Pjesa 21 "I hate you and love you"

562 49 76
                                    

-Fatjeta zemer mund te hyj?

-Po mami!

-Kur erdhe nuk te degjova?Si ishte Danieli?

-Hmm...Danieli mire ishte i kaloi dhimbja sapo i dhashe ilacin qe me dhe ti.

-Sa mire!Une erdha te te thoja qe do shkoj ne pune dhe ndoshta do vonohem pak sonte se kemi nje operacion te veshtire.

-Ne rregull mami.
Mami...

-Po zemer,-kthehet dhe nje here pasi degjon Fatjeten.

-Hmm...Babi...Ku eshte?!-thote Fatjeta duke belbezuar.

Mirjeta shfryn nje here e shqetesuar pastaj i jep nje buzeqeshje te bijes e cila dukej nga larg qe ishte fallco.

-Babi eshte...Epo ai ka pasur shume pune keto kohe dhe nuk ka mundur te vije heret ne shtepi.

Si t'i thoshte qe babai i saj vinte ne oret e vona i dehur?!

-Tani po largohem zemra mamit kujdes ne rregull?

-Mire mami.-dhe e perqafon.

Pasi mamaja e saj u largua u ul ne krevat dhe mori Albesen ne telefon.

-Alo Albesa miremengjes!

-Miremengjes,-thote ajo pergjumesh.

-Me fal te zgjova?

-Jo ska problem po ngaqe mbreme ndenjem deri vone me mamin duke pastruar pasi u larguan miqte e ngela ne gjume.

-Kur te kesh kohe a mundesh te vish tek une,ose mundem edhe une te vij tek ti ska problem?
Duhet te te them dicka,-kete pjesen e fundit e tha e merzitur dhe me ze te ulet.

Kur degjoi kete Albesa e kuptoi menjehere dhe ishte zgjuar e po behej gati.

-Jo jo vij une,ti me prit ne rregull?-thote Albesa.

-Ne rregull.

Shkoi sa me shpejt qe mundi,trokiti ne dere dhe e hapi Fatjeta.

-Ejjj miremengjes edhe nje here!
Tani eja shpejt ne dhomen tende se duhet te bisedojme.

Nuk e la as ta pershendeste por e kapi per dore e u drejtuan per ne dhomen e Fatjetes.
U ulen ne krevat dhe Albesa si kureshtare nuk po i pritej sa te degjonte cfare kishte per t'i thene.

-Tani me thuaj.-thote Albesa duke qeshur.

-Mire,po ti si ia kalon?-thote Fatjeta me ironi.

-Ooo si ben ti,kete bisede e konsumuam ne telefon tani eshte radha per me kryesoren.

-Po nga e di qe eshte e rendesishme?-pyet Fatjeta e habitur.

-Sepse mos te kishte qene do ma thoje ne telefon.

-Ne rregull po filloj por mbahu dhe mos fillo me dramat e tua sepse cdo gje tani eshte mire.-i thote Fatjeta duke u munduar ta qetesoje disi situaten.

-Ec shpejt te lutem se po dridhem e sheh,e ndjej qe eshte dicka e mire po ec!-thote Albesa duke buzeqeshur e ishte ngritur neper dhome duke kercyer.

Fatjeta fillon duke i treguar cfare ndodhi nje nate me pare,cdo gje pa harruar as detajin me te vogel.

Kurse Albesa nga e lumtur qe ishte,fytyra iu ngrys,u ul ne krevat dhe lotet nuk po mundohej t'i mbante.

-Po...Sii...A eshte mire Danieli tani?

-Po tani eshte me mire u kujdesa une per te dy!

-Po e marr pak ne telefon dhe...Uff eshte i gjithi faji im,duhej te kisha qene mbreme prane tij.-thote Albesa duke qare.

Trishtim dhe ShpreseDove le storie prendono vita. Scoprilo ora