Pjesa e pare - Pas vrasjes.
Nuk e kisha mendjen fare ne shifrat e dokumenteve qe me pershendesnin siper mbi tavoline. Syte e mi shikonin imazhin e permbysur te Hermiones, fytyren e nxire, por edhe te bardhe qe floket e leshuar e te lagur i mbulonin pothuajse te gjithe siperfaqen e fytyres. Pastaj, shikoja fytyren e Filipes: ate te deshperuaren, te tremburen per vdekje, ate zemer te thyer qe dukej sikur here rrihte e here ndalonte, me nje kembengulje te theksuar e nje hidherim mbytes. Prane tij, gjeja edhe Martinezin: menyren se si grindej gjithmone me Hermionen, çastin kur e kishte shtytur njehere me force. Pashe edhe Abigeilin, me ate nenqeshjen e tij dinake. Aasen. Emen. Dhe te gjithe njerezit qe mund te njihja.
Me dukej sikur po mbytesha. Mund te ishte kushdo. Mund ta kishte vrare kushdo ate. Filipe mund te kishte ardhur me heret nga puna dhe mund ta kishte mbytur. Mund te kishte qene edhe Martinezi, me ato duart e tij te forta te atij fiziku aq te mire. Mund te kishte qene Abigeili qe kishte pritur sa Hermiona ta hapte deren e te hynte brenda. Ose Aasa: mund te kishte ardhur me ndonje shok sajin dhe te dy kishin qene fajtore. Ose Ema, kushedi! Po sikur te ishte ndonje psikopat qe po me shpetonte, qe jetonte aty verdalle? Do te me vriste edhe Françesken. Ai nje mendim sikur me ndaloi rrjedhen e mendimeve dhe instivikisht, vendosa doren ne zemer.
-Gjithçka mire? -degjova zerin e Bruksit, qe kishte hyre brenda pa trokitur. Une kisha koken dhe e pashe pa mundur te flisja.
Po sikur te ishte Bruksi? Mbase Hermiona mund ta kishte njohur ate, sepse ajo dukej sikur i njihte te gjithe. Ai mund te kishte ardhur ne shtepine tone dhe ta kishte vrare, pastaj ishte paraqitur ne pune e me kishte zgjatur telefonin kinse nuk dinte gje. Tani, mund te vinte edhe tek mua dhe te me vriste. Mund te me mbyste me ato dy duar qe kishte mbytur edhe Hermiona. Mund te me jepte nje te shtyre e une te rrezohesha nga dritarja, qe me pelqente aq shume.
-Xheni? -Fare papritur e pa kuptuar, ai ishte paraqitur perpara meje. Po me shikonte i habitur. -Mund te shkosh ne shtepi. Pederseni te ka dhene leje, ti e di.
-Jo, eshte ne rregull, -iu pergjigja. Nuk do te qendroja ne shtepi. Nese kishte nje menyre per te shpetuar nga zymtesia brenda, ishte te gelltitesha nga dyshimet ne boten jashte. -Per çfare erdhe?
Per te te mbytur. Per te te vrare. Ai seç tha, se e pashe qe levizi buzet, por nuk e kuptova. Oh Zot, po tregohesha shume budallaqe! Bruksi as nuk kishte pamjen e nje vrasesi. Po a nuk ishin edhe psikopatet njerez: ata nuk kishin ndonje shkrim ne ball qe t'u tregonte rolin. Bruksi vazhdoi te me shikonte me habi dhe une, duke tundur lehte koken, i kerkova ta perseriste. Me buzeqeshi lehte e tha:
-Ka ardhur Anderseni. Sapo lidhem marreveshjen me biznesin e tij.
-Oh, ky eshte lajm i mire! -thirra. Doja te tregohesha pak me e ngazellyer dhe me e emocionuar, por toni i zerit me zhgenjeu. Nuk po e ndaloja dot rrjedhen e mendimeve.
-Edhe njehere, Xhen', mund te shkosh ne shtepi. Eshte edhe e shtune, fundjavave Pederseni nuk detyron askend te qendroje.
Mbase Bruksi kishte te drejte. Mbase duhej te largohesha. Po ku te shkoja? Nese kthehesha ne shtepi, do te hasesha me fytyrat e trishtuara dhe zemrat e thyera. Nuk doja te qendroja as ne pune, ku te gjithe me dukeshin dyshues, psikopate e vrases. Pa shume deshire, i tunda koken ne shenje pohimi Bruksit dhe u ngrita. Ai u duk i kenaqur qe zgjodha te kujdesesha per veten, ashtu siç mund te interpretohej veshtrimi i tij i embel. Mbylla dosjen qe as nuk e kisha pare dhe e lashe aty, me pirgun tjeter te letrave.
-I them une Pedersenit, mos u shqeteso, -me tha.
-Faleminderit, -i buzeqesha lehte. Ne syte e tij, une me shume mundesi dukesha si nena e vetmuar qe kisha humbur nje femije. Nuk isha. Isha nena egoiste, qe mund t'i vinte keq qe kishte humbur nje femije, por qe ndihej me fat qe s'kishte humbur femijen e saj.
YOU ARE READING
Gjurme te erreta. ✔
Misteri / ThrillerXheniferi e kishte falur tradhtine e bashkeshortit me mendimin se nje vajze adoleshente ne nje familje nuk do te ishte aq keq. Kur ajo gjendet e vdekur ne vasken e shtepise se saj, Xheniferi e gjen veten duke u drejtuar gishtin te gjitheve atyre qe...