Kapitulli i tete.

56 9 20
                                    

Pjesa e dyte - Para vrasjes.

Vila e Nielseneve ishte e bukur, nuk kisha pse te mos e pranoja. Xheniferi e mbante mire oborrin, kujdesej per kopshtin pas shtepise dhe i jepte nje hije te bukur shtepise edhe brenda. Sigurisht, nuk kishte ate stil rregulli si mami im, por une e shikoja se perpiqej ta mbante higjienen ne vend. Nese duhej ta pershkruaja vilen e Nielseneve me vetem nje fjale, do te zgjidhja fjalen 'ne nje vend te qete'. Lagjia e tyre ishte e heshtur, nuk kalonin shume makina dhe njerezit aty, per nje arsye a nje tjeter, pelqenin te perdornin me teper biçikleten sikur te mos kishin fare automjet. Nielsenet ishin edhe te bekuar me kopshtin e madh ne anen e pasme: mund te shtriheshin aty gjate diteve te ngrohta dhe mund te merrnin rreze dielli... edhe pse nuk e kishin bere kurre.

-Erdhi Hermiona, Hermiona! -thirri fort Françeska sapo babi hapi deren e mbyllur te shtepise. Me hodhi nje veshtrim te vengert madje, perpara se ta hapte sikur donte te me porosiste te mos e dreqosja. Une nuk e kisha dreqosur ndonjehere, gjithsesi, pune tjeter çfare mendonte ai.

Shtate vjeçarja mu afrua dhe me perqafoi deri tek mesi, aty ku me arrinte. Sforcova veten te vulosja nje buzeqeshje ne fytyre, edhe pse ne fakt doja te ngrija kemben dhe t'ia kepusja me shqelm te me hiqej qafe. Kontakti fizik ishte gjeja qe me bezdiste me shume: perqafimet kockethyese dhe puthjet e lageshta si te plakave. Nuk doja te me preknin. Njerezit duhej ta dinin se mjaftoheshim edhe me nje buzeqeshje. Mami bente me shaka per kete gje e me thoshte se une isha si zjarr: mos e prek, se te djeg. 

-Mami, erdhi Hermiona! -thirri fort Françeska, duke u shkeputur prej meje. Mandej, ngriti syte e medhenj ngjyre blu dhe po me veshtronte si e magjepsur. I nxorra gjuhen dhe do e perqeshja me teper, por ndjeva veshtrimin e babit drejt vetes dhe u shfajesova me nje buzeqeshje te madhe drejtuar Françeskes. Ajo u duk e kenaqur.

Xheniferi u duk te zbriste shkallet. Kishte veshur nje kostum te bukur ngjyre roze dhe ato pantoflat e buta qe i leshonin nje zhurme te lehte kur ecte. Kishte stil. Kjo me pelqente tek Xheniferi: kishte stil me shume se mami im. Ajo ishte tek te tridhjetat, ishte nene e dy femijeve dhe e mbante veten aq ne forme sa nuk mund te gjeje nje te dyte si ajo. Kurse mami im, edhe pse nje vit me e vogel se ajo, serish kishte stil te tmerrshem, madje tani ia kishte varur edhe fizikut te jashtem: nuk i lyente as buzet me buzekuqin e kuq dhe as qerpikeve nuk u vendoste rimel. Nuk dukej me e paraqitshme dhe mua me vinte keq per te.

-Hej, -me tha sapo zbriti edhe shkallen e fundit. Xheniferi nuk dinte te me pershendeste. Por te pakten, nuk me perqafonte. Dukej sikur ne nje menyre te fshehte, ajo i lexonte mendimet e mia.

-Hej, -ia ktheva. Babi dukej si ne siklet, sikur ishte nga ato momentet ku nuk dinte ku ta fuste koken. U ndjeva e tepert. Une nuk duhej te isha aty.

Por njeriu ndihet gjithmone i tepert, apo jo? Problemi eshte se une nuk ndihesha e tille. Une thjesht, isha. Por kjo ishte nje faze qe e kisha kapercyer sadopak. Te pakten, Françeska nuk dukej e bezdisur qe isha aty e qe qendroja ne shtepine e saj. Mjaftohesha duke e ditur se te pakten, ajo me priste me padurim me ata syte e medhenj ngjyre deti dhe me ate buzeqeshjen lozonjare ne fytyre. Mbase edhe babi, por ate nuk doja ta permendja sepse ai kishte qene fajtori qe sot, isha e tepert.

-Te ka marre uria? -me pyeti me miresjellje Xheniferi, teksa me afrohej me ngadale. Po shikonte drejt kembeve te mia, tek atletet "Ecco" qe kisha mbathur. E dija çfare po mendonte: "te lutem, hiqi". -Kam gatuar patate te skuqura dhe kam blere ato salsiçet qe te pelqejne.

-Oh, e shoh, -iu pergjigja. Nuk eshte se kisha ndermend t'i thoja 'faleminderit'. Une nuk i kerkova as te blinte salsiçet e as te bente patatet e skuqura. 

Bera te hyja brenda, por babi me zuri per krahu. U ktheva dhe e pashe me habi.

-Hiqi kepucet, zemer, te lutem. Mami ka lare.

Gjurme te erreta. ✔Where stories live. Discover now