Pjesa e pare - Pas vrasjes.
-Sa vjeçe eshte vajza? -me pyeti burri me uniforme te bardhe, pasi kishte thuajse tridhjete minuta qe po perpiqej ta bente te fliste Françesken, qe me qendronte ulur prane ne divanin e rehatshem.
-Shtate vjeçe, -u pergjigja. Ai tundi koken ne shenje miratimi, por dukej i pavendosur se çfare duhej te me thoshte. Ndieja zemren qe me rrihte fort ne kraharor dhe kisha frike se rrahjet e saj mund t'i degjonte edhe Françeska, edhe ai.
Ne ate çast, dhoma ku po qendroja ulur ne divanin e rehtashem bashke me Françesken, mu duk shume e vogel dhe me dukej sikur ngushtohej vazhdimisht, behej perhere e me e vogel. Ngjyra e qete blu me te cilen ishin lyer muret, tani me dukej shume e trazuar si nje det i kalter qe e humbiste qetesine e kthjelltesine e tij, menjehere pas nje mengjesi te ngrohte e pa ere. Por Françeska ishte e qete, nuk dukej as e menduar dhe e shqetesuar: sikur e kishte idene edhe vete se çfare problemi kishte.
-Sigurisht, siç e thate edhe vete, vajza eshte shume e vogel per te qene viktime e depresionit, -foli me ne fund, mjeku. As une nuk e vija ne dyshim faktin se Françeska nuk ishte ne depresion, por tani qe ma tha edhe ai, u ndjeva e qete. -Ju me thate se keto dite, keni humbur nje person qe ka qene i afert me te, apo jo?
Une pohova me koke. Nuk i kisha thene se kishim humbur Hermionen, sepse nuk doja t'i shpjegoja atij faktin se Hermiona nuk ishte vajza ime dhe as motra e sime bije. Ose kisha frike se pikerisht ky mjek dhe psikolog i shquar, e njihte Hermionen. Terapia ime kishte qene sekret vetem midis meje dhe Filipes, pasi ishte ai qe me kerkoi me shume te shkoja e te konsultohesha me nje psikolog. Por nuk do te çuditesha nese Hermiona e dinte kete. Ajo ishte sikur t'i dinte te gjitha sekretet e botes.
-Mbase ju e keni menduar edhe vete, sigurisht, por mendimi im personal eshte se vajzes suaj i nevojitet nje kohe per t'u mesuar me faktin se personi qe ka humbur, nuk do te kthehet me. Per femijet e vegjel, eshte shume e veshtire te mesohen me kete fakt pasi ata nuk e dine çfare eshte vdekja. Une nuk do t'ju jepja asnje mjekim, pasi kjo eshte diçka kalimtare qe nuk mund te kurohet me asnje ilaç, perveç kohes. Te shpresojme se vajza do te behet me mire brenda pak diteve.
Me buzeqeshi dhe me tundi koken si per te me thene se nuk kishte asgje per t'u shqetesuar. Zyra e zotit Bojer ishte larg, ne qender, prandaj mua me duhej te merrja gjithmone metrone e linjes M3 dhe pastaj autobusin e linjes 4A per te arritur ketu. Dikur, vija me makine sepse e ndiqja terapine rregullisht kater here ne jave, por kur e nderpreva nisa te perdorja me shpesh metrone ose autobusin per te arritur me shpejt. Tani, do te kisha preferuar te kisha ardhur me makine sepse do te ndihesha me rehat vetem me Françesken.
-Po ju? -me pyeti papritur Bojeri, duke me veshtruar me dyshim. Ai kishte pasur gjithmone mprehtesine e tij, qe i kuptonte mendimet e mia. -Si keni qene keto dite?
-Oh, mire, faleminderit, -i thashe, duke perkulur paksa koken. Nuk isha mire. Nuk isha fare mire dhe ajo varesja nen bluze me emrin e Hermiones, sikur po me merrte frymen, por nuk mund t'ia thoja atij gjithçka. Kushedi, mund ta kishte vrare edhe ai Hermionen!
-Hej, -u kthye nga Françeska ai. Ime bije i ngriti syte e ndrojtur drejt tij. -Pse nuk shkon te shikosh pak ato lodrat aty? Shko te luash njehere.
Françeska mblodhi supet dhe u ngrit. E ndoqa me sy e shqetesuar dhe ajo u ul ne qilimin e paster pak me larg, pas ktheses se murit. Nuk i preku lodrat e tjera, pavaresisht se ishin te reja dhe te bukura, por vazhdoi te mermeriste diç' nen ze dhe te buzeqeshte me veten. Arushin e shtrengonte fort, e perqafonte sikur kishte frike se do ia merrnin prej dores. Mendova se si do te reagonte nese ia merrje dhe ia hidhje ne kosh: ai ishte shkaterruar, gjithsesi, ishte bere si mos me keq. Pastaj, u ndjeva nene e keqe, e tmerrshme qe e mendova diçka te tille.
YOU ARE READING
Gjurme te erreta. ✔
Mystery / ThrillerXheniferi e kishte falur tradhtine e bashkeshortit me mendimin se nje vajze adoleshente ne nje familje nuk do te ishte aq keq. Kur ajo gjendet e vdekur ne vasken e shtepise se saj, Xheniferi e gjen veten duke u drejtuar gishtin te gjitheve atyre qe...