Kapitulli i njezet e nente.

37 6 42
                                    

Pjesa e pare - Pas vrasjes.

Isha ulur ne nje prej karrigeve te rehatshme prane tavolines. Piteri ishte ulur perballe meje dhe po shikonte duart, pa guxuar te me veshtronte mua ne sy. Ela nuk dukej gjekund', me shume siguri duhej te kishte dale dhe do te kthehej vone, ashtu siç bente çdo njeri qe bridhte. E vetmja zhurme qe degjohej ishte zeri i ulet i televizorit, ku nje gazetar po transmetonte lajmet e dites. Me kishin acaruar gjithmone lajmet, prandaj nuk i ndiqja asnjehere. As Filipe nuk i ndiqte, prandaj dukej sikur ne nje fare menyre, ne ishim te izoluar nga bota.

Ngrita filxhanin e kafese qe me kishte pergatitur Piteri dhe ktheva nje gllenjke. Nuk ishte e mire, por me shume siguri duhej te kishin marre pakon e kafese me te lire ne supermarket dhe nuk ia vlente t'u thoja gje. Mezi e shtyva perposhte gllenjken qe ktheva, por te pakten me lagu pak fytin. Piteri vazhdonte te qendronte drejt perpara, me syte ngulur pellembeve te duarve. Doja te ngirhesha e te largohesha, meqe ai nuk kishte asnje fjale per te thene, por nuk me dukej se ishte gjeja e duhur per t'u bere.

-Hermiona erdhi tek ne nje dite. Ela e kishte gjetur duke qare diku dhe e kishte marre me vete. -tha. Foli aq papritur sa ngrita menjehere veshtrimin drejt tij. Me e pabesueshme se fakti qe Ela ishte interesuar per mbesen e saj te jashteligjshme, ishte fakti se po degjoja qe Hermiona qante. Dinte te qante. -Ajo dukej shume e vogel dhe shume e brishte... dukej sikur do te thyhej. 

-Pse? -i drejtova nje pyetje te shkurter. Nuk kisha qejf te degjoja fjalet e tij kinse te mira per Hermionen. E dija qe po perpiqej te me bente ta pelqeja. Por une nuk do e pelqeja dike vetem sepse dinte te qante.

-Ajo kishte nje te dashur. -Djalin turk te pastiçerise "Hart", sigurisht qe e dija. -Na tha se ishte personi i vetem qe e bente te lumtur. Dhe dukej... dukej e lumtur kur fliste per te.

-Ne rregull.

Piteri mori fryme thelle. S'e kuptoja pse po ma thoshte mua tere ate histori. Nuk isha e interesuar te dija se ke kishte te dashur Hermiona, apo perse ishte zene me te. Nuk isha e interesuar te degjoja per jeten e Hermiones. Erdha tek Piteri me shpresen se do te gjeja pergjgijen qe doja, por ai vetem sa do zgjeronte ngjarjet qe nuk me interesonin. Me ne fund, ngriti syte drejt meje dhe tha:

-Une besoj se e di vrasesin, Xheni.

Hapa fort syte. Por ai nuk dukej i habitur, dukej aq i qete sikur po me tregonte nje perralle. Mbajti nje pauze aq te gjate qe mu duk si nje perjetesi: siç dukej, i pelqente te me torturonte ne te tille menyre, duke pritur qe te mendohesha kush mund te isha. Pastaj, buzeqeshi trishtueshem dhe foli serish: zeri i tij mu duk papritur, i ulet, aq i ulet dhe i mundueshem sikur po bindte veten te vazhdonte te fliste e te me tregonte:

-I dashuri i saj kishte qene i akuzuar per nje rast perdhunimi. -Djali turk. E kishte per ate, e dija. Letra e tij... per kete gabim e kishte fjalen ai? Per kete gje nuk i kishte treguar Hermiones, per te cilen po i kerkonte edhe falje? -Une mbase po gabohem duke te ta treguar ty, por kam dyshimet e mia qe vrasesi eshte ai. 

Duhej ta kishte krijuar kete mendim kohe me pare, sepse nuk dukej i tronditur ta thoshte. Por as une nuk e ndjeva nje tronditje te tille. Mbase sepse e dija qe nuk ishte fare ai. Nuk te jepte fytyra e tij pamjen e nje vrasesi. Por ai nuk dukej as si perdhunues, apo jo? Mbase ishte ashtu siç tregonin filmat. Ai qe nuk ta priste mendja. Celulari qe tringelliu ne xhepin tim, me terhoqi vemendjen. E nxorra prej xhepit dhe gjeta te dytin mesazh te çuditshem brenda nje dite. 

-Me fal, duhet te shkoj, -u ngrita menjehere. Piteri me pa me habi. -Me ka dale nje pune.

-Po, sigurisht. Nuk do e pini kafen? -me pyeti. Mu duk me teper si nje pyetje retorike sesa si nje pyetje qe i nevojitej nje pergjigje.

Gjurme te erreta. ✔Where stories live. Discover now