Kapitulli i tetembedhjete.

65 7 34
                                    

Pjesa e dyte - Para vrasjes.

Ne mengjes, u zgjova nga nje energji ndryshe. Mbaja mend se si dikur, kur kisha qene me e vogel, mami ulej prane meje, me perqafonte e me shtrengonte pas trupit te saj e me thoshte se sa ndjenje e bukur ishte dashuria. E kundershtoja se ajo nuk mund ta donte babin, se dashuria nuk ishte e bukur nese te zhgenjente, te merziste e te deshperonte. Por ajo qeshi dhe me tha se do e kuptoja. Une e pata refuzuar gjithmone dashurine, sepse nuk doja te merzitesha e te zhgenjehesha ashtu siç ishte zhgenjyer mami. Kisha refuzuar dashurine e babit, dashurine e Françeskes dhe mbase, edhe te Martinezit. Por tani, nuk e dija me nese mund ta refuzoja dashurine e Erminit.

Fuzi ishte rrezuar pertoke dhe dukej sikur kishte zgjatur krahet drejt meje qe ta ngrija. Akoma shtrire, e terhoqa dhe e lashe mbi shtrat. Me doren tjeter, terhoqa celularin qe kisha lene mbi komo. Si gjithmone, nuk me kishte ardhur asnje mesazh. Nese heret e meparshme nuk e vrisja shume mendjen, kete here u ndjeva e trishtuar qe nuk kisha asgje ne ekran. Aasa mburrej gjithmone se ate e bombardonin njoftimet ne çdo ore dhe se celulari i çahej nga mesazhet. Sigurisht, s'kishte asnje prove qe te vertetonte se nuk po genjente, por ne kishte te drejte, doja edhe une te isha si ajo. Qe njerezit te interesoheshin per mua.

Hapa kontaktet. Nuk kisha shume, vetem Aasa, Gusi, mami dhe tani, edhe Ermini. Numrin e babit nuk e kisha regjistruar, jo se me prishte pune, por sepse nuk doja te kisha nje tradhtar ne kontaktet e celularit. Ndalova disa here perpara se ta shtypja numrin e mamit. E vendosa ne vesh me gjysem zemre. Ne fillim, nuk u degjua asgje. Mendja ime kumbonte si kambanat e kishes. Zemra ime rrihte. Veshet e mi degjonin zerin e mamit, qe une prisja te dilte nga momenti ne moment. Te me thoshte "Herms, me fal".

-Numri qe kerkoni nuk ekziston ose ka fikur celularin. -Kjo qe pergjigj'ja. Gjithçka me erdhi. Gjithçka tjeter do te preferoja te degjoja, por jo kete. Ndjeva nje sembim ne kraharor.

E rreshqita celularin me ngadale poshte dhe e shtrengova mes duarve. Ja, ku ishte perseri ajo ndjesia qe mami nuk do te kthehej. Pse mendoja keshtu? Pse mendoja se ajo nuk do te kthehej? Mbase sepse ishte larguar pa me pershendetur, mbase sepse ishte larguar pa me marre me vete. Me la vetem nje cope leter dhe me tha se me donte. Jo. Jo, duhej te besoja se mami do te kthehej. Sepse ajo ishte mamaja ime. Sepse ishte personi i vetem ne bote, tek i cili e dija qe mund te besoja dhe mund te shprehesha. Oh, sa shume do te doja t'i thoja asaj ne keto momente se kisha takuar nje mashkull qe dukej sikur me kishte ndryshuar jeten ne vetem nje dite!

Pavaresisht se sa doja ta hiqja ate ndjesi, serish nuk mundesha. Mbase mami... mbase mami kishte pesuar aksident... Hapa serish me te shpejte celularin dhe nisa te kerkoja per linjat ajrore nga Kopenhaga ne Gjermani. Me dolen kater prej tyre. Me shume mundesi, mami do te kishte hipur tek njeri prej tyre. Nisa te kerkoja per numrat e celulareve dhe nisa t'i shtypja me ngadale numrat. Duart me dridheshin.

-Pershendetje, kompania e Linjave Ajrore te Skadinavise. Si mund te ndihmojme? -u degjua zeri i nje gruaje sapo vendosa celularin ne vesh. Zeri sikur mu ngjir e nuk munda te flisja per nje çast.

-Pershendetje, -arrita te thoja. U mbajt nje pauze aq e gjate, sa gruaja ne anen tjeter te celularit me shume mundesi mendonte se po tallesha. -Doja te pyesja... doja t'ju pyesja nese ka hipur ndonje pasagjere ne bordin tuaj perpara tre diteve. Quhej Ana Kristersen...

-Zonje, me vjen keq, nuk kemi pasur fluturime perpara tri diteve, -me nderpreu ajo dukshem e bezdisur qe i kisha telefonuar per kete gje. Me shume siguri, priste ndonje prenotim. 

-Jeni e sigurt? -pyeta me nxitim perpara se te ma mbyllte celularin. 

-Sigurisht, sot u rihapem. Tani, duhet te liroj celularin per telefonatat e tjera. Me vjen keq qe nuk ju ndihmuam. Mirupafshim.

Gjurme te erreta. ✔Where stories live. Discover now