Oret kalonin ne korridorin e komisariatit dhe Fatjeta me nenen e saj prisnin me padurim se cfare do t'u komunikohej.
Aty vjen nje polic dhe i njofton qe duhet ta mbajne 24 ore ne qeli dhe pastaj do vendoset nese do gjykohet ne gjendje te lire apo jo?
-A mund ta takojme?!- thote Fatjeta.
-Sa te mbarojme disa procedura dhe po mund ta takoni.- pergjigjet punonjesi i policise.
Teksa futeshin brenda Fatjetes i terhoqi vemendjen nje person qe i kaloi afer e kishte shikuar dhe me pare po nuk i kujtohej se ku?!
Nuk i kushtoi vemendje pasi tani prioritet ishte babai i saj.-Baaabii!!- degjoi zerin e vajzes se tij qe jehoi ne ate qeli te lagesht e pa drite. Drita iu duk se u fut brenda bashke me zerin e Fatjetes.
-Fatjeta bije.- u ngrit nga ajo bordure e ftohte me lot ne sy e zemra po i keputej kur shihte vajzen e gruan qe vuanin per te.
-Mos qani, jam mire!- tha ai.-Babi cfare ndodhi cfare eshte kjo te lutem me thuaj?! Aldo me mori ne telefon dhe me tha te takoheshim pastaj me perplasi ne fytyre qe une jam e bija e nje vrasesi.- dhe qau pafund lotet e saj ishin thike ne zemer per Olsin por nuk kishte c'te bente i duhej t'i tregonte te verteten per te miren e saj dhe te Mirjetes.
-Fatjeta... Me degjo... Une...- zeri mezi i dilte s'dinte nga t'ia fillonte.
-Olsi te lutem cfare po ndodh na e thuaj?! Mos ki merak kam thirrur nje nga avokatet me te mire te merren me kete ceshtje dhe pastaj do e zgjidhim cdo gje.- thote Mirjeta.
-Nuk ka nevoje te merreni me asgje.- thote Olsi duke ulur koken -Une... une jam fajtori per cdo gje!
Aty nene e bije shikonin Olsin te habitura dhe u dukej se kishin perpara nje te panjohur.
-Babi cfare po thua?!- thote Fatjeta e tmerruar nga ajo qe degjoi.
-Ashtu eshte, Arbeni ishte i sapo ardhur ne ministri dhe perbente nje rrezik, deri ate dite CV-ja e tij ishte pa te meta dhe eproret kishin frike se mos ai conte cdo gje dem. Keshtu qe mua me ra pjese te vezhgoj me nga afer cdo gje qe bente ai.
Mirjeta nuk u besonte vesheve ai qe per 26 vite me radhe ka ndare cdo gje me te ishte nje njeri komplet ndryshe nje i panjohur.
Aty iu kujtua se pse ate kohe kishin shkuar ne ate lagje dhe se pse asnjehere nuk u mor me nje ceshtje qe beri buje ne televizion. U mjaftua duke thene se kjo ceshtje u perket njerezve me te medhenj se ai.
-Olsi si ka mundesi?!- thote Mirjeta e revoltuar.
-Babi ti nuk e di se c'po thua, apo jo?- thoshte Fatjeta duke qare me te madhe nuk i besohej qe ai qe mendonte se asnjehere nuk do e zhgenjente ne fakt e kishte bere me kohe.
-Mund te shkoni ne shtepi jam kujdesur per cdo gje besoj neser do dal.-thote Olsi.
-Cfare!!!- thote Fatjeta -Me zhgenjeve baba ishe i gatshem te merrje nje jete vetem per interesin tend personal.
Shikoi se si vajza e tij i kthente shpinen dhe gruan e tij qe e shponte me ate shikim zhgenjyes e ashtu largohen qe te dyja.
Shkoi ne shtepi dhe u mbyll ne dhomen e saj nuk degjoi as Mirjeten teksa i thoshte se duhej te flisnin.
Mbylli deren me celes dhe filloi te qante me te madhe te gjithe e zhgenjenin, te gjithe e braktisnin. Ashtu u ngrit rrembeu canten dhe doli me vrull nga shtepia, hapat i hidhte po as qe e kishte mendjen nga kalonte. E gjeti veten tek varri i Anes.
-Pse?!- thote Fatjeta duke bertitur e qare me te madhe -Pse te gjithe me braktisin pse?!- dhe u ul ne gjunj e lotet ujisnin token e thare e binin mbi lulet e varrit.
-Ti me braktise Ana, me le te perballesha e vetme me kete bote te pavlere. Me le te perballesha me babain tone, por me mire ti qe shkove me idene e babait perfekt po une ca do bej?! Si do mundem ta shoh ne sy?!
Me ndau nga Aldo! Kisha filluar te ndjeja ato fluturat ne stomak qe ti me thoje se do ndjeja por refuzoja te pranoja. Edhe ai u largua me la Ana, me la pa filluar asgje, me la me idene se isha vajza e nje vrasesi.- e qante me te madhe.
STAI LEGGENDO
Trishtim dhe Shprese
RomanceFatjeta nje vajze e lumtur, e brishte plot miresi. Nje tragjedi do ndryshoje jeten e saj. A do ringrihet ne kembe perseri... Kjo eshte historia ime e pare, shpresoj qe t'ju pelqeje. Cover by: AngelEyes_02