Pjesa e nente

645 55 64
                                    

-Aldo cpo thua?! Si jam une sy engjelli?!- tha Fatjeta e habitur.

-E di kane kaluar shume vite por ashtu eshte une... Une te kam menduar gjithmone sy engjelli im.- tha Aldo dhe e afroi Fatjeten afer vetes si per cudi kenga Perfect ishte ne sfond sikur te portretizonte historine e tyre te dashurise qe po fillonte ose kishte dhe vite qe kishte filluar por ata nuk e kuptonin.

Shkelqimi ne syte e njeri-tjetrit ishte aq i shndritshem saqe edhe naten e benin dite, pa kuptuar dy femije kishin bashkuar zemrat e tyre per vite me radhe per te arritur ne nje pergjithmone bashke. Zemra kishte fituar jo vetem betejen por nje lufte te tere.

Aldo u afrua dalengadale dhe e puthi, ishte puthja me e embel qe i kishte dhene nje vajze, e kishte aty prane vetes engjellin e tij.

Ishte puthja e pare per Fatjeten, ishte ajo cfare kishte enderruar nje mori ndjenjash qe asnjeri nga te dy nuk i kuptonin.
Ndoshta ishte efekti pijes ose dicka me te vertete e cuditshme, dicka e nxehte po kaplonte trupin e tyre. Nje nxehtesi e pa provuar ndonjehere, me sa duket zemrat e tyre po shkriheshin nga ajo shtrese akulli qe gjithsecili i kishte vendosur zemres se tij.

Kur e kuptuan kete pasi puthja mbaroi u larguan nga njeri-tjetri dhe pa folur kerkonin shoket e tyre por ata nuk ishin aty. U drejtuan drejt daljes ashtu pa folur ku takuan Noelin.

-Sikur ishit shoke ju?! Po ajo puthje?! Apo ashtu puthen shoqet Aldo?!- tha Noeli duke qeshur.

-Po ty c'te duhet se cfare bej une pse nuk shikon punen tende?- iu pergjigj Aldo gjithe nerva.

-Aldo kujdes kur flet mos na trembesh zonjushen eshte akoma e vogel, apo jo?-dhe shikonte nga koka tek kembet Fatjeten kushedi se c'mendonte me ate mendjen e tij djallezore.

-Cfare ke qe shikon ne ate menyre?Mos guxo t'ia hedhesh syte fare?- tha Aldo dhe ne ato momente ishte ne kulminacionin e nervave, e kapi Noelin per xhupi por sigurimi e ndaloi te bente ndonje veprim tjeter dhe Fatjeta qe mundohej ta qetesonte.

-Po cfare ke mund ta bejme dhe me radhe Aldo ne fund te fundit shoket i ndajne gjerat une, ti dhe Danieli jemi ne te njejten moshe, jemi shoke mund te perdorim gjerat e njeri-tjetrit apo jo?- tha Noeli duke qeshur si nje djall me sfurken e tij, mund te ishte i bukur por bukuria e tij venitej perballe djallezise qe e karakterizonte.

-E ke gabim ishim Noel,ishim, tani s'jemi me dhe sdo jemi asnjehere shoke tradhtar i pabese.- tha Aldo.

-Aldo te lutem mjaft.- mundohej ta qetesonte Fatjeta -eja largohemi.

-Ejj bukuroshe kur te merzitet ai jam ketu une pres, ska problem por gjithsesi mbaje mend kur Noeli thote dicka e permbush do jesh e imja para se te jesh e atij.- tha ai duke qeshur.

-Ti...Do te mbys...- Aldo shkoi ta godiste por sigurimi nuk e la e nxoren jashte dhe bashke me te edhe Fatjeten.

-Aldo je mire?- tha ajo.

-Me ler mua, ti je mire? Me vjen keq qe gjithmone te duhet te jesh ne situata te tilla por nuk e duroja dot kur ai fliste ashtu per ty.- dhe u afrua drejt saj e papritur u perqafuan.

-Te dergoj ne shtepi?- tha Aldo.

-Po...ata te dy ku shkuan? Albesa me Danielin?!- tha Fatjeta.

-Seriozisht, ku jane? Po i bie telefonit te Danielit.- tha Aldo -nuk pergjigjet.

-As Albesa!!!- tha Fatjeta -po ku jane valle?!

-Ehh po tani jane te dashuruar.- tha Aldo duke qeshur -shkojme ne shtepi neve si thua?!

-Patjeter- tha ajo.

Gjate gjithe rruges nuk hapen fare temen e asaj puthje qe ndodhi me sakte nuk folen fare pavaresisht se te dy po mendonin se cfare mendonte tjetri.

Trishtim dhe ShpreseDove le storie prendono vita. Scoprilo ora