Pjesa e dyte - Para vrasjes.
-"Mendon se ekziston jeta tjeter, mami? -e pyeta. Ajo buzeqeshi, por nuk e ktheu koken te me shikonte sikur te kishte frike se do ia lexoja pergjigjen ne sy perpara se ta thoshte. -Dhe aty njerezit jane gjithmone te lumtur, apo jo?
-Jo, zemer, ne asnje vend njerezit nuk jane gjithmone te lumtur, -me kundershtoi ajo. Nuk u habita me pergjigjen time, mbase sepse e prisja nje pergjigje e tille. Mbase sepse ajo ishte gjithmone shume e merzitur per te besuar se ne nje bote tjeter, do te ishte gjithmone e lumtur.
-E perse?
-Sepse kur Zoti na krijoi, -u kthye nga mua, por nuk mu afrua, -Ai mendoi se njeriu ka nevoje per nje lumturi te kufizuar, perndryshe mund te thyejme barrieren.
Une nuk e pyeta ke barriere. "
Tani, syte me digjnin. Doja te pija uje, por nuk kisha etje: isha ngopur me lotet e kripur qe kishin rreshqitur ne faqet e mia. Tehu i briskut qe qendronte ne doren time, ishte gjakosur. E ula me ngadale dhe ai u fsheh pas dorezes si me nje ndrojtje te pakuptueshme a si per t'u fshehur nga gabimi i tij. Ne parakrahun e dores se majte, ishin stampuar disa prerje te lehta qe dukeshin si nje vizatim me pika qe priste te bashkohej nga dora e nje femije. Por ne zemer, nuk ndieja asgje. Me dukej sikur trupi me vallezonte ne nje hapesire boshe, ne nje vakuum ku nuk kishte ajer.
E futa briskun brenda ne fund te çantes dhe u sigurova te ishte i mbuluar mjaftueshem me rroba. Ndjeva nje pickim ne kraharor, kur u kujtova se duhej te kthehesha serish ne shtepine time ne apartament dhe te merrja te gjitha rrobat. Nuk do te ishte nje moment i perkohshem per te qendruar ketu, do te ishte nje perjetesi. Nje perjetesi pa pare mamin. Pa e perqafuar ate, personin e vetem qe perqafoja. Pa e ndjere aromen e saj memesore. Dhe pa e degjuar ate te thoshte: "Oh, Herms', diten tjeter do te hame hot-dog".
Hapa deren e dhomes dhe dola jashte. Celularin nuk e kontrollova me, as nuk e mbaja mend se ku e kisha lene. As nuk me interesonte. Nuk me interesonte me asgje, qe me kishte interesuar pak me pare. Doja vetem te dilja jashte ketij vendi qe po me dukej kaq mbytes dhe te zhytesha ne turmen e turisteve qe nuk reshtnin kurre se ecuri, te palodhur vetem nga kersheria per te pare me shume. Sepse ata dukeshin kaq te lumtur, apo jo? Oh, ata dukeshin kaq te lumtur! Dhe une isha egoiste qe ndihesha xheloze per lumturine e tyre te dreqit.
-Ke qare? -degjova papritur zerin e Martinezit dhe s'e kuptova qe ai ishte mu perballe meje, deri ne momentin qe foli. E mbylla menjehere deren e dhomes qe mos te shihte asgje.
-Jo, -ia ktheva fare ftohte dhe bera ta parakaloja. Me doli serish perpara, duke me penguar te ikja. Mbase ai ishte ne humor per t'u grindur, por une nuk kisha deshire te merresha me te dhe te luaja me nervat e tij.
-Ti ke qare, mua nuk ma hedh dot, -insistoi. Nuk e kuptoja pse mendonte se po ia hidhja, por sigurisht ai ishte djali i vogel i Simpsonave, ai Barti acarues qe mendonte se ishte mjaft i zgjuar sa edhe arrogant. I mbushte mendjen vetes, kjo ishte fjalia e duhur per t'u thene.
-Sa keq, sepse as nuk po mundohem te ta hedh, -i hodha nje veshtrim te shpejte, pastaj sikur te kisha frike se do te me ndalonte serish, zbrita poshte.
Martinezi me thirri nga pas, por nuk e ktheva me koken. Ndonjehere, me dukej sikur ai nuk ishte edhe aq i keq. Mbase ne kete familje, askush nuk ishte mjaft i keq, une thjesht nuk dija si t'i doja ata. Nuk ishte faji i tyre qe isha motra e vajza e jashteligjshme, por nuk kisha as edhe nje ide si mund te sillesha me familjen me te cilen babi na tradhtonte sy per sy. Jo, mamit nuk do i kishte pelqyer te sillesha mire me ta. Sepse as ata nuk e paten bere kurre. Babi nuk e pati bere kurre. As Xheniferi. Kurse Martinezi dhe Françeska dukej sikur teksa po lexonin te njejtin liber, kishin kapercyer nje kapitull.
YOU ARE READING
Gjurme te erreta. ✔
Mystery / ThrillerXheniferi e kishte falur tradhtine e bashkeshortit me mendimin se nje vajze adoleshente ne nje familje nuk do te ishte aq keq. Kur ajo gjendet e vdekur ne vasken e shtepise se saj, Xheniferi e gjen veten duke u drejtuar gishtin te gjitheve atyre qe...