Kapitulli i tridhjete.

46 7 34
                                    

Pjesa e dyte - Para vrasjes.

Kur njeriu eshte i lumtur, ajo qe ndjen zemra e tij nuk mund te perkufizohet. Eshte diçka qe bashkohet me te gjitha ndjenjat e tjera, diçka magjike dhe e mrekullueshme qe nuk trazohet as nga perplasja e dallgeve pas bregut te detit. Ndihet sikur papritur, eshte ne qender te botes dhe mund ta ndieje Token te rrotullohet dhe madje, stomaku as te mos i peshtjellohet nga rrotullimi i vazhdueshem. Por lumturia eshte diçka qe duket sikur zgjat vetem nje minute dhe ne as nuk e ndiejme kur sekondat rrotullohen, bejne rrotullimin e plote perreth ores dhe kur ndalojne, ndalon edhe rrotullimi i Tokes, ndalon edhe bota. Dhe ne nuk jemi me ne qender te botes.

E kisha lene te takohesha me Erminin mengjesin e asaj te premte, pas shkolle. U ndava me shpejt nga Aasa dhe Augusti dhe ia mbatha thuajse, me vrap deri ne stacionin e autobusit. Si çdo dite pas shkolle, trafiku ishte i renduar dhe autobusave kur 'godisnin' te ishin te medhenj, u duhej nje kohe e gjate te manovronin makinat e vogla qe shkisnin me lehtesi ne rruget e bllokuara. Arrita me vone seç desha perballe pastiçerise "Hart". Kalova me nje vrap ne anen e pasme dhe Ermini ishte mbeshtetur pas murit, duke pare celularin. Ndalova aty.

-Hej, -e thirra. Ai u kthye dhe me buzeqeshi. E uli menjehere celularin dhe e futi ne xhep: me pelqente qe nuk e perdorte asnjehere kur takohej me mua. Kishte kaluar gati nje jave dhe per here te pare, me dukej sikur mund ta doja dike tjeter ne te njejtin nivel siç kisha dashur mamin. -Do te bejme ndonje shetitje, apo do te rrime ketu?

-Po, sigurisht, eja, te kam bere nje surprize, -me terhoqi prej dore dhe zuri te vraponte pa me lene kohe as te nxirrja nje fjale.

Shpejtova te barazoja vrapin me te dhe ai u duk se e vuri re, sepse ndaloi dhe priti sa t'i afrohesha. Me pelqente kur dora e tij mbeshtillte timen dhe kur syte e tij veshtronin te mite. Ndihesha sikur i perkisja kesaj bote, mbase per te paren here. Ermini dukej sikur ishte ai qe ma bente te mundur te ndihesha e tille. Vrapuam deri ne fund te kthesave te rruges, derisa hyme ne rruge te drejte. Papritur, ai ndaloi perballe nje magazine te vjeter. E pashe me habi.

-Eja, -u kthye nga une kur pa qe u stepa. Por vertet nuk e kuptoja se çfare mund te kerkonim ne nje magazine. -Ka diçka te bukur ketu brenda.

-Nga njeshi tek dhjeta, sa e bukur? -e pyeta. Nuk doja te thoja se nuk i zija bese, por ndjeva nje dridherime ne zemer dhe diçka me thoshte mos te hyja. Mami me thoshte gjithmone se une kisha instiktin per t'i kapur gjerat ne ajer.

-Po nese e kalon dhjeten? -me buzeqeshi. Buzeqeshja e tij aq e paqte dhe e sinqerte, me qetesoi.

E shkeputi doren prej meje dhe afroi doren prane dorezes se deres duke e ulur me ngadale poshte. Ndjeva zemren te me rrihte fort ne kraharor. Ai u kthye nga une dhe me zgjati doren. Nuk e bashkova me te tijen, por zura te ecja pak e pabindur pas tij. Kur hyra brenda, degjova deren qe u mbyll pas shpatullave te mia dhe Ermini çeli driten. Erresira qe sundonte ne magazinen e vjeter u thye nga qindra drita te vogla me verdha qe ndriçuan rrotull. Ishin varur ne nje vije te drejte ne mur dhe formonin nje fjale te vetme.

-Te dua, Herms'.

E degjova zerin e tij pas vetes sime, por nuk e pata guximin te kthehesha. Shtrengoja fort grushtet dhe po perpiqesha te qetesoja zemren qe dukej sikur donte te me dilte nga kraharori. Dritat vazhdonin te flakerinin perpara syve te mi. Ishin te shkruajtura ato fjale aq te bukura, qe tingellonin kaq embel edhe thjesht duke i veshtruar. Te dua. Valle vertet te me donte? Sa shume gjera kisha pare e kisha degjuar per dashurite e adoleshenteve! Dhe isha pikerisht une qe nuk i besoja ato, te kisha ngecur tani ne kete skute te pakuptimte.

Gjurme te erreta. ✔Where stories live. Discover now