Kapitulli i trembedhjete.

61 8 52
                                    

Pjesa e pare - Pas vrasjes.

Mezi ua mbusha mendjen Françeskes dhe Martinezit te dilnin me mua dhe pavaresisht se nuk e kisha qejf pastiçerine "Hart" qe zgjodha te ndaloja, mendova se atyre do u pelqente. Pastaj, nuk ishte as shume larg: mjaftonte te ecje gjashte minuta me kembe deri aty, pa qene nevoja te merrje as biçikleten. Por mendoja se pastiçerise "Hart" i kishte dale nami kot. E kisha inat, se aty turreshin gjithnje turistet si nje pike e mire per te ngrene diçka te shpejte perpara se te shkonin ne pune. Dhe tani, ne fundjave, ata derdheshin nga te gjitha anet me nje zhurme qe me nervozonte.

Zume vend ne nje prej tavolinave brenda, sepse nuk doja te degjoja zerat e ndryshem te turisteve qe dukej sikur nuk pushonin kurre. Françeska vazhdonte te dukej e hutuar, arushin e kishte marre me vete dhe e kishte vendosur mbi tavoline, kurse Martinezi sikur e kishte mbledhur ca veten e po sillej me normalisht, ose te pakten ashtu siç mund te sillej nje djale adoleshent qe mendon se e gjithe vemendja bie mbi te. Une isha e vetmja qe po shikoja menune sikur nuk e dija se çfare jepnin aty.

-Cfare do te merrni? -i pyeta. Une e kisha ndare mendjen qe do te merrja kafe, por fat i keq sepse aty nuk servisnin as gjene qe ne pinim me teper. Sikur nuk e dinin qe pa kafe nuk shtyhej dita!

-Une s'kam uri, mami, -u pergjigj Martinezi pa i shkeputur prej celularit. Doja t'i thoja se sigurisht qe s'kishte uri, por do te hante patjeter sepse nuk kisha ndermend ta lija me barkun bosh. 

-Do te hash patjeter, -i thashe, duke e veshtruar vengert. Ai mblodhi supet, i dorezuar, por nuk me tha se çfare donte. Vendosa te porosisja per te tre ne nga nje molto me çokollate. Mbase ishte egoiste nga ana ime, por do te me shkonte edhe me lire. Ndonjehere, pastiçeria "Hart" luante me çmimet. 

Nuk me pelqente se si qendronin aq te qete e pa bere asnje bisede. Mund ta prisja nga Martinezi se nuk ishte se me kishte folur ndonjehere qe te me fliste sot, por Françeska kishte ate heshtje dhe ate hutim te çuditshem, qe dukej sikur do te zgjaste perjetesisht. Po e rrotulloja me kot menune neper duar, pastaj e lashe ne vendin e saj dhe nisa te mendoja se mbase, duhej ta çoja Françesken per nje vizite. Thjesht sa per t'u bindur se nuk kishte problem, se ishte mire. Ishte budallallek edhe ta mendoja sepse Françeska ishte e vogel, por nuk doja te vuante nga depresioni.

-Pershendetje, -degjova zerin e kamerierit dhe kur ngrita syte, pashe ate te zakonshmin: djalin turk, siç e therrisnim te gjithe. -Cfare deshironi?

-Tre molto me çokollate, -iu pergjigja. 

Ai buzeqeshi dhe perkuli paksa koken. Nuk me kishte pelqyer asnjehere qe ai punonte aty. Jo se kisha ndonje problem me emigrantet, por nuk me pelqente qe ata te suleshin si hiena ne çdo vend dhe te punonin ne vendet tona me te famshme. Mbase prandaj edhe nuk me pelqente pastiçeria"Hart", gjithe gjerat e tjera qe nuk me pelqenin aty ishin justifikim. Por dukej sikur per nje arsye a nje tjeter, ky kamerieri turk, kaq ndryshe nga te gjithe ne te tjeret, kishte marre vemendjen e te gjitheve. Dhe me shume mundesi, per mire.

Sapo ktheu shpinen, une pashe doren e Françeskes qe u zgjat drejt tij dhe me nje shpejtesi qe me la pa fryme, dora e saj e vogel kapi parakrahun e dores se tij te djathte. Zmadhova fort syte nga habia, por nuk dita si te reagoja. Kamerieri u kthye dhe veshtrimin e kishte ngulur ne mua, se siç dukej kishte menduar se e kisha ndaluar une, por pastaj pa doren e vogel qe i kishte rrethuar krahun dhe u kthye nga Françeska. Buzeqeshja vazhdonte t'i endej ne fytyre, si te ishte ndonje bime helmuese qe nuk pranonte te shqitej nga ty pa te djegur.

-Hej, vogelushe, -i tha dukshem i habitur, pavaresisht se po perpiqej ta fshihte. Françeska vetem e shikonte me ata syte e saj te medhenj ngjyre deti. -Deshironi edhe ndonje gje tjeter? -Ne siklet, ai ktheu syte ca nga mua e ca nga Françeska. Martinezi nderkohe, po shikonte me te njejten habi si mua te gjithe ate qe po ndodhte perpara syve tane.

Gjurme te erreta. ✔Where stories live. Discover now