Kapitulli i dymbedhjete.

63 8 22
                                    

Pjesa e dyte - Para vrasjes.

Ne pastiçerine "Hart", ne rrugen 'Frederikberg C', i pikasa menjehere Aasen dhe Gusin sepse kishin zene nje vend ne karriget jashte. Mua nuk me pelqente te ulesha jashte, buze asaj rruge te zhurmshme, por e dija qe Aasa ishte ulur aty me qellimin per te tymosur, meqe brenda nuk lejohej. Me beri pershtypja fakti se bashke me te, ishte edhe Augusti. Nuk dukeshin te acaruar me njeri-tjetrin, prandaj fjalet e Aases per te qe gjasme e kishte tradhtuar me Noren, dukej sikur kishin qene te shtirura. Mbase ajo kishte dashur vemendje nga ana ime, ashtu siç kishte dashur shpesh keto ditet e fundit.

-Hajde, Herms', ta kam ruajtur vendin e ngrohte, -me ngriti doren Aasa, duke me treguar karrigen e zene me çanten e saj te dores.

-Ndihem e priviligjuar, -u talla. Ajo u tund ca ne karrige, pastaj mori çanten e saj dhe me liroi karrigen.

U ula aty dhe ktheva koken per te pare se ku ishte kamerieri. Kamerieri qe punonte ne pastiçerine "Hart" ishte i kendshem, por njerezit e shihnin me nje lloj habie ne sy. Ai ishte nga Turqia, prandaj shume e njihnin thjesht si 'djali turk'. Ai djali turk i pastiçerise "Hart". Turku na sherbeu sot. Cfare kemi ne menu sot, shoku yne turk? Nuk e kisha thirrur asnjehere ashtu, por nuk i dija as emrin. Aasa me kishte thene ta pyesja, por nuk kisha pranuar. Nuk kishe si te pyesje dike qe as nuk te njihte se si e kishte emrin. Meshkujt jane te gjithe njesoj dhe ne fund te turnit te punes, do te suleshin tek shoket e tyre e do i thonin se nje vajze e pelqeu sepse e pyeti per emrin.

Tani, ishte prane ne nje prej tavolinave duke lene ne tryeze dy pjata. Cifti qe kishte porositur dukej i lumtur dhe i kendshem: duhej te ishin ata turistet e zakonshem, sepse po i benin bisede ndryshe nga klientet e zakonshem te pastiçerise qe thjesht, porosisnin dhe lodheshin edhe per te thene nje 'faleminderit'. Kishte veshur uniformen e tij te verdhe, ate te zakonshmen qe mbante per pune, dhe anohej ca nga njera kembe ne tjetren si ne siklet. Floket e tij te zinj dhe lekura esmere binin ne sy prej se largu.

-Prape turkun po sheh? -me ngacmoi Aasa, duke me rene me berryl. Une i hodha nje veshtrim inatçor. Ajo tallej se une dhe ai do te krijonim çiftin perfekt. -Ta therras? Te te marre porosine?

-Mos bej prove...

Por isha vone. Aasa e ngriti doren ne drejtim te tij dhe ai e vuri re. Ndonjehere, me dukej vetja budallaqe qe pelqeja nje djale qe ishte thuajse, kater vjet me i madh se mua. Mund te ishte edhe i lidhur, edhe pse Aasa e kundershtonte hipotezen time duke me thene se asnje nga ne, danezet nuk do te merrte nje djale me lekure kaq te zeze e floke kaq te ndryshem, sepse do te binte shume ne sy. Kuptova se isha bere e kuqe flake kur ai u paraqit perballe nesh, me ate buzeqeshjen e kendshme ne fytyre.

-Shoqja ime donte te porosiste, -me nduku prej krahu Aasa. Une kisha ngrire dhe nuk dija se nga ta ktheja koken. 

-Oh, po, sigurisht, -degjova zerin e tij. E kundershtova veten ta shikoja, sepse nuk doja ta shikonte fytyren time te kuqe. Mami im thoshte se ne, danezet, ishim aq te bardhe sa kur skuqeshim dukej sikur sapo ishim djegur. -Cfare deshironi te merrni? Apo te sjell menune?

-Jo, jo, -binda veten te ngrija syte drejt tij. Syte e tij te zinj ishin ngulur mbi mua. Buzet e tij ishin lakuar dhe mbanin shtrenguar ate buzeqeshjen e kendshme. -Nje molto me çokollate vetem.

-Po per te pire? Caj? Leng?

-Jo, -iu pergjigja prere. Doja vetem qe te largohesha. Pastaj do ia ndreqja qejfin Aases qe e thirri aty.

Ai mbase, u duk pak i merzitur nga pergjigj'ja ime e prere, por duhej te ishte mesuar me klientet e nevrikosur se u largua pa bere ze. Desha ta ndaloja e t'i thoja qe me mire te me jepte edhe nje çaj te ftohte vetem sa per ta rritur dozen e bisedes me te, por nuk e ndalova. Ose desha ta ndaloja, por ai kishte ikur tashme dhe une isha shume vone. Aasa qe duartrokiti e lumtur me terhoqi vemendjen. Gusi prane saj, ishte skuqur nga te qeshurat.

Gjurme te erreta. ✔Where stories live. Discover now