Pjesa 25

473 44 55
                                    


Kishte qene nata me e gjate e jetes se saj.
Nuk kishte vene gjume ne sy dhe syte iu kishin fryre nga te qarat.

Me sa duket nuk ishte ne gjendje te bente asgje,as te luftonte per ate qe donte,gezimi iu zgjati shume pak qe te dyve.

Nuk donte as te ngrihej nga krevati e nga jasteku qe e kishte ujitur me lotet e saj gjate gjithe nates.

Madje as hapja e deres se dhomes nuk e beri qe te kthente koken e te shikonte se kush ishte.

-Fatjeta zemer!-tha Mirjeta e cila dukej qe nga zeri se kishte qare.

Ajo nuk foli,perkundrazi shterngoi jastekun dhe lotet filluan t'i binin perseri nga ata sy te bukur si kristal.

-Zemer me degjo,ngrihu e laj fytyren e zbrit poshte te hash dicka.

-Nuk dua!

-Eja Olsi nuk ndodhet ne shtepi,u largua mbreme dhe nuk ka ardhur fare.

Kur degjoi emrin e Olsit lotet filluan t'i dilnin edhe me shume,nuk mundej as ti komandonte me.

Valle a ka prind qe nuk i intereson cfare deshiron femija i tij?!
Kur babai i saj ishte shnderruar ne nje njeri pa zemer e pa ndjenja qe e detyronte te bente dicka te tille edhe pse e dinte se ke donte zemra e saj?!

-Mami te lutem dua te qendroj vetem!

-Ne rregull si te duash!-tha Mirjeta dhe u largua.

Por para se te mbyllte deren u kthye dhe nje here nga vajza e saj dhe e shikoi se sa po vuante e ajo nuk po dinte as cfare te bente.
Brenda nje viti iu kishte dashur ta perseriste kete situate me qindra here.
Me qindra here kishte mbyllur deren e asaj dhome duke qene e paafte te bente tjeter gje vetem te qante dhe ajo se bashku me vajzen e saj e dhimbja ta mbyste perbrenda.

Degjoi zilen e telefonit dhe u kthye te shikonte se kush ishte.

Kur e shikoi zemra nuk i bente t'a hapte,s'dinte as se cfare t'i thoshte.

Por duhej te mendonte nje zgjidhje sa me shpejt e ai do e ndihmonte.

-Alo miremengjes zemer.-tha Aldo gjithe gezim qe po i degjonte zerin.

-Miremengjes,-tha ajo me gjysem zeri.

-Fatjeta cfare ke?Te lutem qetesohu,babai yt do mesohet avash avash me kete situate.

Nuk mundi as te fliste por shpertheu ne lot e mundohej te mos nxirrte ze qe Aldo mos t'a degjonte.

Ai e kuptoi qe ajo po qante.Nuk donte qe engjelli i tij te vuante,jeta e saj duhej te mbushej me lumturi.

-Fatjeta e di qe po qan!Te lutem mjaft!

-Aldo duhet te flasim!-vetem kaq arriti te thoshte perpara se te fillonin lotet perseri.

-Ne rregull me prit po vij.

E mbylli telefonin dhe u ngrit nga krevati e filloi te vishej e te priste Aldon.

****

Kur do ndalnin ata lot e te mos dilnin nga syte e saj?
Pse duhet te qaje ajo?A mos valle engjejt qajne?!

Me keto mendime ne koke mori celesat e makines dhe doli nga shtepia.
U takua me babain e tij dhe Aldo e pershendeti dhe ai po ashtu por ftohte.
Sikur ajo ftohtesi te ishte kthyer serish.

Hipi ne makine dhe u nis drejt shtepise se Fatjetes.

I ra ziles dhe e hapi Mirjeta.

-Pershendetje zonja Mirjeta!-thote Aldo.

Mirjeta e shikon njehere dhe syte i mbushen me lot.
-Aldo pershendetje!

-Mund te futem brenda sepse e kam lene qe do takohem me Fatjeten?

Trishtim dhe ShpreseDove le storie prendono vita. Scoprilo ora