Pjesa e pare - Pas vrasjes.
Po e prisja Vivienin ne "Kopshtin e Frederiksbergut", ku kishim rene dakord te takoheshim. Dielli ishte i forte edhe kete dite, madje ishte nje nga ato rastet e rralla sepse kur une dilja nga puna, zakonisht moti ishte i vrenjtur dhe duhej nje cope here qe rete te perhapeshin e te dilte dielli. Por kete here, bente aq vape sa ishte e pamundur ta duroja shallin qe kisha hedhur rreth qafes. Vivieni nuk dukej gjekund', por isha e sigurt se do te vinte. Ajo nuk u bente asnjehere bisht debateve, edhe pse i nuhaste ato prej se largu. Me dukej sikur po me plaste koka me aq shume mendime sa kisha.
Mbase ishte ashtu siç kishte thene Piteri. Mbase djali turk i pastiçerise "Hart" ishte vrasesi. Mbase duhej t'ia thoja kete policise dhe ta mbyllnin ketu çeshtjen, edhe ata, edhe ne. Por gjithçka dukej shume e larget, shume e veshtire per t'u besuar se ai ishte vrasesi. Madje une nuk isha e sigurt as vete se nuk e kisha vrare Hermionen. Mund te isha une. Mund te isha edhe une. Piteri nuk arrinte ta kuptonte kete. Dukej sikur Ela, ndryshe nga ai, dinte me teper. Por nuk e kisha guximin te flisja me te, kisha frike nga ajo qe mund te me thoshte. Isha sjelle edhe ne menyre teper agresive me te heren e fundit qe e pata takuar.
Vivieni erdhi pas shtate minutash. E pikasa qe prej larg. Nuk kishte veshur uniformen e policise, por kishte mbathur nje nga ato veshjet e saj te zakonshme, aq sportive qe i shkonin per shtat. Ndonjehere, me vinte inat qe Vivieni e mbante veten aq shume edhe si grua beqare qe ishte: mbase donte t'u binte ne sy burrave, sigurisht. Prita sa te me afrohej dhe pastaj, ajo ndaloi perballe meje. Asnjera prej nesh nuk foli per nje çast. Pastaj, i thashe:
-Doja te flisnim diçka.
-Hyr ne teme, -ma priti fare shkurt. Ajo e kuptonte se kur ishte çasti per te folur diçka te qete, nje bisede te embel dhe kur ishte çasti per te debatuar e per t'u grindur.
-Takova Aasen dje. -Ne fytyren e saj, nuk pashe asgje. Nuk pati as edhe nje reagim. Dukej sikur e kishte pritur qe Aasa do te vinte e do te me takonte. -Me tha se ti e kishe ndaluar te takohej me mua. E vertete eshte kjo, apo nje tjeter genjeshter nga keto te adoleshenteve?
Vivieni po vazhdonte te me shikonte sikur po priste te thoja me teper, por nuk kisha asgje tjeter per te shtuar. Papritur, nje mendim i tmerrshem me shkoi ne mendje. Po sikur te ishte ajo? Po sikur te kishte gabuar Piteri dhe te ishte Vivieni vrasesja? U perpoqa ta hiqja nga mendja ate mendim dhe mora fryme thelle. Nje pjese imja, donte shume qe ajo ta mohonte ate qe po i thoja. Doja qe te genjente, te thoshte diçka, çfaredo, vetem te mos me tregonte ate qe i trembesha me shume.
-E vertete eshte, -u pergjigj. Fjalia e saj mu duk sikur me hyri tre here ne vesh. -E kam ndaluar Aasen te te takoje.
-Pse? -e gjeta veten ta pyesja me gjysem zeri.
-Sepse ti je vrasesja, Xheni.
Heshtje. Nuk degjova asgje tjeter, perveç fjalise se Vivienit. Por edhe ato po me vinin si te mbytura ne vesh. Ishin kaq te largeta, sa me dukeshin sikur nuk do i arrija dot kurre. Sikur i kisha imagjinuar vete. Por ma kishin thene edhe me pare, apo jo? Ma kishte thene edhe Françeska. Syte e Martinezit ate dite, kete gje paraqisnin, apo jo? Akuzim. Ai po me quante 'fajtore'. Ela me kishte quajtur vrasese. Diçka nuk shkonte, e ndieja. Diçka nuk shkonte me mua.
-Cfare po thua? -mermerita. Buzet i ndjeva te thara, doja te pija uje, por nuk kisha as etje. Me dukej sikur do te villja.
-Po them se ti e vrave Hermionen. Dhe une e kam ditur gjithmone. Por nuk ta thashe kurre, sepse te kisha shoqe dhe doja te te mbroja. Prandaj, e ndalova Aasen te takohej me ty sepse do te te tregonte gjithçka. Por nese kjo eshte ajo qe do te degjosh, atehere shpresoj ta kishe pergatitur veten.
YOU ARE READING
Gjurme te erreta. ✔
Mystery / ThrillerXheniferi e kishte falur tradhtine e bashkeshortit me mendimin se nje vajze adoleshente ne nje familje nuk do te ishte aq keq. Kur ajo gjendet e vdekur ne vasken e shtepise se saj, Xheniferi e gjen veten duke u drejtuar gishtin te gjitheve atyre qe...