Kapitulli i shtate.

67 9 20
                                    

Pjesa e pare - Pas vrasjes.

Abigeil Riberi kishte ardhur nga Brekstadi i Norvegjise, me mamane e tij te semure. Kishte qene gjashtembedhjete vjeç kur pati ardhur per here te pare. Ne nuk kishim pasur asnjehere fqinje perballe, keshtu qe na u duk ide e mire te kishim shoqeri. Mendoja se Françeskes do i pelqente shoqeria me ndonje femije te vogel, sepse aso kohe nuk e dija qe Abigeili ishte me i madh se ajo. Edhe mua do te me pelqente te kisha dike, me te cilen mund te flisja. Mendoja se keshtu, mund ta thyenim rutinen. Por kur fqinjet erdhen bashke me fjalet qe shperndaheshin rrotull rruges sone, endrrat qe ngrita u rrezuan.

Mamaja e Abigeilit kishte qene e semure, me shkallen e katert te leucemise. Nuk e pata njohur dot kurre, sepse qendronte ne spital pjesen me te madhe te kohes. Ndonjehere, kalonte aty mamaja e saj, gjyshja e Abigeilit, Ema. Ishte e kendshme, njehere mandej, na kishte ardhur ne shtepi dhe na kishte dhene nje torte me çokollate. Sigurisht, nuk e hengrem pasi kisha merak, por ia vlejti mundimi i saj. Ema ishte nje version me i moshuar i nenes sime: e kujdesshme, gjithmone duke na pershendetur dhe duke pastruar oborrin e shtepise se saj. Nje pjese imja mendonte se e semura me kancer i ngjante asaj. Me teper, kisha kete adhurimin per Emen, sepse e lejonte Françesken te luante me qenin e saj.

Tani, ne shtepine perballe zakonisht sundonte heshtja. Mamaja e Abigeilit kishte vdekur veren qe shkoi. Ema ishte nje fantazme, qe qendronte mbyllur brenda ne shtepi pa e vrare me mendjen se ku shkonte nipi. Kurse ai Abigeili i mallkuar, bridhte lart e poshte dhe shpesh, sillte edhe rrugeçer ne rruget tona. Hermiones i pelqente te fliste me Emen per nje arsye qe nuk e merrja vesh, pasi ajo dukej sikur nuk pelqente te fliste me asnje. Por shoqeria e saj me Emen dukej se ishte bere shkas qe Abigeili ta ngacmonte.

-Ke pare ndonje gje te çuditshme tek ai? -e pyeti Filipe, duke kthyer syte nga Françeska. Atij nuk i kishte pelqyer asnjehere Abigeili -sigurisht, askush prej nesh nuk e pelqente -dhe donte qe ta shmangte plotesisht biseden me te.

Françeska ishte mbledhur kruspull dhe vazhdonte te shtrengonte arushin me nje sy ne dore. Policet ishin larguar prej shtepise sone dhe nga dritarja e madhe e salles se ndjenjes, pas shpatullave te mia, une mund te shikoja policet qe po hynin ne oborrin e paster te Ribereve. Martinezi ishte hutuar fare perpara asaj pamjeje: kishte mbeshtetur pellembet e duarve ne xham dhe dukej sikur nuk donte te shkeputej me: e dija qe do te mbeteshin njolle shenjat e gishtave te tij. Ktheva syte nga Françeska. Ajo papritur, tundi koken ne shenje mohimi.

-Nuk ke pare asgje te çuditshme? -Filipe rrudhi ballin i habitur. Shkembeu nje veshtrim te shpejte me mua. Françeska tundi serish koken ne shenje mohimi. Nuk e kuptoja pse nuk fliste. Asaj nuk i pushonte goja deri pak ditesh. Por e kuptoja se si ishte te humbisje njeriun qe doje me shume: edhe une kisha humbur prinderit e mi. -Po atehere, pse ia the policise?

Ajo nuk u pergjigj, vetem vazhdoi te shtrengonte ate arushin e mallkuar me nje sy. Filipe mori fryme thelle dhe kaloi doren ne floke. E dija qe ndihej i acaruar: tani, deshperimi per Hermionen i ishte zevendesuar nga nje panik i pashmangshem. Dikush ia kishte vrare vajzen. Ndjeva nje perzierje ne stomak dhe mu be sikur doja te shkoja ne tualet e te nxirrja gjithçka kishte ngrene, por nuk leviza dot vendit. Gjymtyret sikur me kishin ngrire.

U ktheva me ngadale nga dritarja dhe pashe skenen qe dukej se Martinezi po shijonte. Tani, dera ishte hapur dhe kishte dale Ema ne prag. Dukej e habitur dhe syte i kishte te skuqur, sikur sapo te kishte qare. Ndjeva keqardhje per te. Ajo e donte nipin, pavaresisht gjithçkaje ai bente. Kur ai gabonte, ajo vinte dhe kerkonte ndjese per veprimet e tij. Nuk e justifikonte fare sjelljen e tij te keqe, as nuk e permendte qe ta falnim me patjeter, vetem buzeqeshte dhe tundte koken me miresjellje perpara se te largohej. 

-Marti, shoku, nuk eshte mire te pergjojme keshtu, -foli papritur Filipe, duke terhequr perden per ta mbyllur. I hodha nje veshtrim inatçor. Atij nuk i kishte pelqyer asnjehere te behej si fqinjet e tjere, qe gjeja qe dinin te benin me mire ishte te shikonin punet e te tjereve.

Gjurme te erreta. ✔Where stories live. Discover now