Pjesa e pare

1.9K 87 35
                                    

Ne mengjes u zgjua, beri dush dhe pas pak shkoi edhe nje here ne dhome. Ne nje moment dukej sikur ishte midis fantazise dhe realitetit, dukej sikur po enderronte dicka qe e deshironte aq shume por qe s'mund ta kishte. Papritur u degjua zeri i Anes : -Fatjeta kur e ke ndermend te zgjohesh do behemi vone qe diten e pare te shkolles.

Dhe e hapi deren e dhomes dhe e shikoi ne kembe.

-Po zgjuar qenke o Zot shyqyr nje dite pa te zgjuar une hajde tani se u beme vone. Sot mami dhe babi nuk jane ne shtepi, duhej qe te shkonin me heret ne pune, ndaj duhet te pergatisim dicka per mengjes.

-Une s'dua- u degjua zeri i brishte i Fatjetes.

Ana u kthye dhe e pyeti -Çfare ke?!

-Kush?

-Ti moj pse shikon ndonje tjeter me sa duket po flas me murin po çfare behet keshtu kete mengjes?!

- Jo s'kam asgje- u pergjigj Fatjeta.
Mbaruan mengjesin dhe u bene gati per ne shkolle.

Ana ishte ne vitin e fundit ne universitet per mesuese ndersa Fatjeta ne vitin e fundit ne gjimnaz. Teksa ecte asaj rrugice qe I dukej se s'kishte fund, sec ndjente qe ky vit do kishte plot gjera te reja. Ndoshta ky do jete viti kur gjerat do marrin rrjedhen qe duhet. Ana u kthye dhe i tha: -Moj Fatjeta cfare ke perse je kaq e heshtur?

-Asgje!

Pa e kuptuar kishte ardhur momenti qe te ndaheshin, qe te dyja shkollat ishin ne drejtime te ndryshme.

-Atehere me sa duket sot po fillon nje vit shkollor i ri sa shume qe jemi rritur, ketu midis kesaj rruge qe e kemi pershkuar se bashku per shume kohe dua te te them disa fjale.
Ndonjehere te shikoj dhe nuk e di nese je ajo vajza e vogel qe luante me kukulla, nese je ajo vajza capkene qe si durohej per asgje dhe deshironte qe te bente shume gjera per njeheresh. E sot je nje vajze e rritur e cila ka shume pergjegjesi dhe do kete akoma me shume sepse ke mbyllur nje vit shkollor te sukseshem dhe shpresoj qe keshtu do jete edhe ky qe po fillon. Fatjeta, jeta eshte e veshtire por duhet te kesh shume guxim qe te perballosh te gjitha veshtiresite qe jeta sjell. Çdo periudhe e jetes tone eshte nje prove dhe jo gjithmone keto prova dalin me sukses ose ngelen pergjysme. Kurse ti dua te me premtosh qe asgje nuk do lesh pergjysme, une do jem gjithmone prane teje si mbeshtetja jote me e madhe pavaresisht larg apo afer teje une do jem aty.
Sa shume je rritur je bere nje vajze e bukur, te shikoj dhe jam me se e sigurt qe je ti ajo qe i ngjan mamit. Me keto floke bjonde, me keta syte kalter, me vetulla si gjysme hene je si nje princeshe shpirti i motres shpresoj qe te kesh fat e mbaresi ashtu sic e ke edhe emrin.

Fatjetes pa e kuptuar i kishin rene lotet nga ata syte pafajshem si syte e nje engjelli.

Ana ia fshiu lotet dhe e perqafoi dhe per pak momente qendruan te perqafuara.

Pastaj Ana nderpreu ate heshtje midis tyre dhe tha duke qeshur: -Ne rregull tani shkojme ne shkolle se si dite e pare jemi me shume vonese e po na shikojne te gjithe!

U perqafuan edhe nje here dhe u ndane e moren dy rruge te ndryshme.

Rruges Fatjeta po mendonte se sa shume do kishin ndryshuar te tjeret, vetem papritur dikush e preku tek supi kur u kthye shikoi Albesen shoqen e saj. U perqafuan dhe ishin aq te gezuara saqe per disa momente harruan qe kishin per te shkuar ne shkolle pastaj u nisen dhe hyne ne oborrin e shkolles. Teksa Fatjeta e kalonte ate porte mendonte se si do ishte ky vit...

Trishtim dhe ShpreseDove le storie prendono vita. Scoprilo ora