Pjesa 31" In the end we are just a memory"

564 44 145
                                    


Per Aldon dhe Fatjeten kjo kishte qene nje nder mbremjet me te bukura te jetes se tyre.

Nje mbremje qe cdo vajze do e enderronte qe djali i endrrave  t'ia dhuronte.

Ndenjen deri vone dhe pastaj Aldo e dergoi ne shtepi.

Priti tek dera e shtepise me trendafilat ne duar deri sa makina iu zhduk nga syte.

U fut brenda ne shtepi pa bere zhurme dhe u ndesh me babain e saj qe po e priste se bashku me Mirjeten.

-Babi,mami!Cfare po beni kaq vone zgjuar?-thote Fatjeta.

-Po te prisnim ty!He si shkoi te propozoi?-thote Mirjeta.

-Po pse e dinit ju?Prandaj ishe ashtu ti babi?-thote Fatjeta e habitur.

-Po normal qe e dinim ai duhet te merrte lejen time!-thote Olsi me ironi e pastaj qesh.

-Ma trego unazen!-thote Mirjeta e emocionuar e me lot ne sy.

Fatjeta qesh dhe afrohet afer prinderve e iu tregon unazen.

-Sa e bukur qofshi shume te lumtur se bashku zemra ime!-thote Mirjeta dhe te tre perqafohen.

-Ah sikur te ishte dhe Ana e te me shikonte.-thote Fatjeta me syte me lot.

-Ajo te shikon bija ime nga atje lart!-thote Olsi duke fshire lotet e Fatjetes.

-Neser do shkoj tek varri i saj ti tregoj se cfare ka ndodhur.

-Ne rregull por tani te shkojme te fleme se kemi nevoje per pak pushim.

Pastaj shkuan ne gjume se kishte vajtur vone.

****

E njejta gje ishte dhe per Aldon te cilin  nuk e mbante vendi nga gezimi qe kishte perbrenda.Do martohej me vajzen e endrrave,me engjellin e tij.

Shkoi ne shtepi dhe u fut ne dhomen e tij.

Por pastaj Anila si kureshtare,dhe nuk kishte faj ishte jeta e djalit te saj ne loje shkoi ne dhome e mezi priste qe Aldo t'i tregonte cfare kishte ndodhur.

-Mamiiii!Dua te fle!-thote Aldo.

-Po si shkoi?Si e organizove,a pranoi ajo?-thote Anila me nje fryme.

-Jo mami nuk pranoi dhe arsyeja sepse nuk donte nje vjeherr kureshtare si ty!-thote Aldo duke qeshur.

-Sa per te qeshur!Fatjeta nuk do e thoshte asnjehere kete gje.-thote Anila duke gjuajtur lehte te birin.

Aldo qesh dhe e perqafon.-Ajo tha po mami!Tha po!

-Aaaaa sa e lumtur jam!Arben ajo tha po!-thote Anila duke u ngritur me vrap per t'i treguar Arbenit.

Aldo tundte koken dhe qeshte me veprimet e nenes se tij,me ne fund po e shikonte dhe ate te lumtur,kishte vuajtur mjaftueshem.

Pastaj mori urimet e prinderve  dhe i tregoi cdo gje nenes se tij.E ku e linte ajo pa i treguar gje?!

****

Ky mengjes e zuri zgjuar duke shikuar unazen qe kishte ne gisht.

Pastaj u ngrit e u  be gati,hengri mengjesin dhe u nis per tek varri i Anes.

Edhe pse ishte vere qielli ishte i mbuluar nga re te zeza qe dukeshin sikur do perbinin token.

Dukej se edhe qielli po qante per ate qe do ndodhte ne vazhdim.

Kur shkoi tek varrezat per nje moment u steps.
E njejta pamje,i njejti njeri qe po largohej nga varrezat.

Vendosi ta ndiqte,kush ishte ai njeri qe vinte kaq shpesh tek Ana?!!!

Trishtim dhe ShpreseDove le storie prendono vita. Scoprilo ora