Pjesa 22" I love you"

534 47 25
                                    

-Si nuk kemi qene bashke?!-pyeti Fatjeta me zerin qe i dridhej.

-Une ate nate kam ardhur me idene te hakmerresha kunder babait tend duke te te lenduar ty por nuk munda.Kur te shikoja teksa permendje emrin tim kuptoja qe tashme te kisha lenduar duke te te braktisur.
Ti je engjelli im,do jesh gjithmone,pavaresisht pengesave qe na jane krijuar une...Une te dua.

Fatjeta qendronte pa levizur e shikonte me medyshje,ishte e sigurt qe ai po aktronte.

-Aldo te lutem mos luaj me mua!Nuk te duket se ke luajtur mjaftueshem me mua?!-thote ajo duke iu dridhur zeri.

-Nuk po luaj,ate nate ti mbyte bishen brenda meje,ishte e veshtire me gjithe mllefin qe kisha une por ti e bere.
Isha nje idiot Fatjeta!Nje cope idioti qe te beja ty fajtore per gabimet e babait tend.
Me vjen shume keq!-thote Aldo i cili u ul ne krevat dhe po mbante koken me dore.

Fatjeta ndjeu lehtesim,sikur u clirua nga nje peshe e madhe por njekohesisht ndjeu merzi,inat,te gjitha te grumbulluara ne gjoksin e saj.

-Dhe ti ishe i afte te me beje te vuaja ne ate menyre?!
Mos mendo se duke me treguar te verteten tani po me ben ndonje nder te madh,oh jo ti ngelesh prape i njejti njeri.-thote ajo duke qare e duke nxjerre gjithe inatin e saj.

-Por Fatjeta...Te lutem me degjo!

-Cfare te duket se po bej?!Po degjoj!
Po degjoj budalleqet e tua!
Tani hape deren se nuk dua te rri ne nje dhome me ty,as te thith te njejtin ajer!-thote ajo duke e shtyre Aldon qe ishte ngritur ne kembe e po shkonte afer saj.

-Nuk e hap!-thote ai duke fshehur celesin neper trupin e tij.

-Ma jep te thashe!

-Eja merre vete!-thote Aldo duke bere nje buzeqeshje djallezore.

Fatjeta e shikoi gjithe nerva,pastaj u kthye duke i rene deres.
-Daniel,Albesa hapeni deren ju lutem!

Askush nuk vinte madje benin sikur nuk e degjonin.

-Fatjeta qetesohu me shiko ne sy,eja ulu dhe flasim.-thote Aldo duke i kapur duart.

U ulen ne krevat dhe Fatjeta dridhej e gjitha nga nervat.
-Ne qofte se te degjoj do me lesh te dal jashte?-tha ajo qetesisht.

-Po patjeter.

-Atehere vazhdo fol.-tha ajo duke ulur koken.

-Une nuk kam besuar asnjehere ne dashuri,ne radhe te pare sepse kur shikoja nenen time te vuante nga babai im me bente te kuptoja qe dashuria nuk ekziston.
Pastaj babai im ka qene tip kontrollues gjithmone,keshtu qe nuk perfshija asnje vajze ne jeten time pervec atyre qe s'i njihja fare dhe ishin kalim kohe.
Dhe une dilja me nje vajze qe me dukej aq e pafajshme dhe doli nje djall qe u mundua te me shkaterronte jeten se bashku me Noelin.
E prandaj e kisha te veshtire qe te besoja ne miresine e te tjereve,sepse une kam qene i rrethuar vetem nga miresia e nenes time dhe e askujt tjeter.
Por gjithmone me kujtoheshe ti,te mbaja mend qe atehere kur ishim te vegjel.Dhe sot...Sot...Ah Fatjeta sa keq me vjen!-dhe uli koken,ndihej i turperuar nga ajo.

-Aldo...-thote Fatjeta tanime e qetesuar.

-Te lutem me ler te mbaroj.-i thote ai duke e shikuar ne sy.
-Atehere ishim te pafajshem,jo te ndergjegjshem per veprimet tona por une e vrava ate pafajesi.
Te dua Fatjeta!Une zemres time i kisha mbyllur dyert madje jashte kisha shkruar dhe nje lajmerim ku thuhej se ndalohet hyrja por dashuria hyn kudo nuk pyet per ndalesa!
Me fal!

Dhe lotet rane nga syte e tij,nga ata sy te zinj si nata,nga ata sy qe sa here largonin shikimin nga toka dhe shikonin Fatjeten shkelqenin.

Fatjeta e shikoi dhimbjen qe ai ndjente donte t'i kapte doren,t'i thoshte qe e falte,qe do e mbeshteste dhe i vinte shume keq per cfare babai i saj kishte bere por nuk mundej.Nuk e komandonte trupin dot,ishte serish ajo lufta e brendshme qe zhvillohej.

Trishtim dhe ShpreseDove le storie prendono vita. Scoprilo ora