Pjesa e peste

766 67 22
                                    

-Sot eshte nje muaj nga vdekja e Anes sa shume me mungon Mirjeta, mundohem qe te mos e shpreh perpara Fatjetes por eshte e pamundur.- tha Olsi.

-Ashtu eshte, ka kaluar nje muaj dhe Fatjeta nuk ka dale fare nga shtepia duhet te shkoje ne shkolle se ndoshta keshtu shperqendrohet pak e harron ate dhimbje qe i ka zoteruar shpirtin, mendjen e zemren asaj e neve.- ia ktheu Mirjeta.

-Zgjoje dhe te shkoje ne shkolle ke te drejte.- tha Olsi.

-Ne rregull.

Pastaj Mirjeta dalengadale shkon qe ta zgjoje Fatjeten por e gjen te zgjuar duke shikuar fotot e femijerise se saj dhe Anes, ca pika lot vershuan ne faqet e saj dhe u afrua afer vajzes.

- Zemra ime, jeta me sa duket kishte vendosur qe te na perplaste ne shkembinj te thepisur ku do te vriteshim shume, por sado qe te qajme e te vajtojme Ana nuk do kthehet me.
Njerezit lindin, rriten dhe ne fund vdesin. Rendi eshte qe femijet ti varrosin prinderit por mua dhe babit tend na ra per pjese te shikonim femijen.

Fatjeta duke qare e shikoi dhe ra ne krahet e nenes se saj e qe te dyja qane me denese.

Olsi po rrinte poshte ne ankth sepse nuk e dinte se cfare po ndodhte lart.

-Zot çfare po ndodh, po sikur Mirjeta te mos mundet ta binde qe duhet te vazhdoje jeten e saj e te mos qendroje mbyllur.

Teksa po mendonte keto fjale pa Mirjeten qe po zbriste poshte dhe pas saj edhe Fatjeten me canten e shkolles per te shkuar ne shkolle.
U shikuan qe te dy ne sy dhe i dhane nje perqafim njeri-tjetrit.

****

Ecte asaj rruge ku para nje muaji e pershkonte se bashku me Anen dhe lotet i rridhnin pa pushim. Teksa kishte humbur ne mendime e dhimbja e kaplonte nga brenda pa kuptuar teksa kalonte ne anen tjeter dicka e terhoqi.

-Kujdes...!- i tha Danieli -per pak sa nuk te shtypi shiko rrugen.

Dhe e terhoqi drejt vetes sikur te ishte gjeja me me vlere qe kishte pasur ndonjehere.

Fatjeta ngriti syte e saj te kristalte dhe akoma nuk e kishte kuptuar se kush e kishte shpetuar perpara se te kalonte trotuarin e ta shtypte nje makine qe vinte shume shpejt. Ishte Danieli shoku i ngushte i saj edhe i Anes, iu hodh ne perqafim dhe ashtu qanin te dy bashke.

-Nuk kisha mundesi te vija dot pasi babi ishte ne nje konference ne Londer dhe une isha me kushuririn ne spital ne Gjermani.- i tha Danieli.

-E di mos ke merak edhe pse nuk ishe prezent fizikisht ti ke qene gjithmone prane meje.- ia ktheu Fatjeta.
Ku gjate ketij muaji kishin shkembyer sms se bashku.

Ishte aq i lumtur qe e shikonte Fatjeten sepse e donte si motren e tij dhe familjet e tyre kishin marredhenie shume te mira.

-Te percjell deri ne shkolle.- i tha Danjeli.

-Ne rregull.- iu pergjigj Fatjeta me nje buzeqeshje qe kishte nje muaj qe nuk i dukej por fundja ishte Danieli shoku i ngushte i Anes dhe i asaj por Ana ndante cdo gje me te dhe i dukej sikur ishte me prane motres se vet kur fliste me Danielin.

-Eeee picirruke.- keshtu i therriste Danieli me perkedhelje dhe per te c'tensionuar paksa situaten.

-Domethene kete vit je maturante?!

-Po... Ndoshta kete muaj i lashe mesimet pas dore por duhet ta bej kete gje dhe cdo arritje qe do bej do ia kushtoj Anes.

Ashtu duke folur mberriten tek shkolla.

-Ne rregull do shihemi picirruke une ketej jam per cdo gje qe ke nevoje vetem me thuaj.

-Faleminderit jam e lumtur qe u ktheve.- tha Fatjeta.

Te gjitha shoqet vrapuan kur pane Fatjeten per ta takuar. Albesa qe ishte duke ardhur dhe akoma nuk kishte shikuar dy personat qe ishin tek dera e shkolles, po shkruante nje sms Jetes sic e therriste ajo shkurt kur u perplas me dike.

-Ore ti po shiko ku ecen nuk ke sy apo çfare?!- tha Albesa

-Ne fakt une syte nuk i kam ne shpine po nejse po te kerkoj falje perderisa kam nje pershtypje te mire per ty.- iu pergjigj Danieli me nje buzeqeshje.

Albesa ngriti syte lart dhe kur shikoi Danielin deshironte me mire te ishte perplasur me nje shtylle ne ato momente se sa me ate. Ngeli duke shikuar Danielin nga koka te kembet, ne fund te fundit ishte dashuria e saj e pare qe ne klase te tete dhe kishte dy vjet qe nuk e shikonte sepse ai kishte shkuar per studime ne Gjermani.
Me gjithe ato mendime ne koke ajo kishte harruar Fatjeten qe kishte dite pa e takuar.
Pasi e kapi situaten ne kontroll e gezuar qe shikoi shoqen e saj i kaloi Danielit afer sikur nuk e njihte dhe shkoi perqafoi Fatjeten. Nuk mund te linte te kuptonte qe kishte rene brenda me kohe.

-Qekur jam bere i padukshem?! -tha Danieli me nje buzeqeshje djallezore.
Albesa u kthye e shikoi rrotulloi syte sikur nuk po kujtohej.

-Uaaa Daniel nuk te njoha! Ka kaluar kohe si je?- iu pergjigj Albesa.

-Mire, po ti?

E shikoi nje here dhe mendoi ku kishte qene gjithe kete kohe qe kishte humbur nje bukuri te tille. Albesa ishte bere nje vajze shume e bukur.

-Ne rregull shkoni mesoni tani se ra zilja.- u tha ai vajzave me nje nenqeshje dhe u afrua e perqafoi Fatjeten, e pershendeti vajzat e tjera pastaj u largua.

Pas mesimit rruges per ne shtepi Fatjeta po degjonte Albesen duke thene se sa shume i pelqente Danieli se ai ishte dashuria e jetes se saj. Por Fatjeta nuk besonte ne keto budallalleqe sic i quante ajo.

-Me fal Jeta se ndoshta te lodha me gjera koti.

-Jo s'ka problem.

-Si thua kalojme pak nga shtepia e Danielit te lutem Jeta plotesoja kete deshire kesaj zemre qe po vuan!- i pergjerohej Albesa duke qeshur e mundohej t'ia mbushte mendjen Jetes.

-Ne rregull por nuk do qendrojme shume sepse kur te kthehem dua te shkoj te varri i Anes.- i tha Fatjeta.

I bien ziles dhe deren e hap mami i Danielit.

-Pershendetje sa e lumtur jam qe te shoh Fatjeta!

-Pershendetje teta Nita edhe une gezohem qe te shoh, kjo eshte shoqja ime Albesa.

-Gezohem zonje.- tha Albesa.

-Jo te lutem thjesht teta ose me thirr ne emer.- tha Nita.

-Ejani se Danieli brenda eshte me nje kushuririn e tij qe ka ardhur nga Anglia sepse ishte me studime tani kane qendruar te dy bashke gjithe diten.

Vajzat u futen brenda e po prisnin Danielin te zbriste poshte.

-Ejj Aldo ma jep telefonin te lutem.- u degjua zeri i Danielit teksa zbriste shkalleve.

-Jo dua te shoh me ke ke folur kete kohe kur ke qene ne Gjermani.- ia ktheu Aldo.

-Djema ju lutem kemi mysafir.- tha Nita po asnjeri nuk e degjonte.

Teksa vraponte Aldo pengohet tek
tavolina dhe bie mbi Fatjeten.

-Me fal te lutem.- tha Aldo duke u ngritur me shpejtesi.

-Ska gje...- tha Fatjeta qetesisht, ajo se kishte mendjen tek Aldo as se sa i bukur mund te ishte apo te fiksonte shikimin e tij.

-Ne erdhem te te takonim pak Daniel.-tha Albesa.

-Shume mire keni bere.- tha Danieli.

Qendruan pak dhe Fatjeta kerkoi qe te largoheshin, pershendeten Niten, Danielin dhe Aldon.

-Kjo eshte ajo vajza qe i kishte vdekur motra Daniel?!- tha Aldo.

-Po... Ana ishte shoqja ime me e mire, tani Fatjeten e dua me shume sec e doja... E dua si motren time.

Trishtim dhe ShpreseDove le storie prendono vita. Scoprilo ora