Pjesa e dyte - Para vrasjes.
Syte e tij te mprehte ne ate ngjyre erresire, qe i pershtatej aq bukur lekures zeshkane te fytyres. Vetullat e harkuara bukur si te ishin te vizatuara nga dora e pagabueshme e nje piktori. Grushti i flokeve te zinj, cullufet e te cilave i rreshqisnin mbi ball kaq te pabindura. Dhe ajo buzeqeshja e zgjatur, cepat e buzeve qe i formonin nje lakim te kendshem si nje gjysem rrethi. Ne krahun e djathte, poshte sqetulles, ai shtrengonte tabakane. Ishte kthyer nga mua, ai kontakt i drejtperdrejte i syve tane qe dukej sikur mposhte te gjitha veshtrimet e njerezve te tjere, te tera fytyrat e te tjereve duke bere te ishim vetem ne te dy.
-Ermin, -me tha. Zeri i tij i embel, i bute sikur po i kendonte nje foshnje per ta vene ne gjume ne djepin e tij te vogel. -Dhe ju?
-Hermiona, -u pergjigja. As vete nuk e besova zerin tim, dukej sikur buronte prej diku tjeter. Ai vazhdonte te buzeqeshte, me ate lakimin aq perfekt te buzeve.
Po tani? Cfare t'i thoja? Ta pyesja nese mund te takoheshim njehere tjeter? Jo. Ashtu do te bija shume ne sy, mua nuk me pelqente te bija ne sy perpara meshkujve. Mund t'i kerkoja emrin e Instagram-it, nese kishte, por nuk isha e sigurt se doja ta beja aq sakrifice e te hapja nje faqe ne ate rrjet te mallkuar social vetem per te. Mbase mund t'i kerkoja numrin. Jo, sigurisht, jo, do te ishte shume e tepert. Thjesht mund ta lija te shkonte, kjo dukej zgjedhja me e mire.
-A do te doje qe... qe te takoheshim mbasdite? -me pyeti papritur ai. Une e ndjeva se u skuqa, sepse faqet sikur me percelluan dhe mu be sikur te me kishin gjuajtur njeqind here me shpulla. Por ishte zgjedhja ime nese doja ta linte te me qellonin, apo ta ndaloja dhunen, çuditerisht te embel. -Nese do te jesh e lire, -nxitoi te shtonte.
-Po, -u pergjigja menjehere. Nuk e mendova shume gjate, por do i hiqja te gjitha planet e tjera vetem per te. Per ta takuar e per te folur me te. -Mund te takohemi mbasdite.
-Ora gjashte? Mbaroj turnin ne ate ore, -me tha. Dukej pak i pasigurt, sepse me shume mundesi mendonte se ishte vone. Por une perkundrazi, s'do e kisha problem as sikur te me kerkonte te dilnim ne oren dhjete te nates. Thjesht, tunda koken ne shenje pohimi. -Ne rregull, takohemi ne qender.
Me veshtroi edhe njehere, pastaj me ktheu shpinen. Por ata syte e tij te zinj, akoma i ndieja mbi vete. Fytyren e tij esmere akoma e kisha te gdhendur perpara, si nje portret qe nuk do te me zhdukej asnjehere nga mendja. E kuptova qe po me rreshqisnin buleza djerse prej ballit, kur u ndjeva e djersitur. Dreqin. Nuk doja te isha kaq e djersitur, nuk doja te mbaja ere kur te takohesha me te. Sigurisht, do te lahesha kur te kthehesha, por si t'ia beja kur te takoja ate ne oren gjashte? Thjesht, nuk doja te qelbja ere, por dukej se per kete nuk me ndihmonte as parfumi me i mire.
-Aaaa, Herms, me ke tronditur! -thirri aq fort Aasa, sa u tremba se edhe brenda ku kishte hyre, Ermini do e kishte degjuar. -Duhet t'i kishe kerkuar numrin e celularit! O Zot, jam kaq e emocionuar! Me lejo te te rregulloj une ne mbremje!
-Nuk kam per t'u rregulluar, -i hodha asaj nje veshtrim te vengert. Aasa ma ktheu po njesoj.
-Ti e di qe s'do ia mbushesh dot mendjen Aases, -nderhyri Augusti. Kishte te drejte, por une nuk doja te zbukurohesha kur te takohesha me Erminin. Do te bija shume ne sy nese e beja. -Lere te te ndihmoje me veshjet, te pakten. Me beso qe ka pervoje. Mua ma mori mendjen heren e pare qe u takuam.
-Por nuk do e ekzgjagjerosh, -u ktheva nga Aasa dhe u lekund ne karrige sa per te thene nje 'po' genjeshtare. -Ne rregull, -perfundova, -mund te vish ne shtepine time nga ora kater.
Ajo thuajse, kerceu perpjete nga gezimi dhe me dhuroi nje perqafim te shpejte. Ktheva edhe njehere koken nga pastiçeria brenda, fare instivikisht, dhe vura re Erminin se si po na shikonte. Shpresoja vetem qe mos te na kishte degjuar, mos ta kishte degjuar Aasen kur kishte bertitur si budallaqe. Kur e vuri re qe po e shikoja, me ngriti doren. Serish ajo ndjesia sikur po me gjuanin, pastaj ato sqetullat qe po me ngjiteshin dhe bulezat e mallkuara te djerses qe me rreshqisnin prej ballit. E shkeputa menjehere veshtrimin prej tij, pa mundur t'i leshoja as edhe nje buzeqeshje.
YOU ARE READING
Gjurme te erreta. ✔
Mystery / ThrillerXheniferi e kishte falur tradhtine e bashkeshortit me mendimin se nje vajze adoleshente ne nje familje nuk do te ishte aq keq. Kur ajo gjendet e vdekur ne vasken e shtepise se saj, Xheniferi e gjen veten duke u drejtuar gishtin te gjitheve atyre qe...