Kapitulli i nente.

55 8 24
                                    

Pjesa e pare - Pas vrasjes.

Kur hapa syte mengjesin tjeter, u ndjeva fajtore. Filipe prane meje, i kishte mbyllur syte e dukej sikur po flinte, por nuk po gerhiste prandaj e dija se e kishte pasur gjumin te nderprere dhe te paqendrueshem. Ndihesha keq qe nuk mund te sillesha e merzitur, qe nuk mund te qendroja ne te njejten flluske si ata, por doja qe e gjitha kjo te mbaronte sa me shpejt. Isha e sigurt se Hermionen e kishte vrare Abigeili, por policia nuk kishte ardhur ne shtepine tone te djeshmen dhe nuk patem marre asnje lajm te ri. Doja qe te ulesha edhe une aty me familjen time, te shikoja si e deshperuar pjeset e shtepise ku dikur kishte qene Hermiona, por nuk mundesha. 

E vetmja gje qe dija ishte se kisha frike. Kisha frike se mund ta zbulonin çfare kisha bere dhe nuk doja qe ta merrnin vesh. Kisha frike se gjithçka do te kthehej permbys dhe do e shkaterronte plotesisht marredhenien qe po perpiqesha ta ringrija serish te gjalle me Filipen. Nuk doja te fajesoja Hermionen per kete, por nje pjese e fajit i perkiste asaj. Nuk duhej te kishte vdekur. Kete mendoja. Nuk duhej ta kishin vrare, kushdo qe e kishte bere. Tani, kishim ngecur ne kete rruge qorre dhe te gjithe dukeshin sikur ishin tretur nga erresira, kurse une perpiqesha te gjeja driten.

Ishte heret dhe dielli akoma s'kishte lindur. Edhe nese shkoja ne pune, zyra do te ishte e mbyllur tani. Mund te dilja per te bere nje vrap te lehte, gje qe e beja gjithmone ditet perpara se Hermiona te shperngulej pergjithmone ne shtepine time, por nuk kisha deshire. Por edhe ashtu nuk mund te qendroja: me syte ngulur ne tavan dhe duke menduar se sa e shemtuar behej jeta kur dikush qe as nuk e njihje vdiste dhe ty duhej te te vinte keq. Ndihesha edhe egoiste per kete gje, por ndjenjat jane ndjenjat dhe perveç nje gote keqardhjeje, une nuk e dija ate te mbushej deri ne buze e te derdhej.

Mendova njehere te telefonoja Vivienin, por ishte shume shpejt dhe nuk doja ta bezdisja. Dje, pata kaluar mire me te, patem folur per shume gjera qe kishin mbetur pa thene qe nga koha e kolegjit dhe ajo u tregua mjaft e kendshme duke mos e permendur temen e Hermiones. U ndjeva e vetmuar. Perveç Vivienit, une nuk kisha askend tjeter. Mbase une e mohoja shoqerine e njerezve, por nga njera ane edhe i doja ata. Doja te me afroheshin dhe te me thonin se si isha, doja te me telefononin e te me ftonin ne shtepine e tyre per nje kafe. Por lista e kontakteve te mia ishte e kufizuar.

Ti je si mua. Je egoiste dhe pastaj, kerkon qe te tjereve t'u vije keq per ty.

Mbylla syte per t'u qetesuar. Fjalet e saj akoma kumbonin ne veshet e mi. Pastaj, shpertheu pellemba. Syte e saj qe u hapen fort dhe me pane me nje veshtrim aq urryes sa une nuk kisha ndeshur asnjehere me pare. Ishte nje nga ato veshtrimet qe te tregonin se sa i parendesishem ishe ti per boten dhe se sa shume do i behej qejfi dikujt nese ndieje dhimbjen e tyre. Por une ndihesha fajtore. Ndihesha vertet fajtore dhe shpresoja qe Hermiona ta kishte kuptuar kete perpara se te ishte larguar. Por e dija qe mbase, ajo s'e kishte menduar me fare.

U ngrita dhe binda veten te dilja per nje vrap te lehte perpara se te kthehesha ne pune. Mu deshen vetem dy minuta per t'u veshur e per te bere nje grim te lehte. Pastaj, pasi i hodha nje veshtrim te fundit Filipes, fytyres se tij te rrudhosur e te deshperuar qe nuk gjente paqe as kur flinte, dola jashte. Deren e mbylla me ngadale dhe e rrotullova vetem çelesin vetem nje here. Veshtrova rrotull kopshtit dhe pastaj, dola ne rruget e zbrazeta.

-Miremengjes, zonja Nielsen, -degjova nje ze te njohur. U ktheva dhe Ema e moshuar qendronte pak me larg meje, me nje veshtrim aq te deshperuar sa mu be mishi kokerr. Tunda koken ne shenje pershendetjeje. -Ngushellimet e mia per vajzen.

-Po, faleminderit, -iu pergjigja me miresjellje, edhe pse doja t'i kthehesha se nuk kishte pse m'i thoshte mua ato fjale. Le t'ia thoshte Filipes, se ishte vajza e tij. 

-Do te shkoni ne pune? -me pyeti, duke me veshtruar me ato syte e shkrete qe dukej sikur mbanin plage qe nuk sheroheshin dot. 

-Jo, po mendoja te beja nje vrap.

Gjurme te erreta. ✔Where stories live. Discover now