Ishin ne shtepine e Aldos dhe po qendronin te gjithe bashke.
Aldo po shikonte ca foto me Fatjeten, Anila po shikonte televizor,kurse Arbeni bente sikur shikonte televizorin po ia terhiqnin vemendjen ata te dy.
Edhe pse nuk donte ta pranonte ishte bukur te shikonte se si syte e djalit te tij shkelqenin nga dashuria per ate vajze.
Por mendimet e tij i nderpreu Anila qe nuk e linte televizorin ne nje kanal.
-Anila mjaft!!Si nuk e le nje here...Prit!!!!Lere aty!!!
Nuk po iu besonte syve e as asaj qe po degjonte.
-Babi i paskan arrestuar!-thote Aldo.
-Po,por pse mua nuk me njoftuan,une bashkpunoja me ata!!!-thote Arbeni i habitur por edhe i gezuar nga lajmi qe mori.
-Sa mire me vjen qe ky njeri perfundoi aty ku e meritonte.-tha Anila.
-Po grua,do ishte dhe me mire t'i bente shoqeri dhe dikush tjeter.-tha Arbeni i cili la te kuptonte qe po fliste per Olsin.
Fatjeta uli koken dhe syte iu mbushen me lot.
-Zoteri iu kerkojne.-tha puntorja qe punonte ne shtepi.
-Kush!!!-tha Arbeni.
-Une.
-Ti!?!!Cfare kerkon ti ketu!-thote Arbeni duke u ngritur ne kembe.
-Babi!!!!-u degjua zeri i Fatjetes.-Cfare ben ti ketu?!
-Kemi ardhur te bisedojme zoti Arben.-thote punonjesi i policise.
-Elio!!!Cfare ben me kete njeri?!Arrestoje menjehere!-thote Arbeni.
-Zoti Arben ju lutem qetesohuni,kemi ardhur te dy thjesht te bisedojme.
Arbeni u mendua per nje moment dhe i ftoi qe te uleshin.
-Flisni!-thote ai.
-Zoti Olsi na tregoi te verteten.-tha punonjesi i policise.
-Ah me te vertete?Me vjen mire,pra do ta arrestoni dhe te paguaje per fajin qe ka bere?-thote Arbeni.
-Zoti Arben,e verteta eshte komplet ndryshe.
-Si eshte ndryshe nuk po te kuptoj?
-Zoti Olsi na tregoi qe e kishin kercenuar me jeten e familjes se tij dhe kur kishte kundershtuar Iliri e kishte detyruar qe te fejonte vajzen e tij me te birin ne menyre qe asnjeres nga familjet te mos i ndodhte asgje.
-Une nuk munda te thoja asgje edhe atehere kur vajza ime me mohoi si baba.E cfare t'i thoja qe jeta jone u shkaterrua,qe Iliri dhe djali i tij u kujdesen qe ju te dy te mos jeni te lumtur?
Kisha frike te tregoja te verteten,as vete nuk e di se si me derguan kembet sot ne komisariat.Por e kisha prekur fundin,gruaja dhe vajza ime nuk donin te me shikonin me sy,keshtu qe e mora parasysh rrezikun dhe shkova e rrefeva cdo gje.-Te palarat e tyre dolen sheshit,edhe i biri akuzohet per vrasjen qe yt bir Arben u akuzua para ca viteve.
Olsi kishte degjuar disa nga te palarat e tyre dhe na i tregoi neve.
Tani Iliri i perket te shkuares.-tha Elio,punonjesi i policise.Pastaj kerkoi falje dhe u largua.
Kishin mbetur vetem ata dhe Mirjeta e cila sapo erdhi pasi e kishte telefonuar Fatjeta.
Fatjeta u afrua afer Olsit dhe e shikonte ne sy.
I ndanin vetem pak centimetra nga ai perqafim qe u kishte munguar te dyve,nga ai perqafim qe te dy mendonin se nuk do vinte me asnjehere.Ia plasi te qares dhe u hodh ne krahet e te atit.
E shterngonte ne ate perqafim sepse kishte frike te ndahej perseri nga ai.-Babi...Me fal te lutem!Une nuk e meritoj te jem vajza jote!Hiqesha sikur te isha une ajo e ndershmja,ajo qe nuk gabonte asnjehere,kur ne te vertete je ti ai qe pavaresisht cdo gjeje zemra jote nuk u infektua nga asnje helm,ngeli e paster.
Me fal te lutem!-thoshte keto fjale e qante me te madhe,qante per cdo fjale te keqe qe i kishte thene te atit.
STAI LEGGENDO
Trishtim dhe Shprese
RomanceFatjeta nje vajze e lumtur, e brishte plot miresi. Nje tragjedi do ndryshoje jeten e saj. A do ringrihet ne kembe perseri... Kjo eshte historia ime e pare, shpresoj qe t'ju pelqeje. Cover by: AngelEyes_02