Pjesa e pare - Pas vrasjes.
U mendova gjate gjithe nates se çfare mund te me kishte treguar Françeska diten e djeshme dhe kur nuk me erdhi asgje ndermend, zgjodha te beja nje shetitje ne shetitoren e Bispebjergut me Vivienin per te vrapuar deri aty ku shkoi Françeska. Ndonjehere, mendoja se ajo ishte çmendur. Ishte çmendur duke menduar se Hermiona nuk do te kthehej me, se nuk do te luante me me te dhe e vetmja gje qe i kishte mbetur nga ajo ishte arushi me nje sy. Por pastaj, ndihesha menjehere fajtore dhe me dukej vetja nena me e keqe ne bote.
Filipe po bente nje gjume me ne fund, te thelle kur une u ngrita per te dale jashte. I kisha nisur nje mesazh Vivienit qe te takoheshim sot, ne oren shtate ne shetitoren e Bispebjergut dhe ajo pranoi. Mezi prisja ta takoja dhe te flisja me te. Vivieni ishte e vetmja qe me kishte mbetur, sepse Filipe ishte bere nje flake qiriu qe nese e tundje shume, do te shuhej dhe Martinezi ishte si gjithmone, i fiksuari pas videolojerave duke e injoruar nenen e tij. Kurse Françeska... mbase ishte çmendur. Dhe une kisha perfunduar e vetme, aq sa me dukej vetja sikur isha vetem une ne te gjithe boten.
Zbrita poshte per te ngrene ndonje gje te lehte sa per te mbushur stomakun perpara se te pija kafen jashte me Vivienin. Nuk kisha fare ndermend te shkoja e te haja ne pastiçerine "Hart" qe e kisha rruges per tek stacioni i metrose. Nuk doja te takoja me ate djalin turk, qe me shume mundesi do te ishte vrasesi i Hermiones. Isha e bezdisur nga mendimet e mia, nga e gjithe situata e krijuar dhe doja te merrte fund sa me shpejt dhe te rinisnim jeten tone normale, le te ishte edhe monotone.
Terhoqa nje pako biskotash qe po shkonte drejt fundit dhe u ula ne karrige. Terhoqa nje prej biskotave dhe e kafshova. Mu duk sikur gjithçka mu err perpara syve per nje çast. Ne karrigen prane meje, ishte ulur Hermiona. Me buzeqeshjen e saj tallese, cepin e majte te buzes qe e mbante gjithmone me siper se i djathti. Po me shikonte drejt e ne sy me ate veshtrimin e saj tipik e aq acarues. Sikur ishte faji im. Sikur me fajesonte mua. Por nuk isha e sigurt per çfare.
-Pse mendon se jam ketu? -me tha. E degjova zerin e saj. Po, e degjova. Jehonte ne te gjithe shtepine sikur te ishte oshtime e maleve qe nuk gjendeshin fare. -Ti nuk e di, apo jo? Une jam ketu, sepse ti me vrave. E beson dot? Me vrave.
Gjysma e biskotes qe kisha ne goje mu duk shume e thate dhe pa shije. Zemra me rrihte fort ne kraharor. Hermiona nuk po ma shkepuste veshtrimin, ate veshtrimin fajesues. Pse thoshte ajo se e kisha vrare? Une nuk e kisha vrare. Une nuk kisha qene aty me te, kur vdiq, kur e vrane. U shtrengova fort me njeren dore ne krahun e karriges. Por ajo nuk u largua, edhe pse e pa dhimbjen time, friken, tmerrin. Asaj i pelqente te me shihte ashtu.
-Nuk e mban mend, apo jo? Qe me vrave. Nuk e mban mend? -vazhdoi. Buzeqeshte serish. Nga poshte bluzes, une mund t'i shihja shenjat ne kyçet e duarve. E pata pare njehere kur i kishte prere aq thelle sa kishin nisur t'i dilnin gjak. -E po ti e bere. Erdhe dhe me mbyte, kur isha ne dhomen time. Me shtrengove aq fort sa nuk mund te merrja dot fryme. Dhe me qeshe. U kenaqe kur une vdiqa...
-Nuk e bera kete, -mermerita. Ajo tundi koken dhe qeshi. Ajo e qeshura e saj kembengulese, e shtirur, djallezore sikur te ishte nje personazh i keq i filmave vizatimore qe shihte Françeska.
-Sigurisht qe e bere. Nese nuk do e kishe bere, babi do te ishte ketu me ty tani. Edhe Martinezi dhe Françeska. Por ata nuk jane. Sepse ti e bere. Dhe ata e dine se kush eshte vrasesja.
Perplasa duart ne veshe dhe mbylla syte. Nuk ishte e vertete. Nuk ishte e vertete, ajo ishte vetem nje iluzion imi. Kur te hapja syte, do te ishte larguar. Sepse nuk ekzistonte. Po genjente, ashtu siç bente gjithmone. Sepse me kishte inat. Me urrente, edhe pse nuk i kisha bere asgje. Une isha perpjekur ta doja ate, e kisha dashur aq sa kisha mundur. Kishte qene ajo qe me kishte lenduar, qe pati refuzuar dashurine time. Fajtorja nuk isha une. As vrasesja. Duhej ta dija kaq gje.
YOU ARE READING
Gjurme te erreta. ✔
Mystery / ThrillerXheniferi e kishte falur tradhtine e bashkeshortit me mendimin se nje vajze adoleshente ne nje familje nuk do te ishte aq keq. Kur ajo gjendet e vdekur ne vasken e shtepise se saj, Xheniferi e gjen veten duke u drejtuar gishtin te gjitheve atyre qe...