E kishte dashur gjithmone por pasi ndodhi nje atentat kunder babait te tij ai e largoi Aldon nga shoket dhe pastaj jeta e tij mori nje kthese tjeter: shkoi me studime jashte vendit por shpesh i kujtohej "sy engjelli"i tij.
Aldo ishte nje djale 25 vjecar i lindur ne Tirane kushdo qe e shikonte nga larg shikonte nje djale te bukur, muskuloz, i shtetitur nje donzhuan nje njeri i cili nuk besonte ne dashuri ose me sakte rrethanat dhe njerezit qe kishte prane e benin te mos besonte.
E si te mos besonte... Pavaresisht se ishte rritur mes luksit, ne familjen e tij mungonte ngrohtesia dhe dashuria.
Babai i tij pas atentatit qe iu be atij kur Aldo ishte 13 vjec e largoi nga lagjja ku jetonin per t'u transferuar ne nje vend me te sigurte. Jetonin ne nje shtepi te madhe ku Aldo ndihej shume i vetmuar gjithandej kishte roje qe e shoqeronin kudo.Ai ishte femije i vetem dhe prinderit e tij nuk donin t'i ndodhte asgje e keqe te pakten besonte se nena e tij e donte kurse babai ishte me ndryshe, ai mendonte se si te shumefishonte pasurine e tyre. I kishte imponuar shume te drejta dhe nena e tij nuk guxonte as te fliste... Si te fliste me nje njeri qe e keqtrajtonte i thoshte qe duhej te mbante vendin e saj, grindjet nuk kishin fund.
Dukeshin si familja perfekte ne syte e te tjereve por pasi u largoheshin atyre syve ngacmues qe i copetonin shpirtin Aldos e me shume kur shikonte nenen e tij Anilen teksa bente nje buzeqeshje fallco, e dinte shume mire se cfare do ndodhte pasi te ktheheshin ne shtepi... Grindje dhe vetem grindje pastaj lot pafund keta lot te nenes se tij qe mbytej ne ta sa here e shikonte e gjithmone grumbullonte urrejtje per babain e tij nuk duhej por ai nuk dinte te trajtonte nje femer. Ishte i paafte ta largonte nga aty nenen e tij nje 13 vjecar çfare mund te bente?!
Danieli ishte kushuriri i tij, vellai ai me te cilin ndante cdo gje me te. Kur shkonte tek shtepia e tij shikonte dashurine qe e karakterizonte ate familje nuk donte te largohej por babai i tij i jepte nje shikim vrastar dhe refuzonte lutjet e Danielit dhe prinderve te tij per te qendruar.
Sa here kalonte aty mendja i shkonte tek sy engjelli po asnjehere nuk e shikonte, e si kur nuk e linin te dilte jashte shtepise se Danielit.Pastaj u largua me studime ne nje nga shkollat me te njohura ne Angli vinte ne Tirane vetem per pushime as atehere nuk kishte deshire por nuk donte ta linte nenen e tij, boll e kishte braktisur i ati tani edhe djali i saj ishte e tepert mendonte Aldo.
Edhe kur vinte babai i tij duhej te dinte cdo gje me ke shoqerohej cilet ishin shoket e tij nuk donte qe t'i ndodhte asgje e keqe te birit.
Armiqte qe e rrethonin ishin te shumte dhe njeri tek i cili dyshonte Arbeni, babai i Aldos, ishte ai te cilit i kishte zene vendin e punes me sakte ia kishin dhene atij pasi Iliri ai qe kishte postin ishte akuzuar per korrupsion dhe bashkepunim me mafjen.Arbeni deri ne momentin e ngritjes ne detyre kishte qene nje njeri i qete por cdo gje kishte ndryshuar pas ngritjes ne detyre. Kur kishte ndodhur atentati Aldo padashje kishte degjuar babain e tij duke folur me nje punonjes se cilit i thoshte se duhej te mbulonin gjurmet se prandaj dhe kishte ndodhur ky atentat, por Aldo ishte femije nuk e kuptoi shume mire thelbin e bisedes. Pastaj babai cdo dite behej me i eger kerkonte perfeksionin ne cdo gje dhe pasuria e tyre shtohej cdo dite e me shume.
Kjo gje Aldon e bente te dyshonte qe ndoshta babai i tij ecte ne hapat e paraardhesit por nuk ishte i sigurte.Pavaresisht cdo gjeje Aldo ishte rritur me te mirat e gjithe botes kishte krijuar nje mburoje me te gjithe e sidomos me femrat sepse nuk donte t'i bente te vuanin ashtu sic kishte bere babai me nenen e tij. Kishte pasur shume lidhje me vajza por asgje serioze, keshtu qe cilesohej si donzhuan por askush nuk e njihte si ishte ai ne te vertete pavaresisht gabimeve qe mund te bente dhe nje gabim i cili nuk e linte te jetonte i qete.
#HapesireAutores
Si ju duket libri deri tani?!
Do kete shume gjera te reja...
STAI LEGGENDO
Trishtim dhe Shprese
RomanceFatjeta nje vajze e lumtur, e brishte plot miresi. Nje tragjedi do ndryshoje jeten e saj. A do ringrihet ne kembe perseri... Kjo eshte historia ime e pare, shpresoj qe t'ju pelqeje. Cover by: AngelEyes_02