtyre dhe ajo u perplas fillimisht me murin, pastaj ra pertoke. Kushedi, duhej t'i kishte futur brenda rrobat e mia me doreza plastike. Tani, po hiqej sikur ishte e pafajshme, sikur ishte nena me e mire ne bote.
-Mos ma ngri zerin mua! -mu hakerrye. -Ki respekt per mua sepse jam me e madhe se ty dhe po jeton ne shtepine time. Nuk ta ka thene njeri kete? S'te ka folur kush per respektin?
-Thjesht, zhduku nga dhoma ime! Largohu! -i ulerita me sa fuqi kisha dhe e shtyta te largohej.
Ajo me veshtroi sikur te isha nje e panjohur, kinse te ishte fyer shume nga sjellja ime, por pastaj u terhoq dhe doli jashte. E mbylla deren me zhurme dhe e kyça me çeles. E degjova qe seç shau nen ze, por thjesht i rashe deres me grusht dhe pastaj, rreshqita ne pllakat e dyshemese dhe mbulova fytyren me duar. Kishte shkuar te merrte gjerat e mia, sepse besonte se nuk isha kujtuar! Dreqin, ajo kishte humbur te dy prinderit dhe serish nuk e dinte se si ishte te humbisje nenen! Mendja tek rrobat po me shkonte, ne fakt.
YOU ARE READING
Gjurme te erreta. ✔
Misterio / SuspensoXheniferi e kishte falur tradhtine e bashkeshortit me mendimin se nje vajze adoleshente ne nje familje nuk do te ishte aq keq. Kur ajo gjendet e vdekur ne vasken e shtepise se saj, Xheniferi e gjen veten duke u drejtuar gishtin te gjitheve atyre qe...