Kapitulli i njezet e pese.

60 7 30
                                    

Pjesa e pare - Pas vrasjes.

Syte mu hapen ne mes te nates. Jashte, kishte nisur te binte shi dhe pikat e tij perplasnin me fuqi ne dritare. Grilat kisha harruar t'i mbyllja dhe ato qendronin gjysem te hapura, duke veshtruar drejt qiellit qe shkreptinte nga vetetimat e ndritshme dhe bubullimat shperthenin, duke te çare veshet. Nata ishte e zeze pis. Ktheva koken dhe pashe Filipen qe ishte kthyer ne anen tjeter dhe dukej se po bente nje gjume te thelle. Degjova nje zhurme. Mbajta frymen. Zhurma u perserit.

Nuk ishte imagjinata ime, jo. E degjova serish. Dukej sikur dikush po terhiqte nje karrige a nje tavoline, nje send te forte dhe po perpiqej ta zhvendoste, sepse mund te degjoja gervishtjen qe bente objekti qe terhiqej me pllakat e dyshemese. Me ngadale, u ngrita dhe mbeshteta kembet ne dysheme. Ftohtesia qe rrethonte pllakat, me ngriten qimet drithe. Zhurma u perserit, por sikur u shua ca prej bubullimes qe shpertheu pikerisht ne çastin e gabuar, duke me bere te ngrihesha vrik me kembe.

Hodha edhe nje sy nga Filipe perpara se te dilja prej dhomes. Deren e lashe gjysem te hapur per çdo rast sigurie. Nese kishte hyre i njejti vrases qe kishte vrare edhe Hermionen, mund te ulerisja -nese do te kisha pak fat -dhe Filipe do te me degjonte e do te vinte te me shpetonte. Por pastaj, u ndjeva budallaqe qe e mendova diçka te tille sepse une kujdesesha ta kyçja deren çdo nate perpara se te shtrihesha. Korridori ishte i erret, i rrethuar nga e njejta fashe drite qe vinte nga dritarja e madhe qe shihte nga rruga e papopulluar. I zbrita shkallet me ngadale dhe me kujdes, duke u mbajtur tek parmaket.

Doja te therrisja nese kishte njeri poshte, por zeri nuk mu bind. Nese ishte dikush qe s'e njihja, atehere do e kisha punen pisk. Kete here, zhurma u perserit me afer dhe une munda ta pikasja qe ajo vinte nga kuzhina. U perpoqa te mos e perhapja panikun ne çdo pjese te trupit: mbase nuk ishte asgje. Mbase do te ishte harruar hapur ndonje dritare dhe do te kishte rrezuar ndonje karrige. Por ajo zhurme... ajo dukej aq e njohur. Ndalova perballe deres se mbyllur. Mbase duhej te kthehesha e te ngrija Filipen. Po çfare nese nuk ishte asgje? Ai do te nxehej qe e kisha ngritur kot prej gjumit. Po çfare nese ishte diçka?

E shtyta deren me ngadale dhe hyra me kembet qe me dridheshin. Drita e vetme qe hynte ne kuzhine ishte drita e poçeve elektrike jashte ne rruge, pasi as hene nuk kishte ne nje mot kaq te shemtuar. Drita ishte e fikur. Ne nje cep te kuzhines, ulur ne toke, une pashe Françesken. Ajo ishte ulur me gjunje dhe po perplaste me force diçka ne tavoline. Diçka u dridherua brenda meje, aq sa me beri te ndihesha budallaqe mendimi qe me shkoi ndermend: mbase ishte si ne filmat horror: Françeska ishte e pushtuar. 

Nuk e thirra menjehere, por qendrova ne heshtje duke e veshtruar dhe duke u perpjekur te vija re çfare po perplaste. Kur ajo ndaloi se perplasuri ate qe kishte ne dore, pashe arushin me nje sy. Por tani, e kishte ngritur ne te njejtin pozicion me fytyren e saj dhe po e shtrengonte fort sikur po e mbyste. Mu duk sikur dikush me grushtoi drejt e ne fytyre. A ishte vetem imagjinata ime apo po bente ate qe kishte ndodhur me Hermionen? Zemra gati sa nuk me doli vendit kur nje bubullime tjeter çau qiellin.

-Zemer? -e thirra me gjysem zeri. Por ajo nuk e ktheu koken, vetem vazhdonte te shtrengonte fort arushin. -Françeska? Kthehu tek mami, çfare ke?

Ajo ndaloi se shtrenguari arushin. Pastaj, u kthye me nje ngadhtesi te dukshme. Ne ate gjysemerresire, mezi arrita t'i shikoja syte e saj. Por kishte diçka tek ajo qe me trembi. Ishte nje nga ato veshtrimet urryese, ku ajo i zmadhonte syte dhe heshtte. E kisha pare edhe njehere tjeter, ate dite kur e perplasi arushin pas Filipes. Mbase ishte budallallek, por u ndjeva e frikesuar nga vajza ime. A mund te ishin te vertete te gjithe filmat horror: a ekzistonin shpirtrat, djalli dhe pushtimi ne trup?

-Françeska? -perserita. 

Ajo papritur, me ngriti arushin sikur donte qe ta shikoja. Pastaj, e shtrengoi fort njesoj si me pak me pare, me ate gjestin e njejte qe dukej sikur po e mbyste. Mbase donte te tregonte menyren se si ishte mbytur Hermiona. Por... nga e dinte ajo se si kishte ndodhur? Mos valle... mos valle ajo e kishte pare? Mos valle ajo e kishte pare gjithçka? Ndjeva nje sembim ne kraharor dhe diçka brenda meje u aktivizua. U perkula menjehere prane saj dhe e kapa per supesh.

Gjurme te erreta. ✔Where stories live. Discover now